Tuesday, 26 July 2016
Monday, 25 July 2016
Sunday, 24 July 2016
Zgjidheni çajin sipas grupit të gjakut
Caji është konsideruar të jetë pija më e shëndetshme në botë, kurse zakoni i konsumimit të çajit daton që nga kohët e lashta. Por çdo bimë ka një efekt të ndryshëm në trup, prandaj duhet zgjedhur çajin sipas grupit të gjakut.
– Grupi i gjakut A: Fjala është për personat emocionalë dhe analitikë që reagojnë fuqishëm ndaj stresit. Njerëzit me grupin e gjakut A duhet të pinë çaj jeshil, çaji jasemini, një kombinim të çajit të gjelbër dhe jaseminit, çaj kumaku, çaj trumze.
– Grupi i gjakut B: Njerëzit me këtë grup të gjakut zakonisht kanë një metabolizëm të ngadalshëm dhe janë të prirë për të fituar peshë, pagjumësi dhe lodhje kronike. Njerëzit e grupit të gjakut B duhet të pinë: çaj të kuq, çaji jeshil, çaj limoni, çaj sherbele.
– Grupi i gjakut AB: Njerëzit e këtij grupi të gjakut janë shumë intuitivë dhe shumë mirë përballen me stresin. Anëtarët e këtij lloji të gjakut duhet të shmangin kafenë dhe ta zëvendësojnë me çaj jeshil, çaj mente dhe çaj boronice.
– Grupi i gjakut 0: Njerëzit e këtij lloji të gjakut duhet të shmangin qumështin dhe lutenin, por edhe kafenë. Njerëzit e grupit të gjakut 0 duhet të pinë çaj xhenxhefili, çaj xhenseni, çaj “Sencha”, çaj jeshil.
DASMAT ME HARAME
Gjatë kohëve të pushimit po shpeshtohen pyetjet për dispozitën e pranisë nëpër gosti të ndryshme, të cilat përmbajnë në vetvete edhe të këqija. Shumë besimtarë ngushtohen të marrin pjesë në ato gosti, vetë apo me familjen e tij. Në këtë studim të shkurtër do të përmend dispozitën e sheriatit për këtë çështje, duke përmendur mendimet divergjente, argumentet dhe mendimin më të vërtetë. E lus Allahun të japë dobi nga kjo.
Pra, nëse dikush ftohet të marri pjesë në një dasmë, apo në ndonjë gosti tjetër, mirëpo në atë gosti interpretohen këngë të ndaluara, përdoren instrumente muzikore apo bëhet ndonjë e keqe tjetër. Kush është dispozita e sheriatit për këtë?
Përgjigjja e ftesave dhe prania në to është gjë e urdhëruar, pasi kjo ndikon në afrimin e zemrave të besimtarëve. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Lironi robërit, përgjigjuni ftesave dhe vizitoni të sëmurin”.[1]
Ftesat bëhen për dasma apo për gosti tjera. Sa i përket dasmave: mendimi më i njohur i dijetarëve dhe më i vërteti është se përgjigjja ndaj këtyre ftesave është detyrim për secilin nëse ftesa është me emër dhe mbiemër, përveç nëse ka ndonjë arsye. Mirëpo, nëse ftesa është e përgjithshme dhe jo me emër konkret, atëherë përgjigjja nuk është e detyrueshme. Argument për këtë janë hadithet e vërteta për këtë temë, sikurse: “Kur të ftohet ndonjëri në gosti, le të shkojë”,[2] apo: “Kur të ftohet ndonjëri në një gosti martese, le të përgjigjet”.[3]
Këto dy hadithe janë urdhra të qartë se përgjigjja ndaj ftesës për dasmë është detyrim (vaxhib), sepse çdo urdhër është detyrim përderisa nuk ka ndonjë argument tjetër që e ndryshon këtë gjendje. Ndërsa përgjigja e ftesave për në gosti të tjera është e pëlqyeshme (mustehab) sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.
Përgjigjja ndaj ftesës lidhet ngushtë me atë, nëse në atë gosti nuk gjendet ndonjë e keqe që dëgjohet apo shihet. A nëse ka ndonjë të keqe, atëherë kemi dy situata:
E para: Të ketë mundësi ta largojë atë të keqe. Në këtë rast është e detyrueshme të shkojë, për dy çështje: t’i përgjigjet ftesës dhe të largojë një të keqe.[4]
E dyta: Të mos ketë mundësi ta largojë atë të keqe. Në këtë rast i ftuari mund ta dijë se do të ndeshet me këtë të keqe, por mundet edhe të mos e dijë.
Nëse paraprakisht e di se do të ndeshet me këtë të keqe dhe njëkohësisht e di se nuk ka mundësi ta largojë atë, dijetarët kanë dy mendime:
Mendimi i parë: E ka të ndaluar të shkojë në atë gosti. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve hanefi[5] e maliki[6], mendimi më i fortë i shafijve[7] dhe ky është mendimi i hanbelive[8].
Është haram, sepse me praninë e tij, ai manifeston pëlqimin e të keqes[9], ndërsa Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ai jua ka shpallur në Libër: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit”. (Nisa 140). Domethënia e këtij ajeti është se ai që është në një ndejë ku bëhet haram urdhërohet të largohet nga ajo ndejë, prandaj apriori nënkuptohet ndalesa për të shkuar në një ndejë ku bëhet haram.
