Thursday, 31 December 2015

"Behuni thirres per tek Allahu edhe duke qene te heshtur!"

I thane:Si arrihet kjo?
Tha:Me moralin tuaj!

Omeri RadijAllahu anhu

Ajete dhe hadithe -3


Ide krijuese...4


Mos i mesoni femijet te genjejne !

Mos i mesoni femijet te genjejne! (video)


Zhvillimi i femijeve 1-6vjec


24-27 muaj
1. Hap faqet e një e libri një e nga një
2. Rritet (zgjatet) përqendrimi i vëmendjes: fëmija përfshihet tërësisht në lojë

27-30 muaj
 1. Emërton figura të zakonshme
 2. Vizaton një vertikale në shenjë imitimi
 3. Vizaton një horizontale në shenjë imitimi
 4. Kopjon një rreth

30-34 muaj
1. Tregon objektet e mëdha dhe të vogla kur i kërkohet
2. Vizaton (+) në shenjë imitimi
3. Përshtat tri ngjyra

30-34 muaj
1. Vendos objektet brenda, sipër dhe poshtë
2. Emërton objektet që lëshojnë

 3-4 vjeç
1. Emërton objekte të mëdha dhe të vogla
2. Tregon 10 pjesë të trupit kur ia kërkojnë
3. Tregon djalin dhe vajzën kur ia kërkojnë
4. Ndan objektet sipas kategorive
5. Numëron deri në tre në shenjë imitimi

 4-5 vjeç
1.Njeh moshën dhe adresën
 2. Zbulon se çfarë është absurde në një imazh
 3. Memorizon një bashkësi prej tre objektesh
 4. Klasifikon individët sipas seksit

 5-6 vjeç
1. Kupton origjinën e 15-20 veprimeve
2. Njeh emrin dhe profesionin e prindërve
3. Numëron deri në 20
4. Mbledh/zbret deri në tre
5. Përdor nocione të shkakësisë
6. Njeh të djathtën/të majtën

Marre nga :Mjeksija Islame

Monday, 28 December 2015

Zhvillimi I femijeve 1-2vjec

12-15 muaj
1. Favorizon njërën dorë
2.E kupton një fjalë në kontekst
3. Kupton shkakun dhe pasojën
4. Fillon të ndërtojë shtëpi me tre kuba
5. Fillon të pretendojë (të justifikohet)
6. Mban mend

 15-18 muaj
 1. Mëson duke eksploruar
2. Ankthi i ndarjes është më i dobët
3. Mund të bashkojë format

18-24 muaj
1. Mund të vizatojë rrathë dhe viza në letër
 2. Kthen faqet e librit
 3. Mund të imitojë vizatimet e të rriturve
4. Mund të interpretojë historitë e dëgjuara
 5. Fillon të pretendojë (të justifikohet)

Marre nga :Mjeksija Islame

Friday, 25 December 2015

Zhvillimi i femijeve 0-12mujash

*Zhvillimi kognitiv (njohes)
 0 – 1 muaj
 1. Ka refleksin e kapjes
 2. Kthen kokën drejt fluksit të dritës pas javës së parë
 3. Trembet nga zhurmat e forta e të papritura
4. Qetësohet kur dëgjon tinguj të ëmbël, zëra të qetë e të pandryshueshëm
5. Pushon së qari nga prezenca e një zëri të lartë e të qëndrueshëm
 6. Kthen kokën nga vjen tingulli

 1- 2 muaj
1. Fillon të bëjë shoqërizime: kur qan, do të thotë se do t’i realizohet një nevojë
 2. Proteston kur nuk plotëohet një nevojë e tij
3. Do stimulim vizual

2 -3 muaj
1. Mëson shkakun dhe pasojën
2. Zbulon duart dhe këmbët
 3. I pëlqejnë pamjet e detajuara me kontrast të theksuar

 3-4 muaj
 1. Formon imazhe mendore të asaj që pret kur jep një kundërpërgjigje
 2. Eshtë i ndërgjegjshëm që njerëzit dhe sendet kanë etiketa (da-da)
 3. Fillon t’i eksplorojë gjërat duke i provuar (shijuar)

