Saturday, 30 January 2016

Vaji i Fares se Sheges





Perfitimet shendetsore:
  • I njohur per efekte mbrojtese kunder kancerit te prostates dhe kancerit te lekures.
  • Ndihmon ne reduktimin e nivelit te lipideve ne melci.
  • Permban nje nivel te larte te acidit punicik, i cili eshte unik ne familjen e sheges dhe i cili eshte mbrojtes kunder smundjeve kardiovaskulare.
  • Acidi Punicik eshte i mire per uljen e kolesterolit LDL
    Permbajtja e latre e acidit Punicik ndihmon ne forcimin e sistemit imuntar dhe rrit rezistencen e trupit.
  • Ajo ka nje permbajtje shume te antioksidantesh ne saje te struktures se saj.

Perdorimi

  • I pershtatshem per perdorim vetem ne te ftohte.
  • Shoqerues i mire i garniturave dhe sallaterave.
  • Keshillohet te merret 1-2 luge caj i vajit te fares se sheges ne dite.
  • Ushqen lekuren dhe lufton kunder rrudhave ker perdoret si vaj masazhues.

Vaji i Arres


Perfitimet shendetesore:
  • Permban minerale, acide yndyrore te pangopura.
  • Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9.
  • I dobishem ne trajtimin e iflamacioneve.
    Ndihmon per te stabilizuar nivelin hhormonal.
  • Mbron enet e gjakut dhe ul rrezikun e semundjeve te zemres.
    Parandalon formimin dhe zhvillimin e semundjeve kanceroze.

Perdorimi:

  • Keshillohet marrja e 1-2 luge caji vaj arre ne dite.
  • I pershtatshem per perdorim ne te ftohte dhe ne te ngrohte.
    Mund te merret i vetem ose shoqerohet neper sallatera.
  • Per kujdesjen e flokeve masazhohet skalpi dhe lahet pas 2-3 oreve.
  • Mund te perdoret si pastrues kozmetik. Mbron duart,kembet dhe thonjte.
  • Lufton rrudhat rreth syve dhe buzeve.
  • Stimulon nxirjen e lekures duke e ruajtur ate nga rrezet UV.
  • Gjate masazhimit te lekures ndihmon ne largimin e njollave te saj.

Thursday, 28 January 2016

Ide krijuese -8



Kumbulllat e thata forcojne kockat (eshtat)

Nëse ju pëlqejnë kumbullat e thata duhet patjetër t’i konsumoni duke qenë se ato ju bëjnë mirë për eshtat. Shkencëtarët në Universitetin e Floridës në Oklahoma kanë vërtetuar se konsumimi i dhjetë kumbullave të thata në ditë përmirëson dendësinë e eshtrave, transmeton “Zëri.info”.
Ata realizuan një studim tek dy grupe femrash për një periudhë 1-vjeçare. Grupi i parë i femrave nuk konsumoi kumbulla ndërsa i dyti po.
Në fund shkencëtarët arritën në përfundimin se grupi që konsumoi kumbulla kishte eshtra më të forta.

Thursday, 14 January 2016

Ide krijuese...7


Ide krijuese...6


Ide krijuese...5


Stresi dobëson kujtesën

Niseni për diçka në kuzhinë dhe harroni se për çfarë keni shkuar? Të gjitha këto ju tregojnë se me kujtesën tuaj nuk është në rregull dhe kjo falë stresit.
Sot nga njeriu kërkohet që të mbajë mend shumë, ndërsa stresi është gjithnjë e më i madh, kështu që nuk është për çudi që gjithnjë e më shumë persona kanë probleme me depresionin dhe ankthet.
Studiuesit thonë se pikërisht stresi është njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të kujtesës së dobët. Është dëshmuar se ekspozimi i gjatë ndaj stresit rezulton me kujtesë më të dobët. Edhe studimet e mëhershme kanë treguar se personat me nivel të lartë të kortizonit, i ashtuquajtur hormoni i stresit, kanë rezultate të dobëta në testet e kujtesës. Personat të cilët lëshohen në ekspozimin e vazhdueshëm të stresit gjatë një periudhe nga 3 deri 5-vjeçare me siguri se do të kenë probleme me kujtesën
Marre nga: Radio Pendimi