Mendimi i dytë: Lejohet të shkojë në atë gosti dhe detyrohet të bëjë vërejtjet e tij me aq sa ka mundësi. Ky është një prej mendimeve të medhhebit shafi[10], ndërsa arsyetimi i tyre është: Prania e këtij personi mund të ndikojë në largimin e të keqes.[11]
Debati ndaj këtij mendimi:
Nëse me ‘vërejtjet sipas mundësive’ kanë si qëllim vërejtjen me zemër kur nuk ka mundësi me gojë dhe pastaj të ulet me ta, kjo situatë është e papranueshme, sepse të ndenjurit me ta nuk do të ndryshojë asgjë, përkundrazi vetëm do të shtojë numrin e keqbërësve, ndërsa ky person ka mundësi të largohet nga aty.
Nëse kanë si qëllim shprehjen e vërejtjeve me gojë dhe pastaj të ulet me ta, gjithashtu është e papranueshme, sepse dihet mirëfilli se pas qortimit të së keqes nuk rrihet me të keqen, ngase të ndenjurit me ta nënkupton pëlqimin e veprës së tyre.
Ndërsa fjala e tyre: Prania e këtij personi mund të ndikojë në largimin e të keqes: Nëse me praninë e tij nënkuptojnë të ndenjurit me ta, kjo është e papranueshme, sepse është supozim, ndaj nuk pranohet. Meqë prania e personit duke qenë i bindur se nuk ka mundësi ta largojë të keqen është vetëm shtim i numrit të keqbërësve. Rregulli i sheriatit thotë: “Largimi i dëmeve ka përparësi ndaj sjelljes së të mirave”, pra: largimi nga dëmi i dëgjimit të haramit duke mos iu përgjigjur ftesës ka përparësi ndaj dobisë së përgjigjes së ftesës.
E nëse me praninë e tij kanë si qëllim, që ai ta ndalojë të keqen sipas mundësisë dhe nëse nuk ka mundësi ta largojë, atëherë largohet vetë nga ajo ndejë, kjo është e pranueshme, sepse muslimani është i urdhëruar ta ndalojë të keqen me aq sa ka mundësi.
Cili është mendimi i vërtetë?
Mendimi më i vërtetë në këtë çështje – Allahu e di më së miri – është se i ftuari është i lirë të zgjedhë mes: të mos shkojë fare në këso gostish ose të shkojë për ta kundërshtuar këtë të keqe sipas mundësive. Nëse keqbërësit heqin dorë nga e keqja dhe e largojnë, atëherë mund të rrijë me ta sepse ashtu i përgjigjet ftesës, mirëpo ama nëse ata nuk largohen nga e keqja, atëherë ky duhet të largohet nga ata.
Kurse të ndenjurit me ta, kur ata nuk largohen nga e keqja nuk lejohet për shkak të ajetit të sipërpërmendur dhe për shkak të hadithit, ku Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dobësia e parë që filloi te Beni Israilët ishte: Njeriu takonte njeriun dhe i thoshte: o filan, ki frikë Allahun dhe largohu nga kjo që po bën, sepse nuk e ke të lejuar. Mirëpo të nesërmen kur e takonte, nuk i prishte punë të hajë, të pijë dhe të rrijë së bashku. Kur e bënë këtë, zemrat e tyre Allahu i bëri njësoj. Pasi lexoi disa ajete tha: Gjithsesi, pasha Allahun, ose do të urdhëroni në të mira, do të ndaloni të këqijat, do ta pengoni zullumqarin dhe do ta ktheni tek e drejta e nuk do ta lejoni të dalë nga ajo, ose zemrat tuaja Allahu do t’i bëjë njësoj dhe do t’ju mallkojë siç i mallkoi”.[12]
Ky hadith na mëson qartësisht detyrimin e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja si dhe detyrimin e bojkotimit të gjynahqarëve, nëse nuk largohen nga gjynahu. Mirëpo nëse shkon në gosti duke mos e ditur se ka të këqija dhe befasohet kur e sheh atë, ai detyrohet të shprehi keqardhjen dhe ta largojë atë sipas mundësive. Por nëse nuk ka mundësi ta largojë, a i lejohet të rrijë në atë ndejë ose jo?