 4-5 muaj
1. Tregon interes për ngjyrat
2. Fillon të njohë objektet vetëm duke parë një pjesë të tyre
 3. Vëzhgon objektet duke i kapur me dorë

5-6 muaj
 1. Përdor të gjitha shqisat për të njohur botën
2. Fillon të prekë e të futë në gojë sende të ndryshme

6-7 muaj
 1. është në gjendje të dallojë tonet dhe lakimet e ndryshme
2. Shpërthen në të qara kur i flet ashpër
 3. Fillon të kuptojë si lidhen objektet me njëra-tjetrën në rrafshin tredimensional

 7-8 muaj
1. Studion objektet duke i tundur, përplasur me zhurmë dhe duke i flakur
2. Kupton lidhjen e objekteve, p.sh. që objektet e vogla përshtaten brenda objekteve më të mëdha

 8-9 muaj
1. Përplas lodrat dhe i merr sërish ato
 2. Gjen objektin e fshehur
 3. Lufton për të marrë lodrën
 4. Ka konceptin e vazhdimësisë së objektit

 9-10 muaj
 1. Prek objektet me gishta dhe mund të mbajë në dorë një copë bukë pa ndihmë

10-11 muaj
1. Fillon të kuptojë fraza të thjeshta si p.sh. “eja këtu”, “ma jep topin”
 2. I kupton instruksionet edhe pse ndonjëherë, injoron kur i thonë “jo”

11-12 muaj
 1. Fillon të bën lidhjen ndërmjet objektit dhe emrave të tyre
 2. Dëshiron të eksplorojë gjërat duke i prekur
 3. Ndërton, vendos kubat njëri mbi tjetrin, çmonton.

Marre nga :Mjeksija Islame

Ide krijuese...3


BISOLVON (2mg/ml tretesire)

Klorhidrat bromheksine

1. Cfare eshte Bisolvon dhe perdorimi i tij.

  Klorhidrat bromheksines,perberes aktiv i Bisolvon tretesire, eshte nje derivat sintetik i ngjashem me perberesin aktiv te nje bime mjeksorenindiane vasicine.
Bisolvan perdoret ne terapine sekretolike ne semundje akute apo kronike te rrugeve te frymemarrjes, qe shoqerohen me grumbullim te tepert sekrecionesh mukoze dhe lehteson transpotin e tyre dhe kollen.

2. Para se te merrni Bisolvon 
Bisolvon nuk duhet te merret
- Nese jeni teper i ndjeshem (alergjik)ndaj klorhidrat bromheksines ose ndonje nga perberit e tjere te     Bisolvon tretesire;
- Ne qofte se vuani nga nje semundje e rralle e trashegueshme e metabolizmit qe con ne intolerance       ndaj njerit nga perberesit e barit (shih,,Udhezime te rendesishme per disa perberes te tjere te               Bisolvon").

Bisolvon duhet te perdoret me kujdes te vecante
- Nese largimi i mukusit nga trakti respirator eshte i veshtire dhe kjo con ne kongjestion te        sekrecioneve (p.sh sindroma ciliare malinje);
- Ne qofte se ju vuani nga demtime te veshkave dhe /ose te funksionit te melcise.
Ne keto raste ju duhet te pyesni mjekun tuaj para se te merrni barin. Nese mjeku juaj mendon se ju duhet ti nenshtoheni nje trajtimi te gjate, ai ose ajo mund te kontrollojne here pas here funksionin tuaj te melcise.

Jane shume te rralla raportimet per reaksione te renda mbindjeshmerie,te tilla si skuqje te gjera te shoqeruara me kruarje, ethe, te drithura, semundjet e nyjave limfatike, dhimbje kyqesh, shkeputja e lekures ose ndryshime ne vlerat e gjakut (sindromi Stevens-Johnson dhe sindromi Lyell), ishin te lidhura perkohesisht me trajtimin me klorhidrat bromheksine. Ne qofte se eshte fjala per ndryshime  te lekures ose mukozes se indeve, trajtim me bisolvon tretesire duhet te ndalet dhe ju duhet te shikoni menjehere nje doktore.

