Thursday, 24 March 2016
Wednesday, 23 March 2016
Sunday, 20 March 2016
Friday, 18 March 2016
Çfarë do të thotë të jesh i shëndetshëm psikologjikisht?
Të
jesh i shëndoshë psikologjikisht do të thotë të jesh në harmoni
me veprimet e tua dhe me veten tënde. Gjatë jetës, njeriu ndeshet
me sprova të ndryshme dhe nëse nuk është i formuar me një
personalitet të shëndoshë, e ka tepër të vështirë ta
përballojë atë. Njeriu duhet të jetë i formuar me vetëbesim të
lartë për veten, sepse në këtë mënyrë i pranon përgjithësitë
për veprimet e veta, është i aftë t’i bëjë ballë kritikave
dhe të përballojë rreziqet. Mënyra se si e vlerëson veten, është
përcaktuesi i saj për të bërë apo për të mos bërë diçka.
Sëmundjet
mendore nuk kanë ndonjë shkak organik të caktuar në trup, por
shpesh shoqërohen me faktorë që kanë si burim mendjen, Pra ajo që
shkakton stresin janë mendimet negative që ziejnë në mendjen
tonë. Mendime të tilla si: “Unë
nuk do ia dal mbanë. Unë nuk do të marr notë të mirë”, bëjnë
që edhe rezultati të jetë jo i suksesshëm. Megjithëse
psikologët interesohen për mjekimin e sëmundjeve mendore, duke
ngritur klinika të specializuara për kurim, numri i atyre që
vuajnë shtohet vazhdimisht, sepse kanë lënë mënjanë një faktor
kryesor që është Feja (besimi).
Wednesday, 16 March 2016
Keshilla per nje martese te suksisshme
Martesa
nuk duhet te jete burim pakenaqesie , mashtrimi , poshterimi apo
abuzimi. Allahu e ka pershkruar martesen ndryshe ne kur’an:”Dhe
nga faktet e Tij eshte qe per te miren tuaj ,Ai krijoi nga vete lloji
juaj palen (grate), ashtu qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush
krijoi dashurine dhe meshire. Ne kete ka argument per njerezit qe
mendojne”.(30:21)
- Mos u tregoni mizore; Muslimani nuk duhet te jete I ashper e brutal. Islami na meson t’I trajtojme mire grate. Profeti Muhammedi (a.s) ka thene :”Me I ploti besimtar me iman eshte ai qe eshte me I mire ne moral, kurse me te sjellshem prej jush jane ata qe jane me te sjellshem ndaj grave te tyre”.(Tirmidhiu)
- Merrini vendimet bashke ; Merrini vendimet si familje , sepse keshtu do te kete me shume harmoni dhe te gjithe do te ndjejne se kane qene pjese e ketyre vendimeve.
- Shfaqeni dashurine ; Shfaqeni dashurine ndaj partnerit tuej . Jini te sjellshem , te bute dhe te dashur
- Mendojeni fjalet ; Beni kujdes me fjalet qe thoni , kur jeni te merzitur. Ndonjehere mund te thoni gjera , qe nuk do t’I thonit asnjehere ne gjendje te qete.
- Jini miku I bashkeshortit/tes suaj; Tregoni interes per jeten e tij/saj. Shpesh jetojme ne te njejten shtepi , por nuk dime asgje per jeten e njeri-tjetrit.Do te ishte shume mire nese bashkeshortet do te punonin bashke per te njejten ceshje apo per te njejtin projekt.
- Vleresojeni njeri-tjetrin;Vleresojeni ate qe ben burri/gruaja per familjen. Mos e beni asnjehere bashkeshortin/ten te ndihet sikur nuk po ben aq sa duhet ,apo se ju nuk jeni i/e kenaqur nga perpjekjet e tij/saj .por jo kur esjte vertete bembel/e dhe nuk kujdeset per familjen.
- Punoni te dy se bashku ne shtepi;Profeti (a.s) ndihmonte ne punet e shtepise. Te gjithe duhet te marrin mesim nga ai.
- Komunikimi; Komunikimi eshte vertete I rendesishem. Bashkeshortet duhet te flasin me njeri-tjetrin. Eshte me mire t’I trajtosh problem qe ne fillim dhe me ndershmeri,sesa t’I lesh te mblidhen te gjitha, derisa te shperthejne njehersh.
- Harrojini problemet e kaluara; Mos I permendni me ato pasi te jene zgjedhur.
- Beni jete te thjeshte; Mos jini xheloze per ata qe jetojne me mire se familja juaj. Risku vjen nga Allahu. Ne menyre qe te ndiheni me mire shikoni ata njerez qe kane me pak se ju dhe jo ata qe kane me shume. Falemderoni Allahun per te mirat ne jeten tuaj.
- Kaloni kohe dhe me veten tuaj; Nese ai apo ajo deshiron te qendroje pak vetem , nuk do te thote se nuk ju do me . Njerezit kane nevoje te rrine vetem per arsye te ndryshme. Ndonjehere duan te lexojne, te mendojne per problemet e tyre , apo thjeshte te clodhen. Mos I beni te ndihen sikur poi kryejne ndonje mekat.
- Pranojini gabimet e tuaja; Kur beni nje gabim, pranojeni. Kur partneri ben nje gabim, faleni. Nese eshte e mundur ,mos flini asnjehere te zemeruar me njeri-tjetrin. Gjithashtu mos harroni se dhe marredheniet intime eshte e rendesishme.
