Thursday, 19 May 2016

Luftojeni reumën me këto ushqime


Ushqyerja në mënyrë të shëndetshme dhe marrja e ushqimeve të duhura luan një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e reumës. Në fakt, personave që vuajnë nga kjo sëmundje por që nuk marrin mjekim, mënyra më efektive në trajtim që ju rekomandohet është përdorimi i një diete ushqimore rigoroze. Patatet e pagatuara ndihmojnë shumë për të çliruar nga dhimbjet dhe parehatia që shkaktohen nga reumatizma.
Meqë lëkura e patateve është shumë e pasur në minerale ato mund të futen në ujë, të zihen dhe më pas të pihet lëngu. Lëngu këshillohet të konsumohet disa herë në ditë para vakteve. Lëngu i nxjerrë nga kungulli i hidhur, duhet të përzihet me një lugë mjaltë dhe më pas të konsumohet. Është e rëndësishme të merret çdo ditë për tre muaj me radhë. Lëngu i nxjerrë prej selinos duket se është më i efektshëm sesa vetë konsumi i kësaj perime në rastin e të sëmurëve reumatikë. Rekomandohet të pihet lëngu i dy ose tre limonëve çdo ditë për të paktën tre muaj.
Konsumimi i të paktën 6 kokrrave arra çdo ditë ndihmon në qetësimin e dhimbjeve në mënyrë efektive. Ka disa lloje të ndryshme dietash ushqimore për të sëmurët me reumatizëm, të cilat vërtet ndihmojnë shumë në këtë drejtim dhe ato mund t’i gjeni në faqe të ndryshme interneti. Në anën tjetër, ekspertët mjekësorë rekomandojnë që të mos përdoren pijet që përmbajnë kafeinë, si çaji, kafja dhe çokollata e nxehtë, pastaj erëzat dhe turshitë, mishi i kuq, peshku dhe produktet e mishit, drithërat e përpunuara, si ato që ndodhen te buka e bardhë si dhe ëmbëlsirat dhe produkte të tjera që përmbajnë sasi të madhe sheqeri.

Ajete dhe hadithe -17


Smile -12


Ide krijuese- 28


GJËJA MË E BUKUR NË JETË?!

Gjëja më e bukur në jetë është ta dish se Allahu është me ty në vështirësi dhe rehati.
– Gjëja më e bukur në jetë është t’i nënshtrohesh Zotit tënd, t’i biesh në sexhde dhe t’i përlotsh sytë e tu për të dhe për hir të Tij.
– Gjëja më e bukur në jetë është lutja e njerëzve për ty për hajr dhe mirësi.
– Gjëja më e bukur në jetë është të flesh si i dëmtuar e jo si dëmtues.
– Gjëja më e bukur në jetë është të japish lëmoshë për veten dhe për familjen tënde për të varfrit dhe nevojtarët.
– Gjëja më e bukur në jetë është prezenca e familjes tënde dhe e të dashurve të tu përreth teje.
– Gjëja më e bukur në jetë është që të tjerët të dojnë dhe të respektojnë.
– Gjëja më e bukur në jetë është burri i ndershëm/gruaja e ndershme, të cilin e donë apo të donë, të ndihmon apo e ndihmon në fenë dhe dynjanë tënde apo të saj.
– Gjëja më e bukur në jetë është fëmija i cili të thotë babai im apo nëna ime.
– Gjëja më e bukur në jetë është kur ti i realizon ëndrrat dhe ambiciet e tua.