Bisolvon tretesire mund te jepet per femijet nen moshen 6 vjec vetem nese mjeku ka udhezuar shprehimisht per ta bere kete.

Kur merrni Bisolvon se bashku me narna te tjera 
Ju lutem informoni mjekun apo farmacistin tuaj nese merrni/perdorni ose keni marre kohet e fundit/ perdorur barna te tjera edhe ne raste se jane barna pa recete.

Nese Bisolvon tretesiremerret se bashku me barna antikolle, inhibimi i refleksit te kolles mund te shkaktoje nje kongjestion te rrezikshem te sekrecioneve. Pandaj, ju mund te merrni Bisolvon tretesire se bashku me barna antikolle vetem pasi te jeni konsultuar me mjekun tuaj.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Ju lutem informoni mjekun apo farmacistin tuaj para se te merrni ndonje bar.
Nuk rekomandohet te merret Bisolvon gjate shtatzanise, ne menyre te vecante jo gjate 3muajve te pare.

Klorhidrait Bromheksines, perberes aktiv i Bisolvon tretesire, kalon ne qumeshtin e gjirit te kafsheve.
Prandaj nuk rekomandohet marrja e Bisolvon gjate periudhes se ushqyerjes me gji.

Aftesia per te drejtuar automjetin dhe punuar me makineri
Bisolvon tretesire nuk ka asnje ndikim apo ndikim te paperfillshem ne aftesine per te drejtuar automjetin dhe punuar me makineri.

Informacion i rendesishem mbi disa perberes te tjere te Bisolvon
Bisolvon 2mg/ml tretesireper perdorim oral permban  ekspiente si metil-parahidroksibenzoat, i cili mund te shkaktoje reaksione alergjike (mundesisht i vonuar).

3.Si te merrni Bisolvon
Gjithmone kur merrni Bisolvon tretesire ndiqni udhezimet. Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nese nuk jeni te sigurte. Doza e zakonshme eshte:

1ml=15pika

Te rriturit dhe femijet mbi 12vjec; 4ml 3 here ne dite
Femijet 6-12 vjec ;                          2ml 3 here ne dite
Femijet 2-6 vjec;                             20pika 3here ne dite
Femijet nen 2 vjec;                         10pika 3here ne dite
Kur filloni trajtimin, mund te jete e nevojshme te rritni dozen deri ne 8ml 3here ne dite per te rriturit.

Perdorim inhalator:
Ngroheni tretesiren inhalatore ne temperaturen e trupit perpara inhalimit. Nese vuani nga astma bronkiale ju lutemi te merrni barin tuaj, qe merrni rregullisht, per te hapur rruget e frymemarrjes para se te filloni me inhalimin.

Te rriturit;                                     4ml 2here ne dite
Femijet mbi 12vjec;                      2ml 2here ne dite
Femijet 6-12vjec;                          1ml 2here ne dite
Femijet 2-6vjec;                            10pika 2here ne dite
Femijet nen 2vjec                          5pika 2here ne dite

Holloni tretesiren 1:1 me treterisen fiziologjike, dhe inhaloje menjehere pas perzierjes ne menyre qe te menjanohet sedimentimi.

Te pergjithshme:
Ndersa merrni bisolvon eshte e pritshme nje rritje e fluksit te sekrecioneve.

Nese simptomat nuk permirsohen menjehere pas trajtimit te semundjes respiratore akute me Bisolvon, duhet te keshilloheni me nje mjek.

Ne rast se merrni sasi me te madhe te Bisolvon se sa duhet
Nese keni marre aksidentalisht me shume se doza e  caktuar, ju lutem informoni nje mjek. Ai ose ajo do te vendose per masat e nevojshme qe duhen ndermarre, nese ka ndonje.

Deri tani, nuk ka raportime per simptoma te helmimit ne njerezit qe  kane marre mbidoze te klorhidraitit te bromheksines. Pas marrjes gabimisht te mbidozes ose trajtimin e gabuar, jane vene re simptoma qe ngjajne nga efektet anesore te Bisolvon (shih,,,Efektet e mundshme anesore).