- Hani bashke; Mundohuni te hani sebashku si familje sa here qe eshte e mundur. Lavderojeni gatimin e atij qe e ka gatuar. Profeti (a.s) asnjehere nuk eshte ankuar per ushqimin.
- Beni kujdes me temat qe diskutoni; Mos diskutoni me te tjeret per gjera rreth marteses suaj , per te cilat partneri juaj nuk donte te diskutoheshin. Ndonjehere partnered u ankohen te tjereve per pamje fizike te partnereve te tyre dhe harrojne se kjo con drejt shkatrrimit. Disa duhet te dihen vetem nga bashkeshortet. Shume prej nesh nuk e trajtojne mire partnerin. Me te tjeret jemi te sjellshem , te bute dhe te duruar. Me partnerin shpash I humbim keto sjallje te mira. Pavaresisht faktit se me te kalojme dhe kohe te veshtira , si lodhje , shqetesime et6j. kjo nuk e justifikon kete sjelle.
Nje
martese e mire karakterizohet nga durimi , butesia , bindja ,
sakrifica , ndjeshmeria , dashuria , mirekuptimi , falja dhe puna.
Ndjekja e ketyre parimeve permireson cdo martese. Thalbi I tyre mund
te permblidhet ne nje fjali. Trajtojeni gjithmone partnerin tuaj ,
ashtu sic ju do te donit te trajtoheshit prej tij/saj. Nese e ndiqni
kete rregull, matesa juaj do te kete me shume mundesi per te qene e
suksesshme.
How to make bracelet ?
Thursday, 10 March 2016
Tuesday, 8 March 2016
Monday, 7 March 2016
7 gjera qe gruaja jote muslimane nuk do te t'i tregoje asnjehere!.
Shume burra e gjejne te veshtire t'i kuptojne grate e tyre, madje edhe nese kane jetuar tashme disa vjet me gruan qe jane martuar.Ne nje moment ajo duket se po ndihet shume mire, ne nje moment tjeter e shikoni ate te qaje si nje femije.
Ajo ankohet per dicka, nese I jepni nje keshille sesi ta rregulloje ceshtjen per te cilen ankohet, nuk ndjehet e kenaqur me kete.
Pas disa viteve marteseme gruan time (shprehet autori) kam mesuar se ajo per te cilen duhet te shqetesohem nuk eshte se cfare thote ajo, por per ate qe nuk e thote, qe e ndjen por nuk e shpreh.
Kjo eshte lista e gjerave qe mashkulli duhet te kete parasysh kur behet fjale per mendjen e gruas (si mendon ajo).
1- Mbi te gjitha, ajo ka nevoje per dashuri dhe deshiron dashurine tuaj.
Burrat kerkojne respektin nga grate e tyre ndersa grate kerkojne dashuri nga burrat e tyre.
Kur nje grua tregon mangesi ne respektin ndaj burrit te saj, atehere ai do t'i jape asaj me pak dashuri.
Dhe kur nje burre tregon mangesi ne dashurine qe I jep gruas se tij, atehre gruaja e tij do t'i jape atij me pak respekt ne kthim.
Dhe keshtu cikli vicioz perserit vetveten.
Ndalojeni kete profeci perpara se te permbushet.
Tregojini dashuri gruas tuaj, kjo eshte ajo qe ajo kerkon prej jush.
Duajeni ate pavarsisht te metave dhe gjerave te cuditshme qe ajo ben dhe inshallah ajo do tju respektoje juve pavaresisht te metave dhe gjerave te cuditshme qe ju beni.
2- Ajo eshte e merzitur.
Cdo dite I njejti avaz.
Nje jave hyn dhe nje jave del.
Jo vetem qe eshte e merzitur por eshte edhe e lodhur.
Ajo duhet te kujdeset per femijet dhe te rregulloje te gjithe ceshtjet me shtepine dhe gjerat qe ndodhin ne te dhe duhet tju perkedhele ju ne fund te dites.
Vetem ta mendoj se duhet te bej dicka te tille cdo dite me ben qe te zvarritem poshte carcafeve te mi dhe te fshihem. Mund ta kuptoj se si ndihen shumica e grave muslimane shtepiake.
Dhe mos leme pa permendur edhe grate te cilat kane nje pune dhe punojne me orar te plote dhe pavaresisht kesaj duhet edhe te kujdesen per mbarevajtjen e puneve te shtepise.
Keshtuqe, vellezer te dashur, ju pergjerohem qe t'i surprizoni grate tuaja me nje vakt te pergatitur, te sillni ne shtepi embelsirat e saj te preferuara. Beni dicka ndryshe ne momente te ndryshme per ta thyer ate monotonine qe krijohet ne to.
3- Ajo deshiron te ndjehet e komplimentuar.
Vleresim.
