Monday, 23 November 2015

Oraret e faljes

Ja Oraret e faljes se namazit
Per te gjitha shtetet,qytetet e botes.

Grate & Burrat


Kujdes!


Uji me limon forcon imunitetin


Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm për të nisur ditën me energji. Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një kokërr limoni. Kjo është një pije mjaft e mirë për organizmin dhe duhet të praktikohet çdo ditë nga ju. Ky lloj lëngu do t’ju ndihmojë të forconi imunitetin dhe metabolizmin, transmeton “Zëri.info”.
Ai gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit dhe në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. E gjitha kjo pasi pija është e pasur me vitaminë C, mjaft e domosdoshme për forcimin e organizmit dhe luftën ndaj ftohjes. Uji me lëngun e limonit ndihmon në procesin sa më të mirë të tretjes së ushqimit dhe ju ndihmon sidomos kur keni fryrje të stomakut. Mbi të gjitha kjo pije ju ndihmon dhe në freskimin e aromës së gojës, por nga kjo pije keni edhe shumë dobi të tjera.

Marre nga : Radio Pendimi

Vaji i arganit


Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut. Ai ka nje perberje mbi 80% te acideve yndyrore te pangopura.Siç kanë treguar shumë herë edhe studimet shkencore, vaji i arganit ndihmon në kurimin e lëkurës, duke i rikthyer asaj hidratimin, ushqyerjen, mbrojtjen, rigjenerimin, elasticitetin, si dhe përtharjen e plagëve. Gjithashtu, vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën) dhe ndihmon në parandalimin e formimit të rrudhave


Substancat aktive që e bëjnë vajin e arganit një ilaç të mrekullueshëm
Vaji i arganit përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Këto substanca luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vajit dhe parandalimin e rrudhave, si dhe kanë funksion mbrojtës kundër radikaleve të lira.
Ja sepse vaji i arganit përdoret si për trajtimin e psioriazës (sëmundje lëkure) ashtu edhe për mbrojtjen kundër rrezeve UV e nga burimet e tjera të dëmit oksidues. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë A; acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6 rigjeneruese e antinflamatore; polifenole kundër rrudhave. Mos harroni se edhe pse është shumë hidratues, vaji i arganit nuk është i yndyrshëm.
 Perse mund ta perdorim vajin e Arganit:

  • Ndihmon ne eleminimin e rrudhave dhe rigjenerimin e lekures.Vaji i Arganit, i pasur me vitamine E, ndikon ne parandalimin e rrudhave si dhe ka funksion mbrojtes te radikaleve te lira.
  • Ka nje efekt te menjehershem ne pastrimin e lekures nga pikat e zeza si dhe per acarimet e fytyres me pucrra ndaj faktoreve te ndryshem.
  • Vaji i Arganit mund te perdoret per rigjenerimin e flokeve dhe ruajtjes se gjatesise se tyre. Vaji i Arganit ushqen floket duke i dhene atyre shkelqim dhe duke i bere me te forte.
  • Vaji i Arganit i thote stop celulitit. Perdorimi i Vajit te Arganit duke masazhuar zonat e ndryshme te trupit tuaj me te, ndikon ne eliminimin e celulitit dhe strijave te cilat krijohen ne trup gjate luhatjeve te peshes ose gjate shtatzanise tek grate.
  • Vajin e  Arganit, gjithashtu mund ta perdorni edhe per forcimin e thonjve, e cila i ushqen ato dhe i ben me te forte.

Saturday, 21 November 2015

Fazat e jetës bashkëshortore

Faza e parë:  Njohja   (prej 1 deri në 3 vjet):
Kjo është faza e njohjes së bashkëshortëve mes vete, njohja e çelësave dhe lumenjve.
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” [En-Nisa: 19]

Faza e dytë:  Harmonia    (prej 3 deri në 5 vjet):
Kjo është faza e thellimit të dashurisë në zemër dhe korrja e frutave të dashurisë.
Allahu i Madhërishëm thotë:
“e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush.” [El-Bekare: 237]

Faza e tretë:   Mirëkuptimi   (prej 5 deri në 7 vjet):
Kjo është faza e bisedave të qeta dhe e ndjenjave mallëngjyese.
Allahu i Madhërishëm thotë:
Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë. [Er-Rrum:21]

Faza e katërt:   Ndihmesa e ndërsjellë   (pas shtatë vjetëve):
Në këtë fazë bashkëshortët e ndiejnë se nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin.
“Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” [El-Bekare:187]
 Marre nga: Motra ime

5 Erresirat


Dhjetë gjërat që Nëna jote asnjëherë nuk ti tha!