Nese keni harruar te merrni Bisolvon 
Merrni nje doze heren tjeter qe eshte percaktuar. Mos merrni nje doze te dyfishte, nese keni harruar te merrni dozen e meparshme.

Nese ndaloni se marri Bisolvon
Ne rastet e semundjeve akute te rrugeve te frymemarrjes,(p.sh nje te ftohte ose nje infeksion gripal), perdorim i Bisolvon tretesire duhet te ndrepritet pasi simptomat jane larguar.

Nese keni ndonje pytje te metejshme ne lidhje me perdorimin e barit, pyesni mjekun spo farmacistin tuaj.

4. Efetet e mundshme anesore
Ashtu si te gjitha barnat, Bisolvon tretesire mund te jape ekeftet anesore te cilat, megjithate nuk do tu  ndodhin te gjitheve.
Tek femijet, priten efekte te ngjashme anesore si ne te rriturit.
Klasifikimi i meposhtem eshte perdorur per te pershkruar shpeshtesine e efekteve anesore:
-Shume e zakonshme; Ndodh ne me shume se 1 pacient nga 10 te trajtuar.
-E zakonshme; Ndodh ne 1 deri 10 pacinte nga 100 te trajtuar.
-E pazakonshme; Ndodh ne 1deri 10 paciente nga 100 te trajtuar.
-Te rralla; Ndodh ne 1 deri 10 pacinte nga 10.000 te trajtuar.
-Shume te rralla; Ndodh ne me pak se 1 pacient nga 10.000 te trajtur.
-Nuk dihet; Shpeshtesia nuk mund te vleresohet ne baze te te dhenave ne dispozicion.

Semundje te trakteve te frymemarrjes, gjoksit dhe mediastinumit 
Nuk dihet: spazma te traktit te frymemarrjes

Semundjeve te traktit gastro-intestinal
Te pazakonta: dhembje barku, te perziera, te vjella, diarre.

Semundje te lekures dhe te qelizave te indit subkuton
Te rralla: skuqje

Semundje te pergjithshme dhe ankesa ne vendin e administrimit
Te pakazonta: ethe

Semundjet e sistemit imunitar
Te rralla: reaksione alergjike (fryerje te dhimshme alergjike te lekures dhe mukozave, kryesisht ne zonen e fytyres, kruarje)
Nuk dihet: shfaqje e menjehershme e reaksioneve te mbindjeshmerise qe mund te shoqerohen nga shqetesime ose infarkt te sistemit kardiovaskular (reaksione anafilaktike, shok anafilaktik)

Ju lutem informoni mjekun apo farmacistin tuaj nese jeni te prekur nga nje nga efektet anesore te permendura ose nese ju ndodhin efektet anesore qe nuk jane permendur ketu.

5.Si te ruani Bisolvon
Te ruhet nen 30 grad Celcius.
Ju lutem mbani barnat larg femijeve.
Ju nuk duhet te perdorni kete bar pas dates se skadimit te shtypura ne paketen e jashtme.

6.Informacione te tjera
Cfare permban Bisolvon Tablete
- Perberesi aktiv:2mg  Klorhidrait Bromheksine per 1ml tretesire.
-Perberesit e tjere jane: acid tartrik, metil parahidroksibenzoat, uje i purifikuar.

Si duket dhe cfare permban nje kuti Bisolvon
Shishe qelqi ne ngjyre te murrme, qe permban 40ml ose 100ml tretesire te tejdukshme te barit.
Ambalazhi i jashtem eshte prej kartoni.

Faqja zyrtare e Bisolvon

   

Smile -4


Smile -3


Thursday, 10 December 2015

Harland David Sanders...