Cdo njeri e do ate. Askush nuk deshiron qe puna e tyre te mos vihet re ose me keq qe puna e tyre te merret si e mireqene, si nje detyrim qe duhet plotesuar. Gruaja juan nuk e ka per detyre te pastroje rrobat tuaja te palara, dhe nuk e ka per detyre te gatuaje cdo vakt per ty. Por ajo e ben kete! Dhe e ben kete ne krye te te gjitha gjerave te tjera qe ndodhen ne jeten e saj: e ben kete perpara se te shkoje ne shkolle ose te shkoje ne pune, perpara se te kujdeset per femijet apo perpara se te perpiqet per te qene nje muslimane me e mire. Tregoji gruas tende muslimane se e vleresoni dhe jini falenderuesper gjerat qe ajo ben per te te mirembajtur (kujdesur) ty dhe familjen. Nje “faleminderit” e thjeshte eshte nje fillim I mire.
4- Ajo eshte 'cmendurisht' xheloze.
Tregohuni I kujdesshem per menyren se si flisni per grate e tjera qe qendrojne afer gruas tuaj.
Mos e krahasoni KURRE me nje grua tjeter.Mos e krahasoni me asnje aktore filmi.
Mos e krahasoni me nenen tuaj.
KURRE, asnjehere mos e krahasoni me ish-gruan tuaj.
Ajo deshiron te dije dhe besoje se eshte qendra e universit tuaj, keshtuqe beje ate te ndejhet ne kete lloj menyre! Edhe grate e profetit (a.s) beheshin xheloze. Aishja r.anha madje u be xheloze per Hatixhen r.anha e cila kishte vdekur. Prit (ji I gatshem te presesh) dhe te respektosh cdo lloj xhelozie qe vjen nga gruaja jote.
5- Ajo deshiron qe ju ta ndihmoni te behet nje muslimane me e mire.
Problemi
me I madh I meshkujve ne ditet e sotme eshte qe jo vetem qe nuk jane
udheheqes te mire, por ata jane duke u udhehequr nga grate e tyre
(nga gruaja, nena ose gra te tjera ne jeten e tyre). Gruaja juaj
deshiron qe ju te jeni lideri (udheheqesi). Dhe ku ka menyre me te
mire per ta udhehequr ate sesa ti tregosh asaj se si te behet nje
muslimane me e mire. Por ju nuk mund t'i tregoni asaj si te behet
muslimane me e mire nese ju vete nuk jeni I tille. Keshtuqe, ju duhet
te ngrisni imanin tuaj si fillim. Duhet te permiresoni veten tuaj dhe
me pas ta kaloni permiresimin ne te ne menyre te bute dhe
respektuese.
6-Ajo nuk ka deshire t'ju bezdise, por ndonjehere ju e “mbushni kupen”, pra ja veshtiresoni asaj gjendjen dhe e beni qe t'ju merzise dhe ngacmoje.
6-Ajo nuk ka deshire t'ju bezdise, por ndonjehere ju e “mbushni kupen”, pra ja veshtiresoni asaj gjendjen dhe e beni qe t'ju merzise dhe ngacmoje.
Nje
mit thote se grate kane deshire qe ti bezdisin burrat e tye, kjo nuk
eshte fare e vertete. Poo, jane disa njerez (burra dhe gra) te cilet
ju asnjehere nuk mund ti kenaqni. Pavaresisht se cfare beni ata do te
gjejne dicka qe ta bejne te deshtuar punen tuaj. Le te rikujtohemi
per hadithin e meposhtem : “Transmetohet nga Ibn Abbas se Profeti
a.s ka thene: Me eshte paraqitur mua xhehennemi dhe pashe qe shumica
e banoreve te tij ishin gra te cilat ishin mosmirenjohese. E pyeten
“a ishin ato mosbesimtare”? Ai tha: Ato ishin mosmirenjohese ndaj
burrave te tyre, ndaj ndereve dhe veprave te mira qe ata I bene per
to. Nese keni qene gjithnje I mire me njeren prej tyre dhe me pas ajo
sheh dicka qe nuk e pelqen tek ju ajo do te thote; “Une kam pare
asnje te mire prej teje”.Keshtu, vertet motrat duhet te jene te
kujdesshme persa I perket te qenit mosmirenjohese ndaj burrave te
tyre. Por shume shpesh, ju vellezer, ia beni asaj te veshtire qe ta
mbaje gjuhen brenda. Ndoshta ju gjithnje jeni duke gjetur gabime tek
ajo dhe ajo kerkon te gjeje gabime tek ju gjithashtu. Noshta ju nuk
jeni duke punuar (ose punuar mjaftueshem) dhe asaj I duhet te punoje.
Ndoshta ju nuk jeni ai djali I mire per te. Pra dhe nje here,
permiresoni veten dhe jepini asaj sa me pak arsye qe te ankohet apo
tju bezdise dhe merzite.
7- Me shume se cdo gje, ajo deshiron nje mardhenie te qendrueshme dhe te lumtur me ju.
7- Me shume se cdo gje, ajo deshiron nje mardhenie te qendrueshme dhe te lumtur me ju.
Grate
nuk martohen vetem per faktin se ato mendojne se do jete qejf I madh.
Ato martohen sepse deshirojne nje familje te lumtur perjete dhe ato
besojne se ju do tja jepni ate asaj. Vec detyrimeve te saj fetare,
kjo eshte gjeja me rendesishme ne jeten e nje gruaje muslimane, te
ndertoje nje familje muslimane te qendrueshme dhe te lumtur. Dhe
gjeja me e bukur eshte se eshte shume e lehte per ju qe tja jepni
asaj kete. Pra, jini nje bashkeshort I mire per te. Silluni kendshem.