Për këtë çështje dijetarët kanë tre mendime:
Mendimi i parë: Në çastin që e dëgjon të keqen, ai duhet të largohet nga ajo ndejë. Ky është mendimi i malikive[13], shafive[14] dhe hanbelive[15]. Për këtë kanë disa argumente:
1. Ajeti: “Ai jua ka shpallur në Libër: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata.” (Nisa 140). Abdurrahman Sadiu thotë: Nga kjo kuptohet, se ai që shkon në një ndejë ku bëhet gjynah ndaj Allahut detyrohet të qortojë sipas mundësive, ose të largohet që aty nëse nuk ka mundësi të qortojë”.[16]
2. Rasti i përcjellë nga Sefineja, Allahu qoftë i kënaqur me te, se Aliu radijallahu anhu, kishte ftuar një njeri dhe kishte përgatitur ushqim për të. Fatimja tha: Sikur ta kishim ftuar edhe Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, që të hante me ne! Dhe e ftuan. Kur erdhi, posa mori për ta hapur derën ai pa një pëlhurë, që e kishin vendosur në një pjesë të shtëpisë dhe u kthye. Fatimja i tha Aliut: Shko pas tij dhe mëso çfarë e ktheu. Ai shkoi pas tij dhe e pyeti: O i Dërguar i Allahut, çfarë të ktheu? Nuk më ka hije mua – apo një pejgamberi – të hyjë në një shtëpi të zbukuruar me vizatime – u përgjigj ai.[17]
Pasi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u kthye nga vendi ku ishte ftuar për shkak të një të keqe që shihet kjo na mëson, se i ftuari duhet të largohet nga vendi ku sheh një të keqe. E njëjta gjë vlen edhe për të këqijat që dëgjohen.[18]
4. Rastin që na e përcjell Nafiu: Ibën Omeri dëgjoi një zë zamareje dhe vendoi gishtat në vesh, pastaj u largua nga rruga dhe më tha: “O Nafi, tani a dëgjohet gjë? Jo – i thashë. Atëherë i hoqi gishtat prej veshëve dhe tha: Kam qenë me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe ai dëgjoi diçka të atillë dhe veproi kësisoj”.[19]
Këtu shohim se si Abullahu, djali i Omerit ishte larguar nga rruga ku dëgjohej zëri i zamares derisa humbi ai zë, e pastaj i hoqi gishtat prej veshëve dhe tregoi se ky është udhëzimi i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem. Kjo na mëson se ai që dëgjon një të keqe duhet të largohet nga ai vend.
Mendimi i dytë: Lejohet të rrijë në atë ndejë, nëse është nga personat që nuk janë shëmbëlltyrë për të tjerët, ndërsa detyrohet ta braktisë atë ndejë, nëse është nga personat që janë shëmbëlltyrë për të tjerët. Këtë mendim e përkrahë Ebu Hanife dhe nxënësit e tij.[20] Argumentimi i tyre është: Përgjigjja ndaj ftesës është sunet dhe kjo nuk lihet për shkak të një gjynahu që e bën tjetri, sikurse namazi i xhenazes, ai është vaxhib të falet edhe nëse aty është e pranishme ndonjë vajtuese.[21]
Debati ndaj argumentit të tyre:
Argumentit të tyre i themi: Namazi i xhenazes është i domosdoshëm dhe braktisja e tij sjell dëme, ndërsa braktisja e ndejave ku ka harame nuk sjell dëme, përkundrazi qëndrimi në ato ndeja sjell dëme. Prandaj ky krahasim nuk është i drejtë, sepse është krahasim mes gjërave aspak të ngjashme.
Mendimi i tretë: Lejohet të rrijë në atë ndejë përderisa nuk ka shkuar me qëllim që ta dëgjojë haramin. Këtë mendim e përkrahin disa shafi, disa të tjerë e thonë këtë në rast se është e pamundshme dalja nga objekti, si fjala vjen të jetë gjatë natës dhe ai frikësohet të dalë etj.[22]
Argumentet e tyre janë:
1. Rasti, të cilin na e përcjell Nafiu: Ibën Omeri dëgjoi një zë zamareje dhe vendoi gishtat në vesh, pastaj u largua nga rruga dhe më tha: “O Nafi, tani a dëgjon diçka? Jo – i thashë. Atëherë ai i hoqi gishtat prej veshëve dhe tha: Kam qenë me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, kur ai dëgjoi një diçka të tillë dhe veproi kësisoj”.
Ata thonë: Përderisa Ibën Omeri nuk e qortoi Nafiun, i cili vazhdoi ta dëgjojë zërin e zamares d.m.th., se nuk ka asnjë të keqe nëse nuk e bën këtë me qëllim. Kjo kundërshtohet me faktin se Ibën Omeri u largua nga rruga së bashku me Nafiun dhe kjo aludon që në rast se dëgjohet një haram duhet ndërruar rrugën.
2. Argument me krahasim. Këta thonë: Nëse një njeri është në shtëpinë e tij dhe dëgjon ndonjë prej zërave të ndaluar nga komshiu i tij, zë të cilin nuk mund ta ndalojë, ai me siguri nuk duhet të dalë nga shtëpia e tij, prandaj edhe në këtë rast nuk detyrohet të largohet nga kjo ndejë, sepse nuk është duke e bërë këtë me qëllim.[23]
Ky argumentim kundërshtohet: Krahasimi nuk është i vërtetë, sepse po bëhet mes dy gjërave aspak të njëjta. Dalja prej ndejave ku bëhet një haram është e lehtë dhe pa ndonjë dëmtim, ndërsa dalja prej shtëpisë personale është e rëndë dhe me shumë dëmtim, prandaj krahasimi nuk është i drejtë.
Cili është mendimi i vërtetë?
Mendimi më i vërtetë në këtë çështje është mendimi i parë, i cili thotë se largimi nga ndeja e ftesës, ku keqbërësit nuk heqin dorë nga e keqja pas vërejtjeve të bëra ndaj tyre është detyrim (vaxhib). Është mendim i vërtetë për shkak të argumenteve të forta, që u përmendën dhe për shkak të ndalesës nga të ndenjurit me ata që bëjnë mëkate haptazi.