 Harland David Sanders, është një amerikan, i cili kishte lindur në një familje të varfër. Kur ishte gjashtëvjeçar prindi i ndërron jetë. 
Nëna i detyrohet të punon, kurse ky të kujdeset për vëllanë dhe motrën e vet dhe t’ua përgatit ushqimin. Kjo përgjegjësi e rëndë që e mori në moshën e tij të re, më vonë për të do të bëhet thesar i çmuar, sepse do të fillon të mëson artin e të gatuarit dhe kuzhina të bëhet e dashur për zemrën e tij. Përskaj vështirësive që i kishte në jetë pas vdekjes së prindit, e vazhdoi shkollimin e tij duke e kryer shkollën e mesëm, e pastaj u regjistruar në universitet. 
Gjatë studimeve nuk la punë pa punuar për të mbijetuar, lante makina, punonte nëpër kopshte dhe fusha, punoi si zjarrfikës dhe në ushtri, etj. Më vonë e bleu një punëtori ku lahen makinat në një prej qyteteve të shtetit Kentaki, shtet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 Më vonë i lindi ideja që ta hap një restorant për banorët e qytetit dhe njërën nga dhomat e punëtorisë e bëri restorant të vogël dhe filloi të shërben pulë të pjekur dhe patate dhe perime. Për një kohë shumë të shkurtër, restoranti i tij u bë i njohur dhe u detyrua të mbyll punëtorinë dhe të shpërngulet në lokacion tjetër të përshtatshëm për restorant.
 Ai nuk kënaqej me kaq, po ambiciet e tij ishin më të mëdha në atë kohë. Në vitin 1953 kryetari i shtetit i ofroi të blen restorantin e tij për 150.000 dollar, mirëpo e refuzoi ofertën e tij dhe e vazhdoi punën e tij. Pas një periudhe të shkurtër, për shkak të ndryshimit të infrastrukturëssë qytetit, restoranti i tij më nuk ishte afër autostradës dhe filluan që njerëzit të pakësohen, dhe u detyrua që restorantin e tij ta shet për gjysmën e ofertës që ia bëri kryetari i shtetit Kentaki. Pas këtij dështimi të tij, Harlandi nuk u ndal dhe nuk u dorëzua po luftonte dhe mundohej, derisa arriti të shpik një recetë sekrete në botën e restoranteve për përgatitjen e pulës. 
Dëshpërimi i erdhi sërish. Brenda dy viteve arrit t’i bind vetëm 5 restorante për ta përdorur recetën e tij. Ai u refuzua 1009 herë para se të zbulonte shijen e pulës së skuqur. Mirëpo kjo nuk e ndali të punon dhe të përpiqet derisa arriti të formon zinxhirin e restoranteve për ushqim të shpejtë “Kentucky Fried Chicken” apo që njihet shkurtimisht si KFC. Në fillim numri i restoranteve arriti deri në 200, ku më vonë në vitin 1963, numri i tyre arriti deri në 600. Në këtë periudhë e shiti kompaninë e tij për dy milion dollar, mirëpo me kusht të jetë anëtar i përhershëm i bordit drejtues, me pagë mujore 40 000 dollar, ku më vonë do t’i rritet deri në 75 000 dollar, e cila do të jetë edhe deri në fund të jetës së tij. Harland Sanders ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare. Brenda këtyre viteve, nuk e njihte lodhjen dhe mundimet, luftoi me shpirt e me zemër për të arritur sukses në jetë.
 Sot restoranti KFC numëron diku 11 000 restorante nëpër botë.
 Pra suksesi nuk vjen vetvetiu. Duhet luftë, duhet mund, duhet harruar lodhjen dhe duhet optimizëm.
 Neve si musliman feja na mëson të jemi të tillë, mirëpo problemi qëndron se neve si musliman nga dembelia po e kërkojmë suksesin pa mos i marrë sebepet. Kjo dukuri është defekt i madh në kuptimin e realitetit të fesë dhe në kuptimin e realitetit të jetës. Më e rrezikshmja është se kjo po ndikon edhe në arritjen e synimit madhështor të një muslimani, e ai synim është të fituarit e kënaqësisë së Allahut dhe Xheneti i Tij.

Marre nga:Mjeksia Islame

Djale apo vajze ????