E vështirë është të imagjinohet se sa na duan deri sa të furnizohemi me fëmijët tanë, vetëm atëherë do ta kuptojmë plotësisht dashurinë e një nëne. Këtu janë 10 gjëra që nëna juaj nuk jua tha.
Ti e bëre të qaj ... shumë.
Ajo qau kur kuptoi se ishte shtatzënë. Ajo qau teksa të lindi. Ajo qau kur të mbajti për të parën herë. Ajo qau nga lumturia. Ajo qau nga frika. Ajo qau nga meraku. Ajo qau sepse ka një ndijenjë aq thellë për ty. Ajo ndjeu dhimbjen dhe lumturinë tënde dhe e ndau atë me ty, e ke ditur apo nuk ishe në dijeni kur e bënte atë.
Ajo donte pjesën e fundit të byrekut
Por kur e shihte atë shikim me ata sy të mëdhenj dhe teksa e lëpije gojën me atë gjuhë të vogël, ajo nuk mund ta hante atë. Atë e bënte shumë më të lumtur fakti kur shihte barkun tënd të mbushur se sa të sajën.
Ajo ndjeu dhembje.
Kur i tërhiqje flokët e saj, ndjente dhembje; kur e kapje me ata thonj të mprehtë që ishte e pamundur të priten, ndjente dhembje; kur e kafshoje teksa pije qumësht, ndjente dhembje gjithashtu. Ti ia lendoje dhe mavijosje brinjët e saj kur shqelmoje brenda barkut të saj;barku i saj u tërhoq për nëntë muaj që të akomodoj dhe të ofroj haspsir të mjaftueshme;dhe teksa ke ardhur në këtë botë ajo ka kaluar nëpër dhimbje të papërshkrueshme.
Ajo kishte gjithmonë frikë dhe brengosej per ty.
Që nga momenti që ishte shtatzënë, ajo e bëri gjithçka ishte në fuqinë e saj për të të mbrojtur. Ishte ajo e cila largonte pengesat dhe gjërat e rezikshme nga arritja jote, dinte ti thoshte jo mbesës apo vajzës së ndonje të afërmi që donte të të mbantë në duar, apo mendohej dy herë kur edhe ndonjë i rritur kërkonte të të mbante...kjo pasi ne mendjen e saj askush nuk mund te kujdesej dhe të mbante të sigurt sikurse mund ta bënte ajo. Zemra e saj u ndal per nje cast në hapat e tu të parë. Ajo qëndroi deri vonë për t'u siguruar që u ktheve në shtëpi i sigurt, dhe u zgjua herët për të zgjuar që të shkosh në shkollë. Për cdo rrëzim ajo ishte afër; ajo ishte e gatshme të qetësoj nga çdo ëndërr e keqe apo të kujdesej për ty kur kishe temperaturë natën vonë. Ajo ishte aty për t'u siguruar që TI je në rregull.
Ajo të shikonte teksa flije.
Kishte netë kur ajo rrinte 03:00 deri sa ti më në fund flije. Ajo vështirë se mund të mbante sytë hapur deri sa këndonte ninulla për ty, dhe prap të lutej "fli, të lutem fli gjumë." Pastaj, kur më në fund flije, ajo do të lëshonte ngadalë ne shtrat dhe e gjithë lodhja e saj zhdukej për një moment të shkurtër kur ulej afër teje duke vështruar fytyrën tënde te vogël të përsosur, duke përjetuar dashuri më shumë se sa kishte menduar që ishte e mundur të ndjente, pavarësisht nga krahët e saj të rraskapitur dhe sytë e saj të lodhur.
Ajo të barti shumë më gjatë se sa nëntë muaj.
Ti kishe nevojë që ajo të mbante. Kështu që ajo e bëri. Ajo mësoi të mbante deri sa ishte duke pastruar; ajo mësoi të mbante deri sa ishe duke ngrënë; ajo madje u mësua si të mbante edhe deri sa ishte ne gjumë, sepse ndonjëherë ishte mënyra e vetme që mundi te flej sepse ti qetsoheshe ashtu, dhe ajo kishte mundësi të pushoj dhe për vete. Krahët e saj lodheshin, kishte dhimbje ne shpindë por ajo prap të mbajti pasi ti kërkoje të ishe afër saj. Ajo të përqafonte, donte, puthte dhe lozte me ty. Ti ndiheshe i SIGURT në krahët e saj; i LUMTUR në krahët e saj; ti e dije se ishe shumë i dashur në krahët e saj, kështu që ajo të mbante, aq shpesh dhe për aq kohë sa ty të nevojitej.