Tregojini asaj dashuri. Mos e kercenoni me divorc kur ndodh nje zenke
mes jush, kjo eshte nje menyre jo e duhur per te zgjidhur gjerat mes
jush.
Keni besim te plote tek Allahu, ji I kujdesshem ndaj trukeve dhe kurtheve qe ngre shejtani sepse ai mundohet gjithnje tju fuse ne zenka te vazhdueshme, dhe tregojuni shume I durueshem me te.
Nuk ka gje me te deshiruar per shejtanin sesa ta shohe martesen tuaj te shkaterruar.
Keni besim te plote tek Allahu, ji I kujdesshem ndaj trukeve dhe kurtheve qe ngre shejtani sepse ai mundohet gjithnje tju fuse ne zenka te vazhdueshme, dhe tregojuni shume I durueshem me te.
Nuk ka gje me te deshiruar per shejtanin sesa ta shohe martesen tuaj te shkaterruar.
ZEMRA E MIRË E GRUAS NUK THYHET PËR NJË GABIM!!
Pas një dite të gjatë dhe të rëndë nga puna, nëna ime e vendosi ushqimin para prindit tim në tavolinë, dhe pranë tij kishte bukë, mirëpo buka ishte e djegur më tepër se sa duhet!
Më kujtohet se situatën e vëzhgova gjatë, që ta shoh se prindi im, a do ta vëren bukën e djegur apo jo! S’kam fare dyshim se ai e vërejti bukën e djegur, po prapë e shtriu dorën dhe e morri një copë bukë, dhe i buzëqeshi nënës sime, dhe më pyeti se si ishte dita ime në shkollë?!
Nuk më kujtohet se si ju përgjigja, po më kujtohet mirë, se copën e bukës e lyente me gjalpë dhe marmelatë, dhe e hante krejt!
Pasi që u largova nga tavolina e bukës, atë natë, më kujtohet se e dëgjova nënën time duke iu arsyetuar prindit tim, për bukën që e kishte pas djegur, dhe asnjëherë nuk e harroj përgjigjen e prindit tim që ia dha nënës sime:
“E dashura ime! Mos e tepro me arsyetim! Ti e din se unë nganjëherë kam dëshirë që buka të jetë pak më tepër e djegur dhe me të ushqimi të bëhet më i shijshëm!”.
Atë natë, para se të shkoj të bie në gjumë, shkova ta puthi prindin tim dhe ta përshëndeti, dhe s’munda pa e pyetur se, a është e vërtetë se ai e donë që buka nganjëherë të jetë më tepër e djegur?!
Më afroi kah gjoksi i tij, dhe m’i tha disa fjalë të cilat kërkojnë meditim:
“Biri im! Nëna jote, sot kishte një punë të rëndë, dhe është ligështuar e lodhur pak si tepër. Dhe një copë bukë, e djegur pak si më tepër, nuk bën dëm asgjë”.
Jeta është e stërmbushur me gjëra të mangëta! S’ka njeri, i cili është i përsosur, pa mangësi dhe pa të meta! E jona mbetet të mësohemi se si ta pranojmë atë mangësi në gjëra, dhe si t’i pranojmë të metat e të tjerëve. Kjo është prej gjërave më kryesore në ndërtimin e lidhjeve dhe forcimin e vazhdueshëm të tyre!
Një bukë e djegur më tepër, nuk duhet ta thyen një zemër të mirë! Le të arsyetohemi mes veti, ngase çdo njëri nga ne, nuk e di gjendjen e të tjetrit!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Sunday, 6 March 2016
Shpetuar per te dyten here
Nje fermer I varfer skocez
po punonte token . Befas degjon nje britme qe vinte nga nje kenete
aty afer. Vrapoi drejt vendit nga vinte zeri dhe kur u afrua, gjeti
nje djale te zhytur ne lluce.
Pasi e nxori qe aty, iu
kthye serish punes. Pas disa ditesh vjen I ati I djalit dhe I kerkon
ta paguaje fshatarin per aktin human. Mirepo fshatari nuk pranoj
assesi . Atehere burri I tha:
”Me lejo qe edhe djalit tend t’I jap
te njejten shkollim, qe do t’I jap tim biri. Nese I ka ngjare tea
tit, do te jemi te dy krenare“.
Dhe ashtu ndodhi. Djali I
fremerit mbaroi studimet per mjekesi dhe ne mbare boten u be I njohur
si Alexander Fleming, per shkak te shpikjes se penicilines.
Vite me vone, femija I
pasanikut u semur. Kete here, shkak per shpetimin e tij u be
penicilina.
Emri I pasanikut ishte
Lord Randolp Churshill,kurse emir I djalit te tij ishte Uinston
Churchill.
Friday, 4 March 2016
7 CESHTJE RRETH TE CILAT BASHKESHORTI JUAJ NUK DO T'JU FLASE!
Cfare ndodh me mendjen e bashkeshortit tuaj musliman?
A ke deshiruar ndonjehere ta lexosh mendjen e bashkeshortit tend?
Kultura perendimore I inkurajon partneret te flasin me njeri tjetrin dhe te diskutojne rreth gjerave. Megjithate ne shume kultura muslimane, burrat jane rritur per te qene stoike dhe gojembyllur.
