Një herë ishte një djalë i ri, i bukur, i devotshëm dhe i edukuar mirë, prindërit e të cilit theksonin se ai duhet të martohet.Ata kishin shikuar shumë propozime martesore, dhe ai i kishte refuzuar të gjitha ato.Prindërit e tij menduan se filloi të bëhej paksa qesharake apo dyshuan se mos ai kishte dikë tjetër në mendje.Megjithatë çdoherë që prindërit e linin (largoheshin) shtëpinë e një vajzeje, djali i ri gjithmonë do të thoshte 'ajo nuk është e duhura'!Djali i ri vetëm dëshironte një vajzë e cila ishte fetare dhe praktikonte (kryente) veprat fetare, megjithatë një natë nëna e tij ujdisi (rregulloi) për të, që të takohej me një vajzë e cila ishte fetare dhe praktikuese.Në atë natë, djali i ri dhe vajza, u lanë për të folur dhe që të pyesin njëri-tjetrin për çështjet që ju interesonin. Djali i ri, duke u sjellur si zotëri i vërtetë, e lejoi zonjën (pra atë vajzën) që të pyesë së pari.Vajza e re e pyeti djalin e ri aq shumë pyetje, ajo e pyeti për jetën e tij, për edukimin e tij, për shokët e tij, për familjen e tij, për shprehitë e tij, për hobitë e tij, për jetesën e tij, kënaqësitë e tij, për atë se si ai e kalon kohën e tij, eksperiencat e tij, për numrin e këpucëve të tij....
Djali i ri iu përgjigjë të gjitha pyetjeve, pa u lodhur dhe me edukatë, me një buzëqeshje. Vajza e re e mori (harxhoi) thuajse tërë kohën, më tepër se një orë, dhe u ndie keq, dhe e pyeti djalin e ri se a ka ndonjë pyetje për të?
Djali i ri tha, se është në rregull. Unë kam vetëm tri pyetje. Vajza e re mendoi, wow (ua) vetëm tri pyetje, në rregull, gjuajë (thuaji).Pyetja e parë e djalit të ri ishte: Kë e do më së shumti në botë, dashuria e të cilit asnjëherë nuk do të tejkalohet (kapërcehet)?
Ajo tha, kjo është një pyetje e lehtë: Nënën time. Ai buzëqeshi.Pyetja e dytë, të cilën ai e parashtroi, ishte: Ti the se ke lexuar shumë nga Kur'ani, a mund të më tregosh se cilave sure ua dinë domethënien?Pasi ndëgjoi këtë, fytyra e saj u skuq dhe u turpërua dhe ajo tha: Unë nuk e di domethënien e asnjë sures ende, por shpresojë që së shpejti inshaAllah do t'i mësojë, sepse unë isha pak e zënë (pra nuk kisha mundësi që t'i mësoja).
Pyetja e tretë që djaloshi i ri pyeti, ishte: Unë kam qenë i kontaktuar për dorën time në martesë, nga vajza të cilat janë shumë më të bukura se t'i: Pse duhet të të martojë ty?Me të ndëgjuar këtë, vajza e re u ndi e nëpërkëmbur (e shkelur), ajo shpejtoi për tek prindërit e saj e nervozuar shumë, dhe ju tha atyre se nuk dëshiron të martohet me këtë njëri, pasiqë ky njëri i kishte ofenduar bukurinë dhe intelegjencën e saj.
Dhe djali i ri me prindërit e tij, edhe njëherë u larguan pa një pajtim për martesë.Kësaj here, prindërit e djalit të ri ishin vërtetë të nevrikosur, dhe i thanë se çfarë bëre që e nervozove atë vajzë, familja e saj ishin shumë të mirë dhe të këndshëm, dhe ata ishin fetarë ashtu siç dëshiroje! Çfarë e pyete vajzën?? Tregona!
Djali i ri tha, se fillimisht e kishte pyetur se kë e do më së shumti? Dhe se ajo ishte përgjigjur, nënën e saj. Prindërit e tij i thanë, pra çfarë ka të gabuar në këtë??
Djali i ri, tha: ''Asnjëri, nuk është musliman përderisa ai ta dojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, salallahu alejhi ue selem më shumë se këdo tjetër në këtë botë.''Nëse një femër e don Allahun dhe të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem më shumë se këdo tjetër, ajo do të më dojë dhe do të më rrespektojë, dhe do të më qëndroje besnike, për shkak të asaj dashurie, dhe frikës nga Allahu, subhanehu ue teala.Dhe ne mund ta ndajmë këtë dashuri, sepse kjo dashuri është më e madhe se dëshira për bukuri.