Ajo e di se nuk është e përsosur.
Ajo është kritikja më e madhe e vetes së saj. Ajo i di të gjitha të metat dhe lëshimet e saj dhe ndonjëherë urren veten për to. Ajo është më rigorozja ndaj vetes, kur bëhet fjalë për ty. Ajo donte të ishte nëna yte e përkryer, te mos bëjë asgjë gabim - por për shkak se ajo është njeri, ajo bëri gabime. Ajo ndoshta është ende duke u përpjekur ta falë veten për to. Ajo dëshiron me gjithë zemrën e saj të mund të shkojë prapa në kohë dhe ti bëjë disa gjërat ndryshe, por ajo nuk mund ta bëjë, kështu ji i butë dhe i sjellshëm me të, dhe dije se ajo e bëri më të mirën që ajo dinte dhe mundi ta bëjë.
Zemra i thyhej sa herë qe ke qarë.
Nuk kishte asnjë zë më trishtuar sa sa vaji yt, apo pamje më lënduese sa sa lotët tu tek rridhnin poshtë fytyrës tënde të përsosur. Ajo bente gjithçka qe ishte ne fuqinë e saj për të ndalur dhe qetësuar nga vaji, dhe kur ajo nuk mund të ndalte lotët e tu, zemra e saj thyhej në një milion copëza të vogla.
Ajo të vuri ty të parin.
Shpesh rrinte pa ngrënë, pa dushe dhe pa gjumë. Ajo gjithmonë i vinte nevojat tua para të sajat. Ajo shpenzonte tërë ditën duke përmbushur nevojat tua, dhe deri në fund të ditës, ajo nuk kishte energji të mbetur për veten e saj. Por të nesërmen, zgjohej dhe e bënte të gjithën përsëri, sepse ti kishe aq domedhënje të madhe për te.
Ajo do ta bënte të gjithën nga e para përsëri.
Të jeshë nënë është një nga detyrat më të vështira që ndokush mund të kryej, dhe ndonjëherë provohen limitet dhe maksimumi yt. Ti qanë, lëndohesh, provon, dështon, punonë dhe mësonë na përvojat. Por, gjithashtu përjetojnë më shumë gëzim se sa ke menduar të ishte e mundur dhe ndjenë më shumë dashuri se sa zemra yte mund të mbajë. Përkundër të gjitha dhimbjeve, pikëllimeve, netëve të vona dhe mëngjeseve të hershme që ka kaluar nëna yte për ty, ajo do të bënte të gjithën nga e para përsëri për ty, sepse ti je me shumë vlerë tek ajo!
Andaj silluni me nje sjellje të mirë dhe me butësi ndaj nënës suaj, thuaja sa shpesh se e do dhe e falenderon Allahun për begatinë që të ka dhuruar….anjëherë nuk ngopet nëna kur dëgjonë fjalë të mira nga ana yte. Nuk duhet asnjëherë të harrosh se Xhenneti është nën këmbët e saj, dhe kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e saj.
O Zoti im,vërtetë Ti e Sheh atë
Nëse e Sheh nënën time në mëkate, Udhëzoje dhe Fale.
Nëse e Sheh të pikëlluar, atëherë gëzoje zëmren e saj.
E nëse e Sheh Ti atë të gëzuar, atëherë Plotësoja gëzimin.
Nëse atë e godet sëmundja, Shëroje atë.
Nëse brengat ,mërzia dhe hallet e kanë kapluar, atëherë Largoja ato.
Nëse ajo goditet me diçka qe e bën atë me aftësi të kufizuara, atëherë Përgëzoje me shpërblim të madh.
Amin!
Allahu na Bashkoftë me prinderit tanë në xhennetin e Tij Firdeus. Amin!
Marre nga : Motra ime