Një fetva nga Komisioni i Përhershëm për Fetva që ka të bëjë me këtë temë:
Pyetje: Dasmat në ditët e sotme po bëhen nëpër pallate dhe aty po bëhen ca gjynahe që edhe ju i dini. Unë nuk i pëlqej aspak, prandaj e kam ndaluar edhe familjen time të shkojë, edhe pse ata kanë shumë dëshirë të shkojnë nëpër ato pallate dhe të shohin martesat. A të vazhdoj t’i ndaloj apo t’i lejoj, por të mos kem gjynah?
Përgjigja: Nëse dasma e martesës përmban harame, sikurse: përzierja burra-gra, muzika etj., atëherë nuk të lejohet t’ia mundësosh familjes të shkojë aty. E nëse në atë dasmë nuk ka ndonjë haram, atëherë mund t’i japësh leje familjes që të shkojë në këto lloj dasmash. Duhet ditur se përdorimi i defit në dasma nga ana e grave nuk është e ndaluar, nëse aty nuk ka burra. Allahu dhëntë suksese.[24]
Nga arabishtja: Omer BERISHA
[1] Buhariu nr. 5174
[2] Buhariu nr. 5173; Muslimi nr. 1429
[3]Muslimi nr. 1429
[4] Bedaiu Sanai (6/512), Mugnil Muhtaxh (3/247), El-Mugni (10/198)
[5] Bedaiu Sanai (6/513), Tebjinul Hakaik (13/6)
[6] Sherhul Kebir ue hashijetu Desuki alejhi (2/337)
[7] El-Havil Kebir (9/536)
[8] El-Mugni (10/198)
[9] Mugnil Muhtaxh (3/247)
[10] El-Havil Kebir (9/536)
[11] Ibid
[12] Daif Sunen Ibën Maxhe fq. 322
[13] Mevahibul Xhelil (5/243)
[14] El-Havil Kebir (9/563)
[15] El-Mugni (10/198)
[16] Tejsirul Kerimi Rrahman fi tefsiri kelamil Menan fq. 173
[17] Sahih Sunen Ibën Maxhe 2/238
[18] Aunul Mabud 10/163
[19] Sahih. Tahrimu Alati Tarb fq. 117
[20] Bedaiu Sanai (6/513)
[21] Ibid
[22] Elhavil Kebir (9/563)
[23] Ibid
[24] Fetvatë e Komisionit të Përhershëm për Fetva, vëll. 19, faqe 96.
Kalimi i natës së parë të martesës
“Kalimi i natës së parë të martesës në bazë të sunnetit autentik: Për beqarë dhe beqare”
Padyshim se turpi në fenë e Allahut është prej virtyteve më të lavdërueshëm e më të larta dhe muslimani e ka obligim ta stolisë veten me këtë virtyt të dashur tek Allahu subhanehu ëe teala!
I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) si mostër për çdo besimtar na mësoi realitetin e këtij fenomeni dhe ai (sal-Allahu alejhi we sel-lem) ishte më i turpshmi prej të gjithve, saqë transmetohet në hadithin e Ebu Seiid el Hudri se ishte më i turpshëm se virgjëresha në vendmbulojën e saj në shtëpinë e saj.
Pastaj i Dërguari sal-Allahu (alejhis-salatu ues-selam) në hadithe të ndryshme na rrëfen për vlerën e kësaj cilësie të lartë të moralit, derisa e cilësoi si degë nga degët e imanit.
Në hadithin të cilin e transmeton Imran ibn Husejni thuhet:” Turpi nuk vjen përveçse me të mira” [ Buhari dhe Muslim]
I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) si mostër për çdo besimtar na mësoi realitetin e këtij fenomeni dhe ai (sal-Allahu alejhi we sel-lem) ishte më i turpshmi prej të gjithve, saqë transmetohet në hadithin e Ebu Seiid el Hudri se ishte më i turpshëm se virgjëresha në vendmbulojën e saj në shtëpinë e saj.
Pastaj i Dërguari sal-Allahu (alejhis-salatu ues-selam) në hadithe të ndryshme na rrëfen për vlerën e kësaj cilësie të lartë të moralit, derisa e cilësoi si degë nga degët e imanit.
Në hadithin të cilin e transmeton Imran ibn Husejni thuhet:” Turpi nuk vjen përveçse me të mira” [ Buhari dhe Muslim]
Turpi bile konsiderohet virtyt dallues dhe karakteristik i fesë sonë siç është transmetuar në hadithin të cilin e transmeton Enesi radij Allahu anhu se i Dërguari (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:” Me të vërtetë çdo fe e ka virtytin moral të saj e virtyti moral i Islamit është turpi” [Ibn Maxheh]
Mirëpo ekzistojnë disa çështje në të cilat tek shum njerëz mbizotrojnë bindje plotësisht të gabuara rreth këtij fenomeni saqë konsiderojnë gjëra të turpshme të cilat në fakt jemi të obliguar t’i mësojmë dhe t’ua mësojmë shoqërisë e të flasim rreth tyre ngase mosmësimi i tyre sipas fesë së Allahut shkakton që të rinjtë pastaj si rrjedhojë i marrin informacionet nga burimet që nuk kan referencë Kur’anin famëlartë e as sunnetin e pastërt profetik! E të mësuarit e këtyre çështjeve nuk është aspak turp ngase Allahu nuk turpërohet nga e vërteta mirëpo është obligim fetar.