Djalë apo vajzë? 
Kjo është pyetja që parashtrohet sot. Familja ka nevojë për një djalë apo një vajzë? Një universitet amerikan ka bërë kërkime në lidhje më këtë çështje. Megjithatë, unë kam diskutuar kuptimin e hadithit të transmetuar nga Ibn Kethiri. Në hadith thuhet:
 “Nëse sekrecioni i mashkullit i paraprin sekrecionit të femrës do të lindë fëmijë mashkull, me dëshirën e Allahut. Nëse sekrecioni i femrës i paraprin sekrecionit të mashkullit do të lindë fëmijë femër, me dëshirën Allahut.”
 Ne e kemi dërguar pyetjen, e cila ka të bëjë me faktorin material të përcaktimit të gjinisë së fëmijës, në vende evropiane dhe në SHBA, por përgjigja ishte negative. Ata nuk e pranuan një interpretim të tillë. Megjithatë, vetëm para dy vitesh ne filluam të gjenim përgjigje me ndihmën e zoologjisë për të qartësuar se ka shumë shenja të cilat provojnë përcaktimin që u kuptua nga hadithi i lartpërmendur.
 Shkencëtarët kanë zbuluar se sekrecioni i mashkullit është acidik, ndërsa sekrecioni i femrës është alkalin. Nëse sekrecioni i mashkullit përzihet me të femrës dhe sekrecioni alkalin i femrës dominon mbi sekrecionin acidik të mashkullit, atëherë nga ky dominim rezulton një fëmijë femër dhe anasjelltas.
 Ky kërkim është eksperimentuar tek lopët në Francë në mënyrë që të rrisnin numrin e tyre dhe si rezultat raporti i demave ishte 70% dhe i lopëve 30%. Kështu ata e ndërprenë eksperimentin që në fazat e para. Shumë shkencëtarë të mëdhenj ndoqën konferencën rreth mjekësisë e mbajtur në universitetin e Mbretit Fezal në Daman. Atje u tha se vetëm një person mund ta shpjegojë fenomenin e lartpërmendur, por ai ndodhej në SHBA. Quhej Sead Haliz, një musliman egjiptian. Më vonë u takuam me të dhe ai u prezantua si nismëtari i një shkence të re e quajtur: Shkenca e sterilitetit të njeriut. Ai është kryeredaktor i dy revistave dhe ka shkruar rreth 34 libra. Ka studiuar mbi sekrecionin e mashkullit dhe të femrës gati dhjetë vjet, duke përdorur mikroskopin elektronik dhe kompjuterin. Nga studimet ai arriti në konkluzionin se sekrecioni i mashkullit është acidik, ndërsa i femrës alkalin. Kur të dy sekrecionet bashkohen dhe nëse në përmbajtje dominon acidiku, atëherë lind një fëmijë mashkull dhe anasjelltas. Kështu, përmbajtja e hadithit të lartpërmendur dhe ajo që ka dashur Allahu është vërtetuar nga shkenca moderne. Shkëputur nga: ” Pyesni rreth mrekullive të Kuranit dhe sunetit” Abdulmexhid Zindani.

Allahu Alem

Marre nga:Mjeksija Islame


Kur fëmija i ngjan babait e kur nënës ?

Abdullah ibn Selami e ka pyetur Pejgamberin alejho selam ,se si është e mundur që fëmija t’i ngjajë nënës ose babait,e ai është përgjigjur: 

"Kur mashkulli ka marrëdhënie seksuale me gruan ,nëse sperma e tij e tejkalon spermën e gruas,fëmija do t’i ngjaj atij,e nëse në akti seksual sperma e gruas e tejkalon atë të burritt atëherë fëmija do t’i ngjajë asaj."

Allahu Alem

Marre nga:Mjeksia Islame

Smile -2


Smile -1


Ajete dhe hadithe -2


Ajete dhe hadithe 1


Tuesday, 8 December 2015

Si te mesojme te qepim rroba?

Per te mesuar te stilojme dhe ti bejme vet veshjet tona, fillimishte duhet te mesojme te qepim gjera te thjeshta. Ja Libri per Rrobaqepsi pdf

Na duhen :


Vuani nga pagjumësia, hani oriz!

