Friday, 4 March 2016

7 CESHTJE RRETH TE CILAT BASHKESHORTI JUAJ NUK DO T'JU FLASE!


Cfare ndodh me mendjen e bashkeshortit tuaj musliman?

A ke deshiruar ndonjehere ta lexosh mendjen e bashkeshortit tend? 

Kultura perendimore I inkurajon partneret te flasin me njeri tjetrin dhe te diskutojne rreth gjerave. Megjithate ne shume kultura muslimane, burrat jane rritur per te qene stoike dhe gojembyllur.
Bashkeshortet muslimane jane shpesh (jo gjithnje) ngurrues per te folur per gjera te caktuara me bashkeshortet e tyre.Pjese e problemit eshte gjithashtu edhe fakti se ndonjehere behet e veshtire qe te formulojme mendimet tona ne fjalet e duhura. Dhe me e veshtire se kjo eshte qe te perkthejme ndjenjat tona ne fjale. Keshtuqe shume bashkeshorte muslimane (femra dhe meshkuj) e kalojne jeten e tyre bashkeshortore me shume pak komunikim dhe nuk e dijne asnjehere se cfare me te vertet mendon tjetri.
Kjo liste e shkurter eshte per motrat e mia muslimane qe po lexojne. Kjo liste do tju jape nje ide te mire per disa prej gjerave qe mendon bashkeshorti juaj, vetem se ai nuk di ose do tjua thote.


1- Para se gjithash ai kerkon qe ta respektoni.


Eshte shume e rendesishme qe gruaja muslimane ta kuptoje sic duhet vleren e respektit tek bashkeshorti I saj.
Ne Islam, burrave qe ne moshe te re ju mesohet se ata jane shtylla kryesore e familjes dhe si e tille ajo ka nje pergjegjesi te madhe dhe eshte mbrojtje dhe kujdesje per familjen e saj. Mund ta imagjinoni sa frustruese do te ishte per nje mashkull I cili perpiqet te beje me te miren per familjen e tij, qe te martohej me nje grua e cila nuk do ta respektonte. Ajo mund te deklaronte hapur se e do ate, por pa respektin ndaj tij, ai nuk do mund ta dashuronte ate. Ashtu sic thote Allahu ne Kur'an :"BURRAT JANE PERGJEGJES PER GRATE, NGASE ALLAHU KA GRADUAR DISA MBI DISA TE TJERE DHE NGASE ATA KANE SHPENZUAR NGA PASURIA E TYRE. pRANDAJ ME ATE QE ALLAHU I BERI TE RUAJTURA , GRATE E MIRA JANE RESPEKTUESE, JANE BESNIKE NDAJ TE FSHEHTES. (4;34) 
Neqoftese dyshon se ne martesen tende ka probleme moter e dashur, te sugjeroj qe tja nisesh qe ketu me zgjedhjen e tyre.


2- Ai deshiron besnikerine tende.


Kjo ecen ne nje hap me respektin.
Nuk ka gje tjeter me te forte e cila do ta shkaterronte martesen tuaj shume shpejt sesa ideja se bashkeshorti juaj nuk eshte besnik. Ideja se ai ose ajo nuk do te qendroje me ju gjithnje.
Nuk po flas per pabesi. Kjo vjen zakonisht ne mendjen e njerezve kur ju flet rreth besnikerise ne martese.
Ajo per te cilen po flas eshte te dish se personi te cilin e keni zgjedhur per te kaluar pjesen e mbetur te jetes tuaj, do te jete aty per ju sa here qe te keni nevoje per te.
Shume prej meshkujve nuk e pranojne, por ata kane nevoje per grate. Dhe kane vertet nevoje per mbeshtetjen e tyre. Eshte nje problem shume I madh te jesh I martuar me nje grua e cila nuk eshte e gjindshme kur gjerat nderlikohen ne mardheniet bashkeshortore. Nese ju jeni duke e kercenuar bashkeshortin tuaj vazhdimisht me divorc ose ndarje apo Khula (divorci islam I nisur nga gruaja) do te shihni qe shume shpejt martesa juaj te 'fluturoje'.


Bashkeshorti ka nevoje te dije se ju do te jeni perkrah tij nese ai:
Humbet punen dhe gjendja ekonomike veshtiresohet. 
Mundohet te beje dicka (si te filloje nje biznes ose te vazhdoje studimet) por deshton ne kete. 
Reputacioni I tij demtohet ose nderi I tij sulmohet.
Ju duhet te qendroni besnike ndaj bashkeshortit tuaj me shume se ndaj cdokujt tjeter, pervec ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij a.s. Nese jeni besnike ndaj bashkeshortit tuaj atehere te jeni e sigurt se edhe ai do te jete besnik ndaj jush.