Wednesday, 18 November 2015

Riciclo creativo con le bottiglie di plastica

Come essere creativi da bottiglie di riciclaggio  ?

 Molto interessante o no ?!
Per saperne di più potete vedere Qui!

Pse femrat qajne?

Pse femrat qajne?
Klik ketu, per te pare me shume.

Miswaku

  
Dobitë e misvakut 


1. Misvaku e forcon mishin e dhëmbëve dhe parandalon prishjen e dhëmbëve!


2. Misvaku ndihmon në eleminimin e dhembjeve të dhëmbit si dhe parandalon rritjen e mëtejme të prishjes!


3. Misvaku i jep gojes erë të këndshme!


4. Misvaku është ilaç për sëmundje!


5. Misvaku eliminon aromën e pakëndëshme dhe përmirëson shqisën e shijimit!


6. Misvaku përmirëson të mbajturit mend!


7. Misvaku është ilaç për kokëdhembjet.


8. Misvaku krijon shkëlqim në fytyrën e atij që vazhdimisht e përdor atë!


9. Misvaku ndihmon dhembet te shkelqejne!


10. Misvaku përmirëson shikimin!


11. Misvaku e ndihmon tretjen!


12. Misvaku e qartëson zërin! etj.

Tuesday, 17 November 2015

Gurabija Gjalpi

Gurabija te thjeshta me gjalp

Perberesit:
-400 gr gjalpe ose margarine ne temperature ambienti,
-9 ose 10 luge sheqer gjelle,
-3 filxhane niseshte,
-esence vaniljeje,
-2 filxhane miell,
-1/2 filxhan sheqer pluhur.
(filxhana kafeje dhe luge gjelle)
Pergatitja:
Ne nje tas te bollshem, rrahim gjalpin apo margarinen e bute me sheqerin pluhur dhe sheqerin normal. Shtojme dale ngadale niseshtene dhe e trazojme akoma qe te behet homogjene. Hedhim brenda esencen e vaniljes e shtojme pak nga pak miellin derisa te krijohet nje brum i bute.Nuk duhet perdorur miell me teper se c’duhet, pasi na krijon veshtiresi ne dhenien e formes por edhe ne shije.
E veme te forcohet ne frigorifer per te pakten 40 minuta.E marrim pjese pjese dhe duke e rrotulluar mbi tavoline, i japim forme bastuni me trashesi sa gishti i madh, dhe i presim ne diagonal, ( kini parasysh ato qe hanim me aq qejf dikur). Me ndihmen e pirunit, siper bejme viza ne menyre delikate. Pasi mbarojme gjithe brumin keshtu, i veme ne tave mbi leter furre dhe i pjekim ne furre te ngrohte ne 160° per rreth 25-30 minuta e megjithate, derisa nga poshte te kene marre pak ngjyre, por siper duhet te jene te bardha. Lerini te ftohen para se ti hiqni nga tava e sipas deshires, sperkatini me sheqer pluhur.
                                                                                                                                     Ju befte mire 

Monday, 16 November 2015

" Lexo me emrin e Zotit tend.."


Si te mesojme te lexojme Kuranin !


Houseofquran.com eshte kjo adresa ku ju mund te mesoni te lexoni Kuran ose edhe ta degjoni ate. Pervec gjuhes arabe, ju mund te zgjidhni ta perktheni ate ne gjuhe te ndryshme.
                                                                                                                                           

Friday, 13 November 2015

Thursday, 12 November 2015

Si te fitoni para Online ?!

Nese deshironi qe te fitoni para gjaet kohes qe qendroni ne shtepi ose kur keni kohe te lire atehere ja ku eshte zgjidhja .
Shorte.st eshte sherbim online per shkurtimin e linqeve qe paguan per cdo klikim ne linkun e shkurtuar.
Procedura eshte e thjesht ,regjistrohu ne https://shorte.st
Vendosni linkun qe deshironi te shkurtoni dhe klikoni  Shorten.
Linku i shkurtuar pas 5sekondave ju dergon likun origjinal qe deshironi te shperndani.
Pagesa behet pasi keni arritur $5 . Pagesen mund ta pranoni nellogarin tuaj Paypal ose Payoneer.
Ja nje shembull i linkut te shkurtuar http://sh.st/bNrh7 

Ngrënia e kikirikëve sjell shumë dobi

Kërkimet e reja tregojnë se një konsumim i përditshëm i kikirikëve mund të zvogëlojë me rreth një të tretën rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Përdorimi i frutave të thata në vend të atyre me sheqer apo me yndyrë, zvogëlon mundësitë e problemeve të zemrës të rrezikshme për jetën me 30 për qind. Ajo gjithashtu redukton numrin e vdekjeve nga të gjitha shkaqet me rreth 17 për qind.
Hulumtimi i organizuar nga shkencëtarët amerikanë dhe kinezë, është i fundit në linjën e gjatë të studimeve, duke theksuar përfitime të konsiderueshme shëndetësore, ku përfshihen kikirikët si pjesë të dietës së përditshme. Vitin e kaluar, hulumtuesit kanë raportuar në një revistë mjekësore, që kikiriku frenon në mënyrë të konsiderueshme normat e parakohshme të vdekjeve që shkaktohen nga sëmundjet e zemrës, dhe gjithashtu ul mundësitë e vdekjes nga kanceri me 11 për qind.
Kikirikët përmbajnë një kombinim të pasur të acideve të pangopura yndyrore, vitamina, minerale dhe ushqyes të tjerë. Këto të gjitha bashkëveprojnë për të ulur kolesterolin dhe për të zvogëluar inflamacionin në trup. 

Një këshillë e thjeshtë për të luftuar diabetin



Të prekurit nga diabeti po shtohen gjithmonë e më shumë ashtu si edhe çmimi i mjeteve për kurimin e tij.
Por shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi disa mënyra të luftimit të diabetit pa shumë kosto.
Bëhet fjalë për ushqimet që ne hamë çdo ditë por nuk njohim aftësinë e tyre kuruese.
Sipas studimit nëse hamë katër vezë në javë mund të lumin ndjeshëm diabetin.
Nuk ka rëndësi nëse vezët i hani të gjalla, i skuqni apo i zieni.
Efekti i tyre është i njëjtë.
Konsumi i vezëve sipas mjekëve ul me 30 përqind rrezikun e prekjes nga diabeti tip-2.
Por kjo nuk do të thotë që duhet tepruar pasi ngrënia e shumë vezëve ka pasoja të tjera.
Gjithashtu shkencëtarët thonë se konsumimi i djathit me shumë yndyrë apo i kosit ul me 25 përqind rrezikun e prekjes nga diabeti.