Bashkeshortet muslimane jane shpesh (jo gjithnje) ngurrues per te folur per gjera te caktuara me bashkeshortet e tyre.Pjese e problemit eshte gjithashtu edhe fakti se ndonjehere behet e veshtire qe te formulojme mendimet tona ne fjalet e duhura. Dhe me e veshtire se kjo eshte qe te perkthejme ndjenjat tona ne fjale. Keshtuqe shume bashkeshorte muslimane (femra dhe meshkuj) e kalojne jeten e tyre bashkeshortore me shume pak komunikim dhe nuk e dijne asnjehere se cfare me te vertet mendon tjetri.
Kjo liste e shkurter eshte per motrat e mia muslimane qe po lexojne. Kjo liste do tju jape nje ide te mire per disa prej gjerave qe mendon bashkeshorti juaj, vetem se ai nuk di ose do tjua thote.
1- Para se gjithash ai kerkon qe ta respektoni.
Eshte shume e rendesishme qe gruaja muslimane ta kuptoje sic duhet vleren e respektit tek bashkeshorti I saj.
Ne Islam, burrave qe ne moshe te re ju mesohet se ata jane shtylla kryesore e familjes dhe si e tille ajo ka nje pergjegjesi te madhe dhe eshte mbrojtje dhe kujdesje per familjen e saj. Mund ta imagjinoni sa frustruese do te ishte per nje mashkull I cili perpiqet te beje me te miren per familjen e tij, qe te martohej me nje grua e cila nuk do ta respektonte. Ajo mund te deklaronte hapur se e do ate, por pa respektin ndaj tij, ai nuk do mund ta dashuronte ate. Ashtu sic thote Allahu ne Kur'an :"BURRAT JANE PERGJEGJES PER GRATE, NGASE ALLAHU KA GRADUAR DISA MBI DISA TE TJERE DHE NGASE ATA KANE SHPENZUAR NGA PASURIA E TYRE. pRANDAJ ME ATE QE ALLAHU I BERI TE RUAJTURA , GRATE E MIRA JANE RESPEKTUESE, JANE BESNIKE NDAJ TE FSHEHTES. (4;34)
Neqoftese dyshon se ne martesen tende ka probleme moter e dashur, te sugjeroj qe tja nisesh qe ketu me zgjedhjen e tyre.
2- Ai deshiron besnikerine tende.
Kjo ecen ne nje hap me respektin.
Nuk ka gje tjeter me te forte e cila do ta shkaterronte martesen tuaj shume shpejt sesa ideja se bashkeshorti juaj nuk eshte besnik. Ideja se ai ose ajo nuk do te qendroje me ju gjithnje.
Nuk po flas per pabesi. Kjo vjen zakonisht ne mendjen e njerezve kur ju flet rreth besnikerise ne martese.
Ajo per te cilen po flas eshte te dish se personi te cilin e keni zgjedhur per te kaluar pjesen e mbetur te jetes tuaj, do te jete aty per ju sa here qe te keni nevoje per te.
Shume prej meshkujve nuk e pranojne, por ata kane nevoje per grate. Dhe kane vertet nevoje per mbeshtetjen e tyre. Eshte nje problem shume I madh te jesh I martuar me nje grua e cila nuk eshte e gjindshme kur gjerat nderlikohen ne mardheniet bashkeshortore. Nese ju jeni duke e kercenuar bashkeshortin tuaj vazhdimisht me divorc ose ndarje apo Khula (divorci islam I nisur nga gruaja) do te shihni qe shume shpejt martesa juaj te 'fluturoje'.
Bashkeshorti ka nevoje te dije se ju do te jeni perkrah tij nese ai:
■Humbet punen dhe gjendja ekonomike veshtiresohet.
■Mundohet te beje dicka (si te filloje nje biznes ose te vazhdoje studimet) por deshton ne kete.
■Reputacioni I tij demtohet ose nderi I tij sulmohet.
Ju duhet te qendroni besnike ndaj bashkeshortit tuaj me shume se ndaj cdokujt tjeter, pervec ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij a.s. Nese jeni besnike ndaj bashkeshortit tuaj atehere te jeni e sigurt se edhe ai do te jete besnik ndaj jush.
3- Ai deshiron te kete mardhenie intime me shpesh me ju.
Le te hyjme drejt e ne teme. Disa gra mendojne se meshkujt jane monstra mendjengushte per kete, por kjo eshte e verteta.
Meshkujt e deshirojne mardhenien intime. Meshkujt e deshirojne vertet kete.Keshtuqe kur ju I jepni atij justifikimet e meposhtme:
■
“Kam dhimbje koke”.
■
“Nuk ndjehem mire”.
■
“Nuk mund te presesh deri ne fundjave? Nuk ndihem dhe aq ne humor”,,,dije se bashkeshorti yt do shkoje te fleje disi I zemeruar me ju, edhe pse nuk e shfaq kete.Dhe nese vazhdon ta besh kete shpesh, ai do te filloje te mos te te duroje dot me. Dhe kjo “marrje zet” do filloje te rritet dhe mund te coje ne idene se ai eshte I panevojshem per ju ose te humbe dashuri kundrejt teje. Ju lutem, perkujtoni shpesh hadithin e meposhtem: Kur burri e therret bashkeshorten e vet ne shtrat ndersa ajo nuk I pergjigjet atij (pa shkak), engjejt e mallkojne ate deri ne mengjes. (Buhariu dhe Muslimi)
Kjo eshte dicka ne te cilen duhet medituar!