3- Ai deshiron te kete mardhenie intime me shpesh me ju.


Le te hyjme drejt e ne teme. Disa gra mendojne se meshkujt jane monstra mendjengushte per kete, por kjo eshte e verteta.
Meshkujt e deshirojne mardhenien intime. Meshkujt e deshirojne vertet kete.Keshtuqe kur ju I jepni atij justifikimet e meposhtme:

“Kam dhimbje koke”.

“Nuk ndjehem mire”.

“Nuk mund te presesh deri ne fundjave? Nuk ndihem dhe aq ne humor”,,,dije se bashkeshorti yt do shkoje te fleje disi I zemeruar me ju, edhe pse nuk e shfaq kete.Dhe nese vazhdon ta besh kete shpesh, ai do te filloje te mos te te duroje dot me. Dhe kjo “marrje zet” do filloje te rritet dhe mund te coje ne idene se ai eshte I panevojshem per ju ose te humbe dashuri kundrejt teje. Ju lutem, perkujtoni shpesh hadithin e meposhtem: Kur burri e therret bashkeshorten e vet ne shtrat ndersa ajo nuk I pergjigjet atij (pa shkak), engjejt e mallkojne ate deri ne mengjes. (Buhariu dhe Muslimi)
Kjo eshte dicka ne te cilen duhet medituar!


4- Ai mendon edhe per gra te tjera.


Ne rregull, para se gjithash qetesohu, mos u revolto.
Me ler te shpjegohem.
Te gjithe meshkujt mendojne per gra te tjera. Kjo nuk do te thote qe ai do te te mashtroje, kjo nuk do te thote qe ai po mendon te marre nje grua te dyte, kjo nuk do te thote se ai po fantazon per nje grua tjeter.
Kjo do te thote se te gjithe meshkujt (meshkujt e vertete), ne nje moment te caktuar te jetes se tyre, mendojne qe te marrin nje grua tjeter.
Do te ishte me mire per ju qe ta pranoni kete fakt sesa te jetoni duke patur ne mendje nocione te gabuara dhe feminore per meshkujt.
Menyra me e mire per te luftuar keto mendime te tyre eshte qe te vini ne jete tre keshillat qe u dhane me siper:

Respektojeni

Qendrojini besnike

Jepini dashuri fizike kur ai ka nevoje .
A do te thote kjo se ai nuk do marre kurre nje grua te dyte nese ju I ndiqni keto tre keshilla?
Suigurisht qe jo. Por kjo do ta rise vleren tuaj ne mendjen e tij krahas femrave te tjera dhe do te jete me ngurrues qe te kerkoje per keto tri gjera (respekt, besnikeri, seks) diku tjeter.


5- Ai deshiron qe te te beje te lumtur.


Pse mendoni se meshkujt punojne aq shume per te fituar para?
Pse mendoni se meshkujt rrezikojne duke lene punen e tyre per te filluar nje biznes?
Pse mendoni se meshkujt pelqejne t'ju blejne dhurata grave?
Sepse thelle-thelle ata vertet deshirojne t'ju bejne te lumtur.
Ndonjehere meshkujt e dreqosin duke harruar pervjetorin. Megjithate ata do te deshironin qe te kujtoheshin per te sepse e dine qe kjo gje I ben te lumtura grate.
Keshtuqe kur bashkeshorti ju ble nje dhurate, pranojeni ate, kenaquni me te, falenderojeni pa kursim, dhe perdoreni sa me shpesh qe te mundeni.
Nese ju ble nje bizhuteri, vendoseni ate.
Nese ju ble nje telefon te ri, perdoreni ate.
Nese ju ble nje makine, drejtojeni ate.
Dhe mos u nxitoni ta merzitni ate per gjerat te cilat ai nuk I ben ne menyren e duhur sepse do filloje te ndjeje se ju nuk i respektoni (ja ku doli serisht kjo fjale) gjerat qe ai ben per ju.

6- Nese I jepni nje shtytje te lehte, ai mund te behet nje musliman me I mire.