Ilaci me i mire per skuqjen e fytit

Stina e dimrit është në prag prandaj është e rëndësishme që jut ë merrni dhe masat e duhura për të pasur një shëndet sa më të mirë. Gjatë kësaj stine gripi dhe fyti I skuqur janë dhe problemet kryesore me të cilat ne përballemi prandaj është e rëndësishme që jut ë bëni kujdes për këtë dhe të qëndroni sa më larg medikadenteve.
Ekziston një ilaç natyral që ju ndihmon në largimin e shqetësimeve të fytit. Për të përgatitur një recetë të tillë është e nevojshme që të keni; dy rriska limon, dy rriska xhenxhefil dhe mjaltë. Vendosi në një qyp dhe futi në frigorifer, ku kjo përzierje do të shndërrohet në formë kremi.
Në fillim merr një një lug ushqimi me këtë krem, vendoseni në një gotë dhe hedh ujë të vluar. Kështu çaji bëhet gati për lehtësimin e fytit të skuqur. Mund ta mbani këtë përzierje në frigorifer për 2 deri 3 muaj dhe ta përdorni sa herë që dikujt i duhet.

KUR PËRMALLOHET BURRI PËR GRUAN E TIJ?!

KUR PËRMALLOHET BURRI PËR GRUAN E TIJ?!



Njëra nga gratë thotë:
Një ditë nga ditët burri im i nervozuar më tha: Do të shkoj me shokët e mi të drekoj, a dëshiron të blej për ty diçka?
I thash: Shumë mirë, mirëpo mos u vono për arsye se rryma do të ndërpritet.
I çuditur nga përgjigja më tha: Kush të tregoi ty se rryma do të ndalet?!
Iu përgjigja: Unë. Ti nga momenti kur del nga shtëpia errësohet çdo gjë dhe nga momenti kur futesh në shtëpi ndriçohet çdo gjë.
Burri u buzëqesh nga fjalët e gruas së tij dhe pasi që e kuptoi se për çka e ka për qëllim doli nga shtëpia mirëpo i mallëngjyer për t’u kthyer sa më shpejt te gruaja e tij.
– Një grua tjetër thotë:
Nëse dëshiroja ta zgjoj burrin nga gjumi për ta falur namazin i laja duart me ujë derisa të më ftoheshin dhe i parfumoja me parfumin që e preferonte më së shumti. Kur ia prekja trupin e nxehtë me duart e mija të ftohta dhe e nuhaste erën e parfumit u zgjonte nga gjumi edhe nëse ishte në gjumë të thellë.
– Një grua tjetër thotë:
Burri im ishte mësuar që çdo herë kur udhëtonte me shokët e tij t’ia fus në rrobat e tij një letër ku në të i përshkruaj ndjenjat të cilat i ndjeja unë dhe fëmijët gjatë kohës kur ishte larg shtëpisë. Një ditë nuk isha e kënaqur nga udhëtimi i tij dhe nga zemërimi i madh nuk i shkrova asnjë letër. Kur u kthye nga udhëtimi më habiti papritmas më thënë: Nuk e kam lënë asnjë pëllëmbë vend të çantës sime duke e kërkuar letrën tënde. Madje çantën e kontrollova tri herë dhe secilën herë thosha ndoshta ajo e ka venduar këtu dhe unë nuk e shoh më mirë ta kontrolloj përsëri.
Kur i dëgjova fjalët e burrit tim u pendova shumë për veprën që e bëra dhe në fytyrën e burrit e vërejta një farë mërzie. Nga ajo ditë e vendosa që herëve tjera mos ta ndërpres këtë traditë të mirë që e bëja deri atë ditë.
– A ka më mirë për një grua se të arrin deri në atë gradë sa që burri i saj të përmallohet për të dhe mezi të pret që të kthehet në shtëpi e ta sheh?!
– A ka më mirë për një grua se t’i shëmbëllen një druri i cili i bën hije burrit të saj dhe e mbron nga nxehti i dynjasë?!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