Me uthullë të mollës kundër venave të zgjeruara

Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut dhe, gjithashtu e ruan linjën e trupit.
Nëse keni probleme me dhimbje në nyja gjatë natës duhet t’i mbështillni vendet me dhimbje me pëlhurë, të cilat janë lagur mirë me uthull të mollës, transmeton “Zëri.info”.
Mbi të e vendosni një stof të leshtë. Përveç kësaj, gjatë secilës shujtë duhet pirë një gotë ujë, në të cilën janë përzier dhjetë lugë të vogla me uthull molle.
Ndërsa kundër venave të zgjeruara për çdo mëngjes dhe mbrëmje, lëkurën mbi venat e zgjeruara duhet ta fërkoni me uthull të pastër molle. Përveç kësaj, duhet që edhe dy herë në ditë ta pini nga një gotë ujë me dy lugë të vogla të uthullës. Terapia zgjat një muaj.
Marre nga:Radio Pendimi

Ulu këtu ta mësoj diturinë e Seidit

Seid ibn Musejjibi, dijetari i Medinës, kishte një vajzë të mençur dhe shumë të bukur, për dorën e së cilës garonin të rinjtë arabë. Halifeja i muslimanëve në Damask kishte dëgjuar për të dhe duke menduar se atij nuk i refuzohet kërkesa kishte dërguar tek Seidi një mësit, për t’ia kërkuar vajzën për djalin e tij. Njerëzit menduan se Seidi do të gëzohej, por Seidi u pikëllua e pastaj e refuzoi këtë ofertë. 

Tha: Si do të jetë puna ime kur në Ditën e Gjykimit do të vij me mëkate të njerëzve sa kodrat?!

Kur Halifes i arrit ky lajm u çudit sepse nuk e priste një refuzim të tillë. Mësiti i Halifes kishte tentuar ta mashtronte me shuma të majme parash, poste, etj, madje dhëndërri i tij do te ishte halifeja i ardhshëm. 
Seidi iu përgjigj: Nëse tëre dynjaja tek Allahu, subhanehu ve teala, nuk vlen sa një krahë milingone atëherë tregomë se sa pozitë të madhe zë mbretëria e halifes në këtë krahë milingone?
Seidi u kthye te nxenesit e tij por vërejti se Abdullah ibn Veda’ah mungonte. Pyeti për të se ku ishte? I Thanë se gruaja i kishte vdekur dhe se ai nuk kishte mundësi të martohej me meqë ishte i varfër.
Kur prezantoi Abdullahu në ligjëratë, Seidi i tha: Te kam zgjedhur ty burrë për vajzën time!
 Derisa Abdullahu dhe të tjerët u cuditën me këtë lajm, akti i kurorëzimit veç filloi në xhami. Shkoi Abdullahu në shtëpi dhe filloi te mendonte se si do t’i gjente paratë për gjërat e nevojshme për martesë. Derisa ishte në këtë gjendje, kur ja dikush trokiti derën. Sa shumë u çudit kur në derë pa Seidin, i cili ia dha selam. Seidi u largua pak kur ja pas tij ishte vajza e tij, e cila shndriste si hënë. Pasi qe u lut për ta për t’i bekuar Allahu, subhanehu ve teala, shkoi!
Mbeti vajza dhe gati sa nuk i binte të fiket nga turpi. Hipi Abdullahu në kulmin e shtëpisë dhe kërkoi nga fqinje ndihmë sepse Seidi ia kishte sjellur nusën ndërsa ai nuk kishte asgjë. Erdhën gratë fqinje me dhurata, tëlyen, mjaltë, miell, derisa e tërë shtëpia u mbush me të mira.
Abdullahu vazhdon ta plotësojë tregimin: Pastaj hyra tek ajo kur ja ajo ishte vajza me e bukur dhe me e mençur. Kur dëshirova te shkoje tek Seidi për të mësuar, më tha: Ku po shkon? 
Thashë: Në ligjëratat e babait tënd.
 Tha: Ulu këtu ta mësoj unë diturinë e Seidit!

Marre nga: Radio pendimi

A të fejohem me të, por nuk është e virgjër?