Asnjeri nuk eshte perfekt.
Ndoshta bashkeshorti juaj musliman nuk eshte nje dijetar, ndoshta nuk eshte muslimani me I mire ne bote. Ju mund ta ndihmoni qe te permiresohet, por nuk mund ta detyroni ate.
Beni gjera te vogla qe ta shtyni ate te permiresohet ne Islam.
Mundohu ta zgjosh ate per namazin e sabahut.
Inkurajoje qe ta fale namazin ne xhami.
Thuaji sesa kendshem do te dukej ai nese do ta leshonte mjekren.
Keto kerkojne fjale te matura, prekje te buta dhe veprime te kujdesshme.
Askush nuk ka deshire te ndjehet I predikuar.
Por nese e beni kete ne menyren e duhur, ju do te shperbleheni dyfish: Shperblimi qe vjen duke jetuar me nje bashkeshort te drejte dhe shperblimi ne boten tjeter sepse keni inkurajuar bashkeshortin tuaj te ndjeke te Verteten. Thote Allahu ne Kur'an: " Me perjashtim te atyre qe besuan, qe bene vepra te mira , qe porositen njeri-tjetrin t'i permbahen te vertetes dhe qe keshilluan njeri-tjetrin te jene te durueshem. (103;3)

7- Ai ju dashuron, edhe pse nuk e shfaq shpesh kete.


E di, ndoshta kjo do jete e veshtire per t'u gelltitur, por eshte e vertete (te shumten e rasteve).
Meshkujt nuk jane edhe aq te zotet per t'i treguar emocionet e tyre (pervec kur behet fjale per sportin ose politiken). Nuk I thone bashkeshorteve te tyre shpesh “Te dua”.
Nuk jane perfekte!
Dhe ne fakt nese I krahasoni ata me Profetin Muhammed a.s, kjo nuk do t'ju ndihmoje. Sigurisht qe ata duhet ta ndjekin ate a.s sa me shume te munden dhe shumica e tyre ne fakt po bejne me te miren e tyre ne kete ceshtje. Vetem se ne fund te fundit ata nuk mund ti trajtojne bashkeshortet e tyre sic I trajtonte I Derguari I Allahut a.s bashkeshortet e tij. Ngjashem, eshte e padrejte qe nje bashkeshort te prese qe gruaja e tij te sillet si Aishja r.a apo nenat e tjera te besimtareve r.a me te Derguarin e Allahut a.s. Vetem se bashkeshorti juaj nuk ju trajton ashtu sic I trajtonte Profeti a.s grate e tij, nuk do te thote se ai nuk ju do.
Kjo nenkupton qe ai eshte njerezor!
Eshte shume e rendesishme qe ju ta kuptoni kete!
Nese ai po ben me te miren qe te kujdeset per ju.
Nese nuk abuzon me ju apo fle gjekundi tjeter.
Nese sinqerisht perpiqet te zgjidhe problemet tuaja dhe tju ndihmoje ne menyren me te mire qe ai mundet, shanset jane te shumta qe ai ju dashuron. Shume!



1 comment:

  1. Kjo dëshmi ia vlen t'i ndahet botës. Unë jam këtu për t'i treguar botës veprat e mira të Dr ALAGHODARO. Emri im është Olivia Bolton jam nga MB. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për një grua tjetër më të vjetër. Nuk ishte aq e lehtë për mua.. Unë e dua burrin tim aq shumë dhe nuk e humba shpresën dhe vazhdova të lutem dhe Zoti më në fund iu përgjigj lutjeve të mia...kërkova në internet për një magjistar që të më ndihmonte të bashkoja mua dhe të dashurin tim. përgjithmonë dhe pashë kaq shumë dëshmi se si DR ALAGHODARO ka ndihmuar kaq shumë njerëz në internet dhe vendosa ta provoja… E kontaktova dhe i shpjegova. Ai më tha të mos shqetësohem se do ta kthejë njeriun tim brenda 24 orëve. Ai u konsultua me fuqitë e tij dhe më siguroi që të mos shqetësohesha. Ai bëri punën e tij dhe bëri magji dhe për habinë time më të madhe, burri im u kthye në të njëjtën ditë duke u lutur dhe duke qarë, ashtu siç tha Dr ALAGHODARO. Ai më lutej për falje dhe më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye. Jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Kontaktoni Dr ALAGHODARO tani dhe jini të lumtur përgjithmonë. mos e humbni shpresen dhe fat..



    WHATSAPP DHE TELON: +1 424-571-9773

    ReplyDelete