Prej këtyre çështjeve që konsiderohen tek shum njerëz gati se “tabu” është çështja e marrëdhënieve intime dhe mënyra e saj sipas asaj që na është mësuar nga thesari i madh i Islamit.
I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ëe sel-lem) i frymëzuar nga Allahu i cili nuk fliste nga hamendja, na ka mësuar çdo gjë që i përket muslimanit në çështjet e dunjas dhe ato të ahiretit!
Edhe këto çështje na ka mësuar dhe assesi nuk është turp t’i mëson muslimani këto gjëra por plotësisht në të kundërtën, ai e ka obligim dhe patjetër duhet të mëson udhëzimin profetik sepse ai është më i ploti, dhe i vetëm i drejti i cili çon në lumturinë e dunjas dhe ahiretit.
Fatkeqësisht shum të rinjë të cilët martohen nuk i mësojnë rregullat dhe dispozitat elementare të jetës bashkshortore në Islam e aq më pak mënyrën e aktit të marrëdhënieve intime sipas sunnetit autentik çka rezulton në shum problem të ndryshme dhe sigurisht edhe hyrje në harame si shkak i mosnjohjes së rregullave dhe udhëzimeve fetare.
Kjo është një fatëkeqësi të cilën hoxhallarët obligohen t’ia sqarojnë rinisë në vazhdimsi. Prandaj ky shkrim i dedikohet posaqërisht vëllezërve dhe motrave të pamartuar ose të fejuar që në të ardhmën do t’ë hyjnë në këtë fazë të rëndësishmë të jetës së tyre në mënyre që të jen sa më afër mësimeve të pastërta profetike në këto çështje.
Këtu dua shkurtimisht të reflektoi mënyrën e kryerjes së marrdhënieve intime sipas udhëzimit profetik në natën e parë të martesës dhe në përgjithësi mënyrën e duhur e kalimit të kësaj nate.
Kjo është një fatëkeqësi të cilën hoxhallarët obligohen t’ia sqarojnë rinisë në vazhdimsi. Prandaj ky shkrim i dedikohet posaqërisht vëllezërve dhe motrave të pamartuar ose të fejuar që në të ardhmën do t’ë hyjnë në këtë fazë të rëndësishmë të jetës së tyre në mënyre që të jen sa më afër mësimeve të pastërta profetike në këto çështje.
Këtu dua shkurtimisht të reflektoi mënyrën e kryerjes së marrdhënieve intime sipas udhëzimit profetik në natën e parë të martesës dhe në përgjithësi mënyrën e duhur e kalimit të kësaj nate.
Sigurisht se kjo natë konsiderohet prej netëve më të veçanta në jetën e besimtarit e cila luan një rol të rëndësishëm për relacionin reciprok të porsamartuarve dhe jetën e ardhshme bashkëshortore të tyre.
Prandaj duhet patjetër besimtari t’a bënë këtë natë kënaqësi për bashkshortën e jo ” tragjedi”.
Fillimisht muslimani në natën e parë të martesës pasiqë e udhëzon nusën e tij në dhomën e fjetjes ai duhet të sigurohet që t’i mbyllë dyert dhe dritarët që të jen të sigurtë për mosparjën nga dikush tjetër . Ai dhe ajo duhen të zbukurohen për njëri-tjetrin në formën më të mirë, duke u stolisur dhe parfymuar për të kënaq njëri-tjetrin dhe të ken kujdesë që mos të kundërmojnë ndonjë erë të keqe. Ibn Abbasi (radij Allahu anhu) ka thënë:” Kam qejf të zbukurohem për gruan time aq sa kam dëshirë që ajo të zbukurohet për mua.”
Çiftit të rinjë i përket pastaj t’i falë dy rekate namaz nafile siç është transmetuar prej të parëve tanë të mirë e pas këtij namazit të përbashkët ai vendosë dorën e tij të djathtë në pjesën e mëparshme të kokës së nusës së tij dhe e thot këtë lutje:”
” اللهم إني أسألك من خيرها وخير ما جبلتها عليه، وأعوذ بك من شرها وشر ما جبلتها عليه”
“O Allahu im, kërkoj prej Teje të më dhurosh të mirën që e ke bërë natyrë të saj, dhe lutem të më mbrosh nga e keqja e saj dhe e keqja që e ke bërë natyrë të saj.”
Pastaj para se të hyjmë në sqarimin e mënyrës së marrëdhënieve intime në dritën profetike në këtë natë, është mirë të këshillojmë besimtarin që t’ia rregullon atmosferën sa më të përshtatshme nusës së tij duke e rregulluar dhomën sa më të këndshme me zbukurime e këtu besoj se secili e kupton qëllimin. Ekspertet këshillojnë që dhoma të përmban sa më shum ngjyrë të kuqe ngase ndikon në disponimin e njeriut për dashuri.
Pastaj është prej sunnetit që t’i ofrohet për të ngrënë diçka të shijshme nuses sikurse është transmetuar se i Dërguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) i ka sjellur Aishes (radij Allahu anha) qumësht.