Pyetja:
Jam në kontakt me një vajzë që 3-4 muaj në suaza të hallallit vetëm kemi biseduar unë jam bërë shkaktar që ajo ka filluar të falë namaz që 2 muaj e kam këshilluar shumë dhe kam menduar që të lidhem me të dhe të fejohem. Kur kam  filluar të flas rreth kësaj ajo më ka thënë që pajtohet mirëpo më tha që është një problem, se ajo para disa vitesh ka pasur një lidhje me një djalë dhe ka pasur marrëdhënie me atë djalin, d.m.th nuk është e virgjër dhe më ka thanë nëse ty nuk të pengon kjo punë që më ka ndodhur, unë mund te fejohem me ty për të bërë një jete islame ashtu si ti më këshillon pasi tash jam penduar. Tash unë jam shumë në dilemë si të veproj, a ta pranoj ashtu siç është apo të tërhiqem? Nëse e lë frikësohem që ajo mund të devijojë, por po frikësohem mos po më pengon mua në të ardhmen e nuk mundemi të kemi jetë të lumtur. Po shpresoj që jam i qartë në atë që thashë dhe do të keni mirëkuptim dhe të më jepni një këshillë të mire si të vendos përfundimisht. Pres një përgjigje sa më të shpejtë që mundeni. Allahu ju shpërbleftë e ua shtoftë diturinë!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Vëlla i nderuar, dije se Allahu e do që njeriu të jetë i turpshëm dhe e do që njeriu mos ti zbuloj mëkatet e të tjerëve. Nëse kjo femër është penduar për mëkatin e bërë dhe në sjelljet e saja vërehet se është përmirësuar, shenjat e pendimit janë prezent, është pishman për atë që ka ndodh në të kaluarën, atëherë padyshim Allahu u ka premtuar të penduarve falje dhe pastrim.
Prandaj ju mendoni mirë, nëse e gjeni vetën se ju tërheq ajo dhe mendoni se përkundër asaj që i ka ndodhur, është e mirë, e sjellshme për të krijuar familje në frymën Islame, me një fjalë je i kënaqur me pendimin e saj, të pëlqen feja e saj dhe për këtë keni mbledhur një numër të fakteve, atëherë llogarit në shpërblimin e Zotit dhe tejkalo gabimin e saj. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ia mbulon besimtarit ndonjë të metë, atij Zoti do t`ia mbulojë të metat Ditën e Kiametit”(shënon Buhariu dhe Muslimi).
Gjithashtu ju këshillojmë se para se të vendosni se çfarë do të bëni, falni namaz istihare dhe drejtojuni Zotit të Madhërishëm me lutje të sinqertë që t`ju udhëzoj në atë që është më mirë dhe më e dobishme për ju. Vërtet kush i mbështetet  Atij, ai kurrë nuk do të humbë dhe devijoj në veprimet e tij.
Mirëpo nëse vendosni ta fejoni atë vajzë, atëherë ne do ti përmendim edhe dy vërejtje të rëndësishme të cilat mendojmë se do t`ju ndihmojnë në jetën tuaj:
–         Nga ai moment duhet ta mbyllni atë etapë të jetës së saj dhe më mos ta diskutoni se çfarë ka ndodhur, apo si dhe çështje tjera. Edhe nëse ajo dëshiron të flet rreth tyre, këto duhet të mbyllen dhe mos të përmendën më.
–         Dije se jeta bashkëshortore është e gjatë dhe ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme. Prandaj mos të jetë e kaluara e saj vazhdimisht në kujtesën tuaj, për faktin se shejtani mund të tentoj që t`ju bëj vesvese dhe komplekse. Gabimi i saj pas pendimit është fshirë me lejen e Zotit prandaj edhe ju mundohuni ta harroni dhe mos ta kujtoni.

Marre nga:Radio Pendimi

Monday, 4 January 2016

Paulownia pema e se ardhmes se arte

Paulowniaë shtë pemë me prejardhje nga Azia Lindore, 


Paulownia hibrid, di të përballet në lartësi deri në 20 m. Per 8 vite.

Paulownia është një pemë (druri) me rritje të shpejtë. Pas vitit të parë Paulownia mund të arrijë një lartësi prej 3m nën kushte të favorshme të mjedisit.

Në pranverë lulet janë të purpurt në të kaltër. Paulownia lëshon erë shumë të këndshme. Vetëm 3 vjet pas mbjelljes mund të pritet në lule, gjë që e bën këtë lloj peme një fabrikë popullore. Pema është e volitshme edhe për bletar, pasi jep sasi të mëdha të nektarit dhe mjaltë kualitativ,ne 1ha jep 900-1000 kg mjalt kurse gjethet munden te perdoren per sillazh ushqim per kafshe.
Rezistimi i temperaturave të ulta, prej -25 ° C deri +45 ° C.

Mbjellja Pyjore! 

Paulownia distancat e mbjellejes bëhen në këtë mënyrë:
Për industri nji pem sjell deri minimum 40 cm diametri i trupit 0,8-1 m³ dru (8-9 vite 4x4m ose 4x5m). per djegeje prerja behet pas 4-5vite diametri i trupit 20cm distancat (1x2m, 2x2m,1,5x2m)

Paulonia video