4- Ai mendon edhe per gra te tjera.
Ne rregull, para se gjithash qetesohu, mos u revolto.
Me ler te shpjegohem.
Te gjithe meshkujt mendojne per gra te tjera. Kjo nuk do te thote qe ai do te te mashtroje, kjo nuk do te thote qe ai po mendon te marre nje grua te dyte, kjo nuk do te thote se ai po fantazon per nje grua tjeter.
Kjo do te thote se te gjithe meshkujt (meshkujt e vertete), ne nje moment te caktuar te jetes se tyre, mendojne qe te marrin nje grua tjeter.
Do te ishte me mire per ju qe ta pranoni kete fakt sesa te jetoni duke patur ne mendje nocione te gabuara dhe feminore per meshkujt.
Menyra me e mire per te luftuar keto mendime te tyre eshte qe te vini ne jete tre keshillat qe u dhane me siper:
■
Respektojeni
■
Qendrojini besnike
■
Jepini dashuri fizike kur ai ka nevoje .
A do te thote kjo se ai nuk do marre kurre nje grua te dyte nese ju I ndiqni keto tre keshilla?
Suigurisht qe jo. Por kjo do ta rise vleren tuaj ne mendjen e tij krahas femrave te tjera dhe do te jete me ngurrues qe te kerkoje per keto tri gjera (respekt, besnikeri, seks) diku tjeter.
5- Ai deshiron qe te te beje te lumtur.
Pse mendoni se meshkujt punojne aq shume per te fituar para?
Pse mendoni se meshkujt rrezikojne duke lene punen e tyre per te filluar nje biznes?
Pse mendoni se meshkujt pelqejne t'ju blejne dhurata grave?
Sepse thelle-thelle ata vertet deshirojne t'ju bejne te lumtur.
Ndonjehere meshkujt e dreqosin duke harruar pervjetorin. Megjithate ata do te deshironin qe te kujtoheshin per te sepse e dine qe kjo gje I ben te lumtura grate.
Keshtuqe kur bashkeshorti ju ble nje dhurate, pranojeni ate, kenaquni me te, falenderojeni pa kursim, dhe perdoreni sa me shpesh qe te mundeni.
Nese ju ble nje bizhuteri, vendoseni ate.
Nese ju ble nje telefon te ri, perdoreni ate.
Nese ju ble nje makine, drejtojeni ate.
Dhe mos u nxitoni ta merzitni ate per gjerat te cilat ai nuk I ben ne menyren e duhur sepse do filloje te ndjeje se ju nuk i respektoni (ja ku doli serisht kjo fjale) gjerat qe ai ben per ju.
6- Nese I jepni nje shtytje te lehte, ai mund te behet nje musliman me I mire.
Asnjeri nuk eshte perfekt.
Ndoshta bashkeshorti juaj musliman nuk eshte nje dijetar, ndoshta nuk eshte muslimani me I mire ne bote. Ju mund ta ndihmoni qe te permiresohet, por nuk mund ta detyroni ate.
Beni gjera te vogla qe ta shtyni ate te permiresohet ne Islam.
Mundohu ta zgjosh ate per namazin e sabahut.
Inkurajoje qe ta fale namazin ne xhami.
Thuaji sesa kendshem do te dukej ai nese do ta leshonte mjekren.
Keto kerkojne fjale te matura, prekje te buta dhe veprime te kujdesshme.
Askush nuk ka deshire te ndjehet I predikuar.
Por nese e beni kete ne menyren e duhur, ju do te shperbleheni dyfish: Shperblimi qe vjen duke jetuar me nje bashkeshort te drejte dhe shperblimi ne boten tjeter sepse keni inkurajuar bashkeshortin tuaj te ndjeke te Verteten. Thote Allahu ne Kur'an: " Me perjashtim te atyre qe besuan, qe bene vepra te mira , qe porositen njeri-tjetrin t'i permbahen te vertetes dhe qe keshilluan njeri-tjetrin te jene te durueshem. (103;3)
7- Ai ju dashuron, edhe pse nuk e shfaq shpesh kete.
E di, ndoshta kjo do jete e veshtire per t'u gelltitur, por eshte e vertete (te shumten e rasteve).
Meshkujt nuk jane edhe aq te zotet per t'i treguar emocionet e tyre (pervec kur behet fjale per sportin ose politiken). Nuk I thone bashkeshorteve te tyre shpesh “Te dua”.
Nuk jane perfekte!
Dhe ne fakt nese I krahasoni ata me Profetin Muhammed a.s, kjo nuk do t'ju ndihmoje. Sigurisht qe ata duhet ta ndjekin ate a.s sa me shume te munden dhe shumica e tyre ne fakt po bejne me te miren e tyre ne kete ceshtje. Vetem se ne fund te fundit ata nuk mund ti trajtojne bashkeshortet e tyre sic I trajtonte I Derguari I Allahut a.s bashkeshortet e tij. Ngjashem, eshte e padrejte qe nje bashkeshort te prese qe gruaja e tij te sillet si Aishja r.a apo nenat e tjera te besimtareve r.a me te Derguarin e Allahut a.s. Vetem se bashkeshorti juaj nuk ju trajton ashtu sic I trajtonte Profeti a.s grate e tij, nuk do te thote se ai nuk ju do.
