Wednesday, 3 February 2016

QEPA E KUQE

Qepa është anëtare e familjes Allium, është e pasur me komponentë që përmbajnë squfur, të cilat janë përgjegjëse për erën e saj dhe janë shumë të mira për ruajtjen e shëndetit.

- Sistemin kardiovaskular
Qepa e kuqe është e shkëlqyeshme në parandalimin e sulmit në zemër, sepse përmban flavonide. Shkenca e ka vërtetuar se substancat në qepë ndikojnë kundër bllokimit të enëve të gjakut dhe droçkave.Komponentët e squfurit pengojnë koagulimin dhe formimin e copëzave të trombociteve. Këta komponentë sulfurikë, përveç se ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, gjithashtu përmirësojnë funksionimin e membranës qelizore të rruazave të kuqe të gjakut. Qepët mund të parandalojnë disa sëmundje të zemrës, të cilat kohen e fundit janë shumë të shpeshta.

- Kockat dhe indet lidhëse
Studimet kanë treguar se qepa e kuqe mund të ndihmojë në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të jetë e dobishme për gratë gjatë menopauzës, pasi ato humbasin densitetin e kockave. Gratë që kanë kaluar nëpër menopauzë, me konsumimin e përditshëm të qepës së kuqe, do të zvogëlojnë rrezikun e frakturave të ndryshme. Pra, për këtë arsye përdoreni më shumë qepën e kuqe, pasi përbërësit e saj ndikojnë pozitivisht në indet lidhëse, për shkak se shumë komponentëve të indeve lidhëse, iu nevojitet squfur për t'u formuar.

-Një anti-inflamator
Qepa e kuqe është e mirë në luftën kundër inflamacionit. Antioksidantët të cilët gjinden në të, luftojnë inflamacionin duke parandaluar oksidimin e acideve yndyrore në trupin tuaj. Kur keni një nivel më të ulët të acideve yndyrore të oksiduara, trupi prodhon më pak molekula që janë përgjegjëse për inflamacionin.

-Mbron nga kanceri
Është dëshmuar se qepa e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si disa lloje kanceresh edhe kur konsumohet në mënyrë të moderuar. Qepa zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të vezoreve. Konsumoni më shumë qepë, në qoftë se doni të mbroni veten në aspektin shëndetësor.

-Shëron kapsllëkun

Nëse ju mundon kapsllëku, do t’ju ndihmojnë fibrat që gjenden në qepën e kuqe.Qepa largon helmet dhe forcon qelizat e ushqimit nga zorrët.
Nga qepa kuqe mund të përgatitni lëng. Ai shumë shpejt ju largon nga zona e gripit, ftohjes apo dhimbjeve dhe infeksioneve në fyt.Nëse keni telashe me gjakrrjedhjen në hundë,qepa kuqe mundet ta ndalojë këtë. Nëse ju rrjedh gjak, merrni aromë për një kohë qepës së kuqe.

-Përfitimet e tjera nga qepa e kuqe
Qepa ka potencial për të përmirësuar bilancin e sheqerit në gjak dhe për të parandaluar infeksionet bakteriale. Përveç squfurit edhe përbërësi flavonoid quercetin, i cili gjendet në qepën e kuqe, ka veti antibakteriale. Qepa e cila qëndron gjatë e copëtuar apo ekspozohet në temperaturë të lartë për më shumë se 10 minuta, humb efektet e saj medicinale. Andaj duhet këtë gjë ta keni parasysh dhe mos ta lini për një kohë të gjatë në temperaturë të lartë. Këto janë vetëm disa dobi që i kemi nga konsumimi i qepës së kuqe, por këto janë të mjaftueshme ta kuptoni sa e rëndësishme është dhe se ajo nuk duhet assesi të mungojë në menynë tuaj.





1 comment:

  1. Kjo dëshmi ia vlen t'i ndahet botës. Unë jam këtu për t'i treguar botës veprat e mira të Dr ALAGHODARO. Emri im është Olivia Bolton jam nga MB. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për një grua tjetër më të vjetër. Nuk ishte aq e lehtë për mua.. Unë e dua burrin tim aq shumë dhe nuk e humba shpresën dhe vazhdova të lutem dhe Zoti më në fund iu përgjigj lutjeve të mia...kërkova në internet për një magjistar që të më ndihmonte të bashkoja mua dhe të dashurin tim. përgjithmonë dhe pashë kaq shumë dëshmi se si DR ALAGHODARO ka ndihmuar kaq shumë njerëz në internet dhe vendosa ta provoja… E kontaktova dhe i shpjegova. Ai më tha të mos shqetësohem se do ta kthejë njeriun tim brenda 24 orëve. Ai u konsultua me fuqitë e tij dhe më siguroi që të mos shqetësohesha. Ai bëri punën e tij dhe bëri magji dhe për habinë time më të madhe, burri im u kthye në të njëjtën ditë duke u lutur dhe duke qarë, ashtu siç tha Dr ALAGHODARO. Ai më lutej për falje dhe më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye. Jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Kontaktoni Dr ALAGHODARO tani dhe jini të lumtur përgjithmonë. mos e humbni shpresen dhe fat..



    WHATSAPP DHE TELON: +1 424-571-9773

    ReplyDelete