Me rëndësi është ushqimi e nuk duhet të jetë patjetër qumësht, këtu mund të përdoren edhe ëmbëlsirat,frutet etj.etj.
Me rëndësi është ushqimi e nuk duhet të jetë patjetër qumësht, këtu mund të përdoren edhe ëmbëlsirat,frutet etj.etj.
Një fakt tash duhet ta ketë çdo besimtar parasysh dhe është e rrugës të rikujtohet këtu, se nuk është e patjetërsueshme mu në natën e parë të kryhet akti seksual, e sa i përket atyre që përshkak traditës së keqe tek shum vise shqiptare në mënyrë që të tregohet ‘” qarshafi ” në mëngjes,atëherë duhen të kuptojnë se kjo gjë nuk ka lidhje diç me fenë e Allahut dhe është gjest joihijshëm i cili cenon privatësine dhe nderin e gruas muslimane.
Ekspertet këshillojnë që në këtë natë të pare të martesës, ku parapriu stresi dhe lodhja e dasmës etj, të pushohet në të duke kaluar natën në biseda të lehta dhe të këndshme me shprehje përplotë me,dashuri, harmoni dhe mirëkuptim ku inkuadrohen edhe puthjet, ledhatimet e kështu me rradhë.
Si këshillë është mirë të ceket se burrit i takon t’a merr iniciativën dhe t’a disponon nusen duke mos kursyer aspak në komplimente ndaj saj dhe lëvdata pê bukurinê e saj dhe për çdogjë që i pëlqen tek ajo. Pastaj duhet të ken kujdesë që mos të jet prej atyre të cilit pandërprerë flasin për vetveten e tij sepse kjo nuk është prej edukatës dhe e bezdisë nusën por duhet t’i jap hapësirê nusës së tij të shprehet dhe të tregon prej anës së saj, në këtë mënyrë ajo lirohet me burrin e saj dhe ndihet mirë e burri duhet t’a ndëgjon at me vêmendje. Zakonisht gratë jan më të turpshme dhe burrit i përket ta merr iniciativen në çdogjë,posaqêrisht në këtë natë.
Para se të hyjmë në temen themelore të kësaj tematike e që është “akti seksual në këtë natë” duhet të ripërkujtohet çdocili me realitetin e mirënjohjës së kësaj begatie dhe dhurate nga ana e Allahut ( subhanehu ëe teala.)
Martesa me një femër besimtare si mirësi madhêshtore nga Allahu subhaneh ku duhet synuar qëllime të larta e të sinqerta në kryerjen e marrëdhënieve si një akt bindjeje ndaj Allahut, i pasimit të sunnetit të të Dërguarit sal-Allahu alejhi ue sel-lem, shtimit të ummetit dhe adhurimi i Allahut nga pasardhësit, mbrojtje nga haramet dhe ruajtje e moralit nga të dy bashkshortët, pastaj edhe plotësimi i nevojave fiziologjike dhe dëfrimi në mënyrë të lejuar ku mund tê fitohen bile shpërblime nga Allahu nëse bëhet me nijjet të pastëert siç ka ardhur nê hadithin e Ebu Dherrit ku Sahabët u çuditën me këtë fakt që ua përmendi i Dërgauri (sal-Allahu alejhi we sel-lem). dhe thanë:” O i Dërguari i Allahut, a do të fitoj shpërblim edhe ai prej nesh që shuan epshin e tij?” Ai (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) iu përgjigjë:” Nëse epshin e drejton nga e ndaluara, a do t’I llogaritej kjo si mëkat? Kështu që nëse e drejton nga e lejuara (gruaja e tij), ai për këtë do të shpërblehet.” {Muslimi, Ahmedi dhe të tjerë}
Martesa me një femër besimtare si mirësi madhêshtore nga Allahu subhaneh ku duhet synuar qëllime të larta e të sinqerta në kryerjen e marrëdhënieve si një akt bindjeje ndaj Allahut, i pasimit të sunnetit të të Dërguarit sal-Allahu alejhi ue sel-lem, shtimit të ummetit dhe adhurimi i Allahut nga pasardhësit, mbrojtje nga haramet dhe ruajtje e moralit nga të dy bashkshortët, pastaj edhe plotësimi i nevojave fiziologjike dhe dëfrimi në mënyrë të lejuar ku mund tê fitohen bile shpërblime nga Allahu nëse bëhet me nijjet të pastëert siç ka ardhur nê hadithin e Ebu Dherrit ku Sahabët u çuditën me këtë fakt që ua përmendi i Dërgauri (sal-Allahu alejhi we sel-lem). dhe thanë:” O i Dërguari i Allahut, a do të fitoj shpërblim edhe ai prej nesh që shuan epshin e tij?” Ai (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) iu përgjigjë:” Nëse epshin e drejton nga e ndaluara, a do t’I llogaritej kjo si mëkat? Kështu që nëse e drejton nga e lejuara (gruaja e tij), ai për këtë do të shpërblehet.” {Muslimi, Ahmedi dhe të tjerë}
Për këtë begati të madhe duhet të falëndërohet Allahu vazhdimisht.