O ti burrë

O ti burrë, të drejtohem vetëm  ty
Gruaja është me ndjenja të buta dhe në shpirt është e ndjeshme. Posedon aq dashuri sa që nëse u shpërndahet zemrave të burrave do t’ju mjaftonte. Krijesë të cilën Allahu e krijoi të bukur dhe të ëmbël dhe të dashur … të cilën e krijoi vetëm se për ty. Po, paramendoje këtë … Allahu gruan nuk e krijoi vetëm se për ty, o biri i Ademit. Ka raste kur gruaja kalon nëpër periudha të dobësisë dhe ndryshon me ndryshimin e kohës dhe vendit. Ka mundësi të ndikohet nga ajo që e godet nga pikëllimi, mërzia apo mallëngjimi dhe të hulumton pas kënaqësisë dhe pas gjoksit në të cilin do të ngushëllohet. Kthehet në të majtë e në të djathtë dhe nuk e gjen askënd përveç teje, o ti burrë. Ajo nga ti donë që ta ringjallsh dhe t’i japish fuqi që të vazhdon të dhuron dhe të shkëlqen.
Nganjëherë nga ajo rrjedhin lot dhe mjeri ti nëse ato lot i pret me qeshje dhe me tallje. Mjerë për ty nëse thua se ato lot të saj janë lot krokodili. Mjerë për ty dhe mjerë për ty, të pretendosh se është mashtrim apo trillim. Ato lot janë lot të sinqerta, me to del dhembja e saj, me to del dashuria e saj dhe me to del fisnikëria e saj. Mjerë për ty të bien ato lot nga syri i saj e ti të mos lëvizsh, mjerë për ty dhe mjerë për ty.
Mos luaj me ndjenjat e saj apo të pakësosh nga dhembjet e saj apo të largohesh nga pikëllimi i syve të saj, të cilat pushojnë kur ty të shikojnë. Mjerë për ty ta lash me lotët e saj e ti të mos të qash me të, qoftë ajo me puthje apo me përqafim apo me fjalë që ia kthejnë asaj rehatinë. Bëje që ajo të shtrihet mbi kraharorin tënd deri sa t’i mjafton dhe deri sa të buzëqesh dhe deri sa të ndjehet si femër.
Mjerë për ty nëse ajo e shtrin dorën e saj ta prek gjoksin tënd dhe ty nuk të gjen. Në këtë rast dhe vetëm se këtu bëhu njeriu më i mirë këtu bëhu burri më i mrekullueshëm.
Mjerë për ty nëse këtu nuk i gjen ndjenjat e tua.
Mjerë për ty nëse këtu nuk i gjen të shtrira duart e tua.
Mjerë për ty nëse nuk të gjen ty në këtë rast.
Mjer për ty nëse ajo i rikujton lotët e saj dhe të qeshurin tënd, dhembjen e saj dhe kryelartësinë tënde dhe dobësinë e saj dhe talljen tënde.
Mjerë për ty nëse ajo nuk të konsideron asgjë. Ti sa do të përpiqesh pas kësaj, ti je asgjë. A dëshiron të jesh në jetën e gruas asgjë?!
Mjerë për ty të veprosh kështu dhe të shkon burrëria jote.
O ti burrë, kjo krijesë nuk ka askënd pas Allahut, përveç teje.
Të lutem, të lutem, mos e nënçmo. Ajo është gruaja jote.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Kushtojini pak vemendjes bukuris suaj edhe kur jeni shtatzene

Konsumoni gështenja për të qenë më të bukur

Fundi i vjeshtës dhe Dimri janë stinët kur gështenjat nuk mungojnë në treg. Gështenja futet tek ushqimet e ëmbla dhe të ngrohta. Ajo favorizon shëndetin e stomakut dhe të shpretkës, luan rol në rezervimin e energjisë në veshkë, nxit qarkullimin e gjakut dhe largon enjtjen.
Përveç këtyre, gështenja është një ushqim i mirë për bukurinë personale. Më poshtë, do t’ju prezantojmë hollësisht funksionet e rralla të gështenjës:
1. Në gështenje ndodhen shumë acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe minerale, të cilat kontribuojnë për jetëgjatësinë. Ky frut mund të parandalojë dhe përmirësojë hipertensionin, sëmundjet koronare të zemrës, arteriosklerozën, osteoporozën dhe sëmundjet e tjera. Janë të përshtatshme për femrat e të gjitha moshave.
2. Gështenja përmban vitaminë B2, e cila mund të nxitë rritjen dhe zhvillimin e qelizës. Prandaj, konsumi i gështenjës mund të përmirësojë lëkurën, rigjenerojë qelizat e vdekura dhe të lehtësojë pezmatimin e lëkurës.
3. Gështenja përmban gjithashtu karbohidrate të pasura, por më pak yndyrna se sa frutat e tjera arrore. Ky frut i jep trupit energji dhe nxit metabolizimin e yndyrave, duke ruajtur rolet e furnizimit të energjisë në veshkë, të nxitjes së funksionimit të shpretkës, të favorizimit të shëndetit të stomakut dhe të zorrëve.
4. Gështenja ka edhe funksionin e ndalimit të gjakderdhjes. Për shkak se ajo përmban shumë hekur dhe vitamina të tjera, mund të përdoret për problemet me gjakderdhjen e tepërt gjatë menstruacioneve, po ashtu edhe për aneminë.
Studiuesit kanë zbuluar se konsumi i gështenjës mund të parandalojë dhe lehtësojë shumë simptoma dhe probleme gjatë periudhës së shtatzënisë:
1. Lehtësimi i simptomave në javët e para të shtatzënisë
Gjatë javëve të para të shtatzënisë shumë gra nuk kanë oreks, po ashtu mund të kenë të përziera dhe marrje mendsh. Gështenja, falë vetive të saj, mund të përmirësojë funksionin e tretjes në stomak dhe zorrë gjatë kësaj faze prandaj këshillohet të përdoret.
2. Lehtësimi i dhimbjes së mesit gjatë shtatzënisë
Gjatë fazës së shtatzënisë, pjesa më e madhe e nënave të ardhme do të ndjejnë dhimbje beli, e cila mund të lehtësohet nga konsumi i gështenjës. Ky frut mund të përmirësojë edhe problemin e pafuqishmërisë në mes dhe në këmbë.
3. Lehtësimi i edemës së grave shtatzënë
Gështenja përmban përqindje të lartë kaliumi, që mund të ndihmojë ekuilibrin e përqindjes së natriumit në trup, duke nxitur metabolizimin e ujit të tepërt dhe asgjësimin e edemës tek gratë shtatzëna.
4. Ndihmon në qëndrueshmërinë e gjendjes shpirtërore
Gështenja përmban shumë elementë të cilët mund të ndihmojnë në reduktimin e luhatjeve psikologjike dhe emocionale. Gratë shtatzëna që kanë paqëndrueshmëri shpirtërore, mund ta provojnë këtë frut të rrallë.