Djali i ri tha: ''Pastaj e pyeta atë, t'i ke lexuar shumë nga Kur'ani, a mund të më tregosh domethënien e ndonjë sureje?Dhe ajo më tha jo, sepse nuk kam pasur kohë për të mësuar domethënien e ndonjë sureje, kështuqë mendova hadithin: ''Të gjithë njerëzit janë të vdekur, përveç atyre të cilët kanë dituri''.Asaj i kanë kaluar 20 vite dhe nuk ka gjetur fare kohë që të kërkojë dituri, pse të martohem me një femër e cila nuk i di të drejtat dhe përgjegjësitë e saj, dhe çfarë do t'i mësojë ajo fëmijët e mi, përveçse si të bëhen neglizhent, sepse gruaja është medrese (shkollë) dhe më i miri prej mësuesve.Dhe femra e cila nuk ka fare kohë për Allahun, nuk do të ketë kohë as për burrin e saj.Pyetja e tretë që e pyeta atë, ishte se ka shumë vajza të cilat janë më të bukura se ajo e të cilat më janë ofruar për martesë, pse duhet të të zgjedhë ty?Për këtë shkak ajo iku si furtunë, duke qenë e zemëruar. Prindërit e djalit të ri i thanë se kjo është një gjë e tmerrshme për t'u thënë, pse ke vepruar një gjë të tillë, ne do të kthehemi që t'ju kërkojmë falje.
Djali i ri tha se unë i kam thënë asaj kështu me qëllim, që ta testojë se a mundet ajo të kontrollojë zemërimin (inatin) e saj.
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, kur u pyetë se si të bëhemi të devotshëm, ai tha: ''Mos u zemëro, mos u zemëro, mos u zemëro.''. (Transmeton Buhariu). Sepse zemërimi është nga shejtani. (Transmeton Ebu Davudi).Nëse një femër nuk mund ta kontrollojë zemërimin (inatin) e saj me një të huaj që sapo ka takuar, a mendon se ajo do të jetë në gjendje të kontrollojë atë me burrin e saj?!Dituri (njohuri), jo në dukje, në Praktikë, jo në predikim, në Falje, jo në zemërim (inat), dashuri Shpirtërore, jo epshore dhe në Kompromis.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, statusin familjarë, bukurinë dhe për fenë e saj. Kështu, ju duhet të martoni gruan fetare, përndryshe do të jeni prej të humburve.'' (Transmeton Buhariu, nr.5090 dhe Muslimi, nr.1466).
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte pyetur se cila është gruaja më e mirë, dhe ai ishte përgjigjur: ''Ajo që e kënaqë atë (burrin) kur ta shikojë, që i bindet atij kur t'i thotë diçka dhe që nuk bën diçka që ai nuk e pëlqen sa i përket vetvetes ose pasurisë së tij.'' (Transmeton Nesaiu, nr.3131. Shejh Albani, rahimehullah, ka thënë se hadithi është sahih).
Kështuqë, morali i këtij tregimi është se, martesa është e bazuar në:Transmetohet nga Abdullah Ibn Amër El-Asi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kjo botë nuk është asgjë tjetër përveç një përjetim i shkurtër, ndërsa gëzimi më i madh në të është një grua e mirë.'' (Transmeton Muslimi, 10/56).
Kjo dëshmi ia vlen t'i ndahet botës. Unë jam këtu për t'i treguar botës veprat e mira të Dr ALAGHODARO. Emri im është Olivia Bolton jam nga MB. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për një grua tjetër më të vjetër. Nuk ishte aq e lehtë për mua.. Unë e dua burrin tim aq shumë dhe nuk e humba shpresën dhe vazhdova të lutem dhe Zoti më në fund iu përgjigj lutjeve të mia...kërkova në internet për një magjistar që të më ndihmonte të bashkoja mua dhe të dashurin tim. përgjithmonë dhe pashë kaq shumë dëshmi se si DR ALAGHODARO ka ndihmuar kaq shumë njerëz në internet dhe vendosa ta provoja… E kontaktova dhe i shpjegova. Ai më tha të mos shqetësohem se do ta kthejë njeriun tim brenda 24 orëve. Ai u konsultua me fuqitë e tij dhe më siguroi që të mos shqetësohesha. Ai bëri punën e tij dhe bëri magji dhe për habinë time më të madhe, burri im u kthye në të njëjtën ditë duke u lutur dhe duke qarë, ashtu siç tha Dr ALAGHODARO. Ai më lutej për falje dhe më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye. Jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Kontaktoni Dr ALAGHODARO tani dhe jini të lumtur përgjithmonë. mos e humbni shpresen dhe fat..
ReplyDeleteWHATSAPP DHE TELON: +1 424-571-9773