Allahu i lartësuar thot: “dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të qetësoheni pranë tyre, dhe që në mes jush të lindë (vendoset) dashuria dhe mëshira. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit që mendojnë;” (30:21)
Intimiteti seksual në natën e parë të martesës
Duhet të potencojmë se Intiiteti seksual mes bashkëshortëve është i inkurajuar në Islam kur ndodhe në suaza të legjitimuara dhe ‘ me të vërtetë një dhuratë e madhe nga Allahu që e ka lejuar këtë dhe që ka premtuar të mos i fajësojë ata që is shuajnë epshet e tyre në mënyrë të ligjshme.Allahu i lartësuar thot:” dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale, (5) përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar. (6) E, kush kërkon (kënaqësi) përpos këtyre, të atillët – me të vërtetë, janë kundërvajtës. (7) {Kur’an: Muminun: 5-7}
Duhet të potencojmë se Intiiteti seksual mes bashkëshortëve është i inkurajuar në Islam kur ndodhe në suaza të legjitimuara dhe ‘ me të vërtetë një dhuratë e madhe nga Allahu që e ka lejuar këtë dhe që ka premtuar të mos i fajësojë ata që is shuajnë epshet e tyre në mënyrë të ligjshme.Allahu i lartësuar thot:” dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale, (5) përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar. (6) E, kush kërkon (kënaqësi) përpos këtyre, të atillët – me të vërtetë, janë kundërvajtës. (7) {Kur’an: Muminun: 5-7}
Megjithatë, ka disa rregulla dhe udhëzime të cilat duhen respektuar kur ndonjëri i afrohet në mënyrë intime bashkëshortës së vet ‘ posaqërisht në këtë natë për të cilën po flasim. (Këtë pjesë të shkurtër të sinjalizuar me ‘ dhe ‘ e gjen në librin “Më afër se rrobat” nga Shejh Muhamed el Jibaly)
Fillimisht para se të hyjnë në këtë akt të dy bashkshortet ata duhen të jen të ndërgjegjshëm për afërsine dhe vëzhgimin e Allahut në mënyrë që mos të hyjnë në diç që është e ndaluar dhe ata duhet ta rregullojnë nijjetin për të cilin folëm më heret. Kështu besimtari tregon se as në momentet e tilla nuk e harron ndërgjegjen fetare.
Intimiteti seksual:
Ky akt marrëdhënieve seksuale i përmban tri faza.
Faza e parë është “paraloja”, që arrihet me lozje të gruasë, ledhatime puthje dhe në të cilën përgatitet gruaja psikologjisht për aktin seksual dhe është shum e rëndësishme e të cilin e ka praktikuar i Dërguari Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) me gratë e tij dhe që është sunnet. Lidhur me këtë dijetari i njohur Ibn Kudameh el Makdesi rahimehullah ka thënë: “Kërkohet që burri ta përkdhelë dhe ledhatojë gruan e tij para marrëdhënieve, që ta nxitë atë për të pasur sa më shumë kënaqësi, siç ndien edhe vet…”
Faza e parë është “paraloja”, që arrihet me lozje të gruasë, ledhatime puthje dhe në të cilën përgatitet gruaja psikologjisht për aktin seksual dhe është shum e rëndësishme e të cilin e ka praktikuar i Dërguari Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) me gratë e tij dhe që është sunnet. Lidhur me këtë dijetari i njohur Ibn Kudameh el Makdesi rahimehullah ka thënë: “Kërkohet që burri ta përkdhelë dhe ledhatojë gruan e tij para marrëdhënieve, që ta nxitë atë për të pasur sa më shumë kënaqësi, siç ndien edhe vet…”
Patjetêr duhet të respektohet kjo fazë e posaqërisht në netët e para të martesës.
Pastaj kur e vëren se të dyt kan arritur shkallën në të cilën e dëshirojnë të dyt hyrjen në fazën e dytë e që është “kryerja e marrëdhënieve intime” muslimani duhet t’a thot këtë lutje ngase nëse Allahu e furnizon atë me fëmijë, ai fëmijë do të jet i ruajtur nga shejtani siç është transmetuar në hadith të vërtetë. Lutja është kështu:
بسم الله اللهم جنب الشيطان, و جنب الشيطان ما رزقتنا””
Pastaj kur e vëren se të dyt kan arritur shkallën në të cilën e dëshirojnë të dyt hyrjen në fazën e dytë e që është “kryerja e marrëdhënieve intime” muslimani duhet t’a thot këtë lutje ngase nëse Allahu e furnizon atë me fëmijë, ai fëmijë do të jet i ruajtur nga shejtani siç është transmetuar në hadith të vërtetë. Lutja është kështu:
بسم الله اللهم جنب الشيطان, و جنب الشيطان ما رزقتنا””
“Në emër të Allahut, O Allahu im largoje djallin dhe largoje djallin prej asaj çka na furnizon”
I lejohet burrit t’i afrohet gruas nga cila do anë që dëshiron me kusht që të jetë në vaginë e në asnjë mënyrë nuk është e lejuar që bashkshorti t’i afrohet nuses së tij nga “Anusi” ngase Allahu subhanehu ue teala thot:” Gratë tuaja janë arat tuaja, dhe afroheni arave tuaja si të doni e paraqitni diçka për shpirtin tuaj (të mirë). Dhe druajuni Allahut dhe dinie se do të takoheni me Te. (Ti o Muhammed)! Sihariqoji besimtarët. (2:223)
“Ara” këtu do të thot se vendi i vetëm i lejuar për të pasur marrëdhënie me gruan është vagina, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të kultivuar farën dhe që ajo të ngelet me barrë. Ibn Abbasi radij Allahu anha ka thënë: “Kjo do të thot nga para, nga prapa, apo të shtrirë, perderisa mashkulli kryen marrëdhënie nga ku del bebja” (shih më detajisht në librin “me afër se rrobat” të dijetarit Muhammed el Jibali”)
Poashtu rreptësisht e ndaluar është kryerja e aktit seksual duke qenë ajo me menstruacione mirëpo të kënaqet me trupin e saj duke përjashtuar organin gjenital është e lejuar.. Kërcënimi për këto dy veprime në fenë e Allahut është shum i madh dhe mëkati është shum i rrezikshëm siç transmetohet nga Ebu Hurejra radij Allahu anhu se i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) i ka thënë:” Kushdo që shkon te një fallxhorë dhe i beson atë që i thotë, ose kryen marrëdhënie me gruan që është me menstruacione, ose kryen marrëdhënie me gruan në anus të saj, ai padyshim ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit.” {Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë}
Pastaj në një tjetër hadith i cili poashtu transmetohet nga Ebu Hurejra radij Allahu anhu i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) thot:”I mallkuar është ai i cili kryen marrëdhënie me gruan e tij në anus.”