Kjo nenkupton qe ai eshte njerezor!
Eshte shume e rendesishme qe ju ta kuptoni kete!
Nese ai po ben me te miren qe te kujdeset per ju.
Nese nuk abuzon me ju apo fle gjekundi tjeter.
Nese sinqerisht perpiqet te zgjidhe problemet tuaja dhe tju ndihmoje ne menyren me te mire qe ai mundet, shanset jane te shumta qe ai ju dashuron. Shume!
Pse duhet të martohem une me ty ?
Një herë ishte një djalë i ri, i bukur, i devotshëm dhe i edukuar mirë, prindërit e të cilit theksonin se ai duhet të martohet.Ata kishin shikuar shumë propozime martesore, dhe ai i kishte refuzuar të gjitha ato.Prindërit e tij menduan se filloi të bëhej paksa qesharake apo dyshuan se mos ai kishte dikë tjetër në mendje.Megjithatë çdoherë që prindërit e linin (largoheshin) shtëpinë e një vajzeje, djali i ri gjithmonë do të thoshte 'ajo nuk është e duhura'!Djali i ri vetëm dëshironte një vajzë e cila ishte fetare dhe praktikonte (kryente) veprat fetare, megjithatë një natë nëna e tij ujdisi (rregulloi) për të, që të takohej me një vajzë e cila ishte fetare dhe praktikuese.Në atë natë, djali i ri dhe vajza, u lanë për të folur dhe që të pyesin njëri-tjetrin për çështjet që ju interesonin. Djali i ri, duke u sjellur si zotëri i vërtetë, e lejoi zonjën (pra atë vajzën) që të pyesë së pari.Vajza e re e pyeti djalin e ri aq shumë pyetje, ajo e pyeti për jetën e tij, për edukimin e tij, për shokët e tij, për familjen e tij, për shprehitë e tij, për hobitë e tij, për jetesën e tij, kënaqësitë e tij, për atë se si ai e kalon kohën e tij, eksperiencat e tij, për numrin e këpucëve të tij....
Djali i ri iu përgjigjë të gjitha pyetjeve, pa u lodhur dhe me edukatë, me një buzëqeshje. Vajza e re e mori (harxhoi) thuajse tërë kohën, më tepër se një orë, dhe u ndie keq, dhe e pyeti djalin e ri se a ka ndonjë pyetje për të?
Djali i ri tha, se është në rregull. Unë kam vetëm tri pyetje. Vajza e re mendoi, wow (ua) vetëm tri pyetje, në rregull, gjuajë (thuaji).Pyetja e parë e djalit të ri ishte: Kë e do më së shumti në botë, dashuria e të cilit asnjëherë nuk do të tejkalohet (kapërcehet)?
Ajo tha, kjo është një pyetje e lehtë: Nënën time. Ai buzëqeshi.Pyetja e dytë, të cilën ai e parashtroi, ishte: Ti the se ke lexuar shumë nga Kur'ani, a mund të më tregosh se cilave sure ua dinë domethënien?Pasi ndëgjoi këtë, fytyra e saj u skuq dhe u turpërua dhe ajo tha: Unë nuk e di domethënien e asnjë sures ende, por shpresojë që së shpejti inshaAllah do t'i mësojë, sepse unë isha pak e zënë (pra nuk kisha mundësi që t'i mësoja).
Pyetja e tretë që djaloshi i ri pyeti, ishte: Unë kam qenë i kontaktuar për dorën time në martesë, nga vajza të cilat janë shumë më të bukura se t'i: Pse duhet të të martojë ty?Me të ndëgjuar këtë, vajza e re u ndi e nëpërkëmbur (e shkelur), ajo shpejtoi për tek prindërit e saj e nervozuar shumë, dhe ju tha atyre se nuk dëshiron të martohet me këtë njëri, pasiqë ky njëri i kishte ofenduar bukurinë dhe intelegjencën e saj.
Dhe djali i ri me prindërit e tij, edhe njëherë u larguan pa një pajtim për martesë.Kësaj here, prindërit e djalit të ri ishin vërtetë të nevrikosur, dhe i thanë se çfarë bëre që e nervozove atë vajzë, familja e saj ishin shumë të mirë dhe të këndshëm, dhe ata ishin fetarë ashtu siç dëshiroje! Çfarë e pyete vajzën?? Tregona!
Djali i ri tha, se fillimisht e kishte pyetur se kë e do më së shumti? Dhe se ajo ishte përgjigjur, nënën e saj. Prindërit e tij i thanë, pra çfarë ka të gabuar në këtë??
Djali i ri, tha: ''Asnjëri, nuk është musliman përderisa ai ta dojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, salallahu alejhi ue selem më shumë se këdo tjetër në këtë botë.''Nëse një femër e don Allahun dhe të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem më shumë se këdo tjetër, ajo do të më dojë dhe do të më rrespektojë, dhe do të më qëndroje besnike, për shkak të asaj dashurie, dhe frikës nga Allahu, subhanehu ue teala.Dhe ne mund ta ndajmë këtë dashuri, sepse kjo dashuri është më e madhe se dëshira për bukuri.