Gështenja ka shumë veti të shëndetshme, por duhet të keni edhe kujdes…
1. Personat që kanë sistem të dobët tretës ose ata që vuajnë nga reumatizma nuk duhet të konsumojnë tepër gështenja, pasi ajo mund t’ua përkeqësojë gjendjen.
2. Gështenja e freskët mund të prishet shumë shpejt dhe konsumi i saj mund të shkaktojë helmim. Prandaj, mos konsumoni gështenjat e prishura.
3. Konsumi i drejtpërdrejt i gështenjës së freskët do të ngarkojë punën e stomakut. Prandaj, këshillohet të konsumoni të ziera ose të pjekura.
4. Fëmijët e vegjël nuk duhet të konsumojnë shumë gështenja, meqenëse ato kanë sistem tretës delikat. Gjithashtu diabetikët duhet të kenë kujdes me përdorimin e gështenjës pasi ajo përmban shumë sheqer dhe mund të përkeqësojë sëmundjen e tyre..

Nena...

Levozhgat e Vezeve

Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve, ja sa të shëndetshme janë ato

Lëvozhgët e vezëve  janë konsideruar të padobishme per shkak se eshte menduar se  kane ekzistuar vetem për të mbrojtur nga brenda vezën.
Megjithatë, se mendimi ka ndryshuar.
Pas leximit të kësaj shpresojmë se ju do të shmangni  hedhjen e lëvozhgës  se vezes.
Lëvozhga e vezës eshte një burim i pasur i mineraleve.
Ato përbëhen nga 90% kalcium. Kalciumi është zhytur me lehtësi nga trupi për shkak të përbërjes së saj kimike e cila është identike me strukturën e dhëmbëve tanë dhe kockat.
Nëse konsumohet siç duhet, kalciumi mund të stimulojë prodhimin e qelizave të gjakut, parandalojnë osteoporozën dhe madje edhe rregullimin e presionit të gjakut dhe nivelet e kolesterolit.
Sipas hulumtimit, levozhga e vezës mund të jetë një shtesë ideale per kalcium transmeton qiriu.net.
Përveç kalciumit, lëvozhga e vezës përmbanë sasi të larta të hekurit, zinkut, bakrit, fluorit mangan, fosfor, krom etj.
Për të marrë nivelin ditor  te rekomanduar te kalciumit e gjitha  cka ju duhet eshte  të konsumoni rreth 3 gram lëvozhgë te grimcuar vezë.
Përdorimi i levozhges vezë nuk është gjithmonë e thjeshtë sepse struktura e saj nuk i lejon ata që të konsumohen të papërpunuara.
Prandaj, ne ofrojmë disa sugjerime për ju se si të përgatisni dhe përdorni për konsum të sigurt dhe të lehtë
Pastroni gjakun tuaj, forconi organizmin
Lahen dhe shtrydhen 5 levozhga vezë në një ene .
Pini 2 gota te kësaj përzierje në ditë.
Nëse dëshironi të shtoni disa shije ekstra për të – ju mund të shtoni disa pika lëng limoni të freskët . Përzierje duhet të zgjasë rreth 7 ditë.
Përdorni levozhget e vezës për të sheruar  gastritin dhe ulçerën
Lahen dhe shtrydhen 2 levozhga vezë. Shtoni 3 lugë lëng shtrydhur te limonit dhe kur levozhga te eshte zbutur, shtoni  rreth ½  te një filxhani me qumështit të nxehtë.
Konsumoni kete Ilaç dy herë në ditë. Konsumoni atë një herë në mëngjes pasi ju të zgjoheni dhe një herë natën  drejtë para se të shkoni në shtrat. Për rezultatet më të mira, përpiqet të mos hani ose pini ndonjë gjë para se të marrë ilaç.
(Kujdes, Nuk duhen ngrene levozhgat por duhet vetem te pihet lengu qe ata leshojn.)