Mirëpo transmetime për ndalesa tjera jashta këtyre dyjave çka cekëm nuk ka në aktin seksual dhe bashkshortët jan të lirë të kënaqen si të dëshirojnë.
Pas kësaj faze pasiqë të arrihet kulmanicioni i kënaqësisë dhe emocioneve pason pastaj faza e tretë e që konsiderohet faza e relaksimit. Në këtë fazë muslimanit nuk i takon aspak t’ia kthen shpindën bashkshortës së tij mirëpo duhet t’i kushton vëmëndje dhe të argëtohet me të. Nuk është e domosdoshme qe nusja patjetër të humb virgjiritetin në natën e parë siç mendojnë shum njerëz por kjo mund të zgjasë deri disa dit ngase edhe kjo dallon prej personi në tjetër.
Pas aktit seksual bashkshortët duhen të pastrohen (të marrin gusël) ose abdest nëse dojnë të përsërisin aktin e pastaj të pastrohen.
Këto jan disa udhëzime dhe rregulla nga feja e jonë e pastërt dhe të gjithë neve na përket tua mësojmë fëmijëve, shokëve, të gjithë atyre që kan për të hyrë në këtë fazë të jetës në mënyrë që të kalojnë një jetë sa më të shëndoshë bashkshortore duke u bazuar në sunnetin autentik!
O Allah udhëzoje rininë tonë, mësoja udhëzimet e fesë tënde!
Allahut i mbështetemi dhe vetëm prej Tij vjen suksesi!
Shkruan: Hoxhë Ardian Elezi
Monday, 18 July 2016
Lakra
Lakra eshte e pasur me veti ushqyese
dhe me pak kalori. Nje fixhan laker permban 15 kalori. Ai eshte nje
ushqim i shkelqyer per ata qe mbajne diete.
Permbane vitaminat A,B,C,E . Secila
prej ketyre lendeve ushqyese eshte e vlefshme per trupin e njeriut.
Vitamina A eshte e rendesishme per
shikimin dhe per nje lekure te shendetshme.
Vitamina B ndihmon per te nxitur
metabolizmin e energjis dhe ruan integritetin e indeve nervore ne te
gjithe trupin.
Vitamina C eshte e rendesishme ne
djegien e yndyrave dhe eshte nje antioksidant.
Vitamina E ndihmon per te ruajtur
integritetin e lekures e lekures per shkak se eshte nje antioksidues
me yndyra te ngopura.
Lakra mund te ndihmoje si ilac ne raste
te ndryshme si p.sh anemi, problemet me gingivet dhe dobesi te
pergjithshme. Kjo mangesi demton sistemin imunitar dhe trupi eshte me
i prekur ndaj infeksioneve dhe semundjeve. Lakra siguron nje shume te
madhe te Vitamines C, mundesisht siguron me shume Vitamin C se
portokalli.
Vetite shendetsore te lakres jane te
shumta, jo vetem duke ndihmuar ne semundje te ndryshme por ndihmon
gjithashtu edhe ne ngadalsimin e procesit te plakjes.
Fat Burning Secrets
Fat Burning Secrets
If you have always struggled to lose that extra bit of stubborn body fat, then you need to learn the secrets revealed in ‘Fat Burning Secrets’. You will learn which common every day foods that you probably eat right now are making it nearly impossible for you to burn those extra kilos, and exactly what you should be doing and eating in order to get the body of your dreams. Begin your fat burning journey now!
Fat Burning Secrets
If you have always struggled to lose that extra bit of stubborn body fat, then you need to learn the secrets revealed in ‘Fat Burning Secrets’. You will learn which common every day foods that you probably eat right now are making it nearly impossible for you to burn those extra kilos, and exactly what you should be doing and eating in order to get the body of your dreams. Begin your fat burning journey now!
Fat Burning Secrets
Subscribe to:
Posts (Atom)