Djali i ri tha: ''Pastaj e pyeta atë, t'i ke lexuar shumë nga Kur'ani, a mund të më tregosh domethënien e ndonjë sureje?Dhe ajo më tha jo, sepse nuk kam pasur kohë për të mësuar domethënien e ndonjë sureje, kështuqë mendova hadithin: ''Të gjithë njerëzit janë të vdekur, përveç atyre të cilët kanë dituri''.Asaj i kanë kaluar 20 vite dhe nuk ka gjetur fare kohë që të kërkojë dituri, pse të martohem me një femër e cila nuk i di të drejtat dhe përgjegjësitë e saj, dhe çfarë do t'i mësojë ajo fëmijët e mi, përveçse si të bëhen neglizhent, sepse gruaja është medrese (shkollë) dhe më i miri prej mësuesve.Dhe femra e cila nuk ka fare kohë për Allahun, nuk do të ketë kohë as për burrin e saj.Pyetja e tretë që e pyeta atë, ishte se ka shumë vajza të cilat janë më të bukura se ajo e të cilat më janë ofruar për martesë, pse duhet të të zgjedhë ty?Për këtë shkak ajo iku si furtunë, duke qenë e zemëruar. Prindërit e djalit të ri i thanë se kjo është një gjë e tmerrshme për t'u thënë, pse ke vepruar një gjë të tillë, ne do të kthehemi që t'ju kërkojmë falje.
Djali i ri tha se unë i kam thënë asaj kështu me qëllim, që ta testojë se a mundet ajo të kontrollojë zemërimin (inatin) e saj.
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, kur u pyetë se si të bëhemi të devotshëm, ai tha: ''Mos u zemëro, mos u zemëro, mos u zemëro.''. (Transmeton Buhariu). Sepse zemërimi është nga shejtani. (Transmeton Ebu Davudi).Nëse një femër nuk mund ta kontrollojë zemërimin (inatin) e saj me një të huaj që sapo ka takuar, a mendon se ajo do të jetë në gjendje të kontrollojë atë me burrin e saj?!Dituri (njohuri), jo në dukje, në Praktikë, jo në predikim, në Falje, jo në zemërim (inat), dashuri Shpirtërore, jo epshore dhe në Kompromis.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, statusin familjarë, bukurinë dhe për fenë e saj. Kështu, ju duhet të martoni gruan fetare, përndryshe do të jeni prej të humburve.'' (Transmeton Buhariu, nr.5090 dhe Muslimi, nr.1466).
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte pyetur se cila është gruaja më e mirë, dhe ai ishte përgjigjur: ''Ajo që e kënaqë atë (burrin) kur ta shikojë, që i bindet atij kur t'i thotë diçka dhe që nuk bën diçka që ai nuk e pëlqen sa i përket vetvetes ose pasurisë së tij.'' (Transmeton Nesaiu, nr.3131. Shejh Albani, rahimehullah, ka thënë se hadithi është sahih).
Kështuqë, morali i këtij tregimi është se, martesa është e bazuar në:Transmetohet nga Abdullah Ibn Amër El-Asi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kjo botë nuk është asgjë tjetër përveç një përjetim i shkurtër, ndërsa gëzimi më i madh në të është një grua e mirë.'' (Transmeton Muslimi, 10/56).
Thursday, 3 March 2016
Ushqimet e shpirtit
Ushqimet
e shpirtit janë:
1.
Përmendja
e Allahut, të bërit tesbih Allahut xh.sh. gjatë ditës.
Vetë Allahu na tregon në suren Er- Rad, ajeti 28: “Vërtet,
zemrat qetësohen duke e përmendur Allahun.”
2.
Të
kërkuarit strehim me namaz.
Allahu xh.sh. thotënë suren El-Bekare, ajeti 45: “Kërkoni
ndihmën llahut me durim e namaz.”
3.
Të
vepruarit vepra të mira.
Allahu thotë në suren Nahl, ajeti 97: “Kush
bën vepër të mirë, qoftë mashkull o femër, e duke qenë
besimtar, Ne do t’i jpim atij një jetë të mirë e të bukur.”
Pejgamberi
(a.s.) ka thënë: “Sa
e mrekullueshme është puna e besimtarit. Çdo gjë që i ndodh
është e mirë për të dhe kjo nuk vlen për askënd tjetër veçse
për besimtarin. Nëse i ndodh ndonjë gjë e mirë, ai është
falënderues dhe kjo është e mirë për të. Nëse ndodh një gjë
e keqe ai e bart këtë me durim dhe kjo është e mirë për të.”
4.
Kuptimi i realitetit të kësaj bote. Besimtari e di se kjo botë
është vetëm kalimtare, ai e di se lukset e saj janë të pakta në
krahasim me xhenetin.
5.
Pasimi i shembullit të pejgamberëve dhe të devotshmëve.
Pejgamberët dhe të devotshmit kanë përjetuar shumë më tepër
shqetësime se të gjithë njerëzit e tjerë. Çdo njeri sprovohet
sipas forcës së besimit të tij. Nëse Allahu e do një njeri, Ai e
sprovon atë.
6.
Lutjet
drejtuar Allahut.
7.
Bërja
e ahiretit brengë kryesore.
Njerëzit pushtohen nga brengat e kësaj bote, por nëse robi e bën
ahiretin brengë tij kryesore, Allahu do t’i ndihmojë të jenë të
përqendruar dhe të vendosur.
Subscribe to:
Posts (Atom)