Tuesday, 10 November 2015

DHJET GRATË E LARGUARA NGA MËSHIRA E ALLAHUT! !

Motra ime, kujdesu që të mos jesh nga ato dhjetë gra që janë të larguara nga mëshira e Allahut. Veprat e tyre që i largojnë nga mëshira e Allahut janë këto:
1. Tatuazhi.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi ato gra që u bëjnë tatuazh (të tjerëve) dhe ato gra që kërkojnë t’u bëhet tatuazhi.
Me tatuazh nënkuptojmë futjen e gjilpërës nëpër trup dhe vizatimi i tij.
2. Shkulja e vetullave.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi ato gra që i shkulin vetullat dhe ato që kërkojnë me ua shkulur vetullat.
3. Hapja e boshllëkut mes dhëmbëve.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi ato gra të cilat i rrallojnë dhëmbët e tyre (bëjnë boshllëk mes dhëmbëve) për zbukurim.
4. Gërshetimi i flokëve të huaja mbi të vetat apo zgjatja e flokëve të veta me flokë të tjera.
 I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi atë grua e cila i gërsheton flokët e huaja mbi të vetat, dhe atë që mundëson që kjo t’i bëhet.
Kjo grua ia gërsheton grave të tjera flokët me qëllim që t’i duken më të gjata dhe në mesin e tyre hyn edhe perika.
5. Gruaja nga e cila është zemëruar burri i saj.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse burri e thërret gruan e vet për në shtrat e ajo nuk vjen, melekët do ta mallkojnë atë grua deri në mëngjes”.
6. Përngjasimi i grave me burra.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i ka mallkuar ato gra që i përngjasojnë burrave.
7. Vizitueset e varrezave.
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi vizitueset e varrezave.
8. Të vajtuarit me zë gjatë fatkeqësive.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është i pafajshëm ndaj një gruaje që qan me zë e vajton (apo që rreh fytyrën), ndaj asaj që rruan kokën dhe ndaj asaj që shqyen rrobat (kur i bie fatkeqësi)”.
9. Gruaja që divorcohet nga burri i saj tri herë dhe pastaj martohet me burrë tjetër për një periudhë të shkurtër, jo me qëllim martese, po me qëllim që ky i fundit ta shkurorëzon menjëherë dhe ajo t’i kthehet burrit të parë.
Kjo është mëkat nga mëkatet e mëdha dhe është tradhti dhe gënjeshtër e keqe.
10. Gruaja e zhveshur.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ” … si dhe gratë e veshura por të zhveshura, të cilat lëkunden gjatë ecjes, kokat (flokët) e të cilave janë si shpina e devesë nuk do të hynë në Xhenet, e as që do të nuhatin erën e tij, ndërsa era e tij ndihet aq larg”.
Motra ime, mos harro se me mallkimi nënkuptojmë largim nga mëshira e Allahut. Nëse ti largohesh nga mëshira e Allahut, kush do të mëshiron?? Pasha Allahun, nëse tubohen të gjithë njerëzit nuk do të kenë mundësi të shpëtojnë nga dënimi i varrit dhe rikujtoje motër se bukuria e kësaj dynjaje është kalimtare dhe neve nuk do të na mbeten nga ajo vetëm se veprat e mira.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse ju do të jeni më të shumta në numër banor të Xhehenemit”.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Akullore ne kushte shtepije



Akullore ne kushte shtepije

Perberesit:

  • 500ml pana e fresket per embelsira
  • 3veze
  • 100gr sheqer
  • 1zarf vanilje
Pergatitja:

  1. Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje shkume e bardhe dhe ne nje ene tjeter te bardhat, duke patur kujdes qe rraheset te jene te pastra, perndryshe nuk do te realizohet meringa e bardhe.
  2. rrahim panen me vaniljen derisa te formohet kremi
  3. bahkojme te tre perberesit
  4. Ne rast se preferoni shije te tjera si kanelle, luleshtrydhe etj do te perdorim keto aroma ne vend te vaniljes.
  5. Veme akulloren ne ngrirje per te pakten 2 ore.

                                                                                      Ju befte mire :)

Monday, 9 November 2015

Mos u zemero...!


Faqja hyrese_

Es Selamu alejkum ue Rahmetullah!
E nderuar moter... kjo eshte nje faqe per ty, lus Allahun e Madheruar qe ta beje sa me te begatshme.