Ushqimet me indeks të lartë glikemik, të tilla si orizi, përmbajnë me bollëk aminoacidin triptofan, i cili stimulon sekretimin e hormoneve të gjumit. Triptofani rrit sasinë e serotoninës në tru dhe stimulon prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninës, shkruajnë mediat britanike.
Disa ushqime kanë efekt pozitiv sa i përket gjumit, kurse shkencëtarët japonezë kanë konfirmuar se konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të orizit ndihmon në lidhje pra me pagjumësinë.
Njerëzit të cilët rregullisht hanë oriz, bëjnë gjumë më të rehatshëm, ndërsa ata që hanë makarona, shpesh kanë probleme me fjetjen, pasi gjumi i tyre ndërpritet shpesh dhe kanë nevojë për më shumë kohë të bien prapë në gjumë, ndërsa ata që konsumuan oriz, flenë më gjatë dhe më mirë, sipas studimit që përfshiu 1.848 persona të anketuar, transmeton “Zëri.info”.
Ushqimet me indeks të lartë glikemie janë të lidhura me gjumë më të mirë, sidomos me kohëzgjatje më të gjatë. E njëjta gjë nuk vlen pra për makaronat që e pengojnë gjumin. Konsumi i bukës, palapetave ose picave nuk kishte efekt të mirë mbi gjumin, sipas shkencëtarëve, prandaj ata sugjerojnë që të shmangen këto ushqime.
Marre nga :Radio Pendimi

Kjo eshte Dashuri !

Kjo eshte dashuri ! (Video)


Wednesday, 2 December 2015

EFEKTET HIDRATUESE TE VAJIT TE ARGANIT


Vaji i Arganit është një hidratues shumë i mirë, por falë vetive të shumta është i përshtatshem për të gjitha moshat dhe për të gjitha llojet e lëkurës, dhe përdoret në shume e shumë aplikime si:
trajtimin kundër akneve, kundër plakjes, në rastet e ekzemës dhe psoriazës, për lëkurën e kokës, për thonjtë, për masazhin, per pas dushit/banjës, në vaskën e banjës, smaliature(shenjave te shtatzanis etj), para dhe pas rruajtjes, elasticitetin e lëkurës në gji, ...
Vaji i Arganit është ideal për të kuruar plagët dhe dëmtimet falë vetive antimikrobike, i përshtatshëm për grat shtatëzana sepse ndihmon për të parandaluar shënjat e shtatëzanisë; rregullon dhe mban PH e lëkurës .


Si ta përdorni vajin e arganit për shëndetin dhe bukurinë e fytyrës, buzëve, flokëve, trupit dhe thonjve
Fytyrë: hidhni një pikë në mëngjes dhe një në darkë për të luftuar formimin e rrudhave dhe ngadalësimin e procesit të plakjes qelizore. Vaji i arganit vepron kundër akneve, rregullon prodhimin e yndyrës dhe parandalon formimin e shenjave në fytyrë.

Buzë: mund të përdoret për skrab për rigjenerimin lëkurës së buzëve. Mjafton të përzieni një lugë vaj argani dhe pak sheqer. Aplikojeni masën mbi buzë dhe fërkojeni pak, por pa e dëmtuar lëkurën. Mund ta përdorni këtë lloj skrabi një herë në javë. Është i mrekullueshëm.Flokë: i përshtatshëm për flokë të brishtë, të thatë, të hollë, pa shkëlqim dhe që nuk rriten. Lufton formimin e dy kokave, mjafton të hidhni disa pika mbi duar dhe ta aplikoni me kujdes mbi flokë. Mbajeni një orë më pas lajeni kokën siç bëni gjithmonë.

Trup: vaji i arganit mund të përdoret si skrab edhe për trupin. Merrni tri lugë gjelle vaj argani dhe 3 lugë gjelle kripë të bardhë, pastaj aplikojeni mbi trup të zhytur në vaskë, ose në dush. Fërkoni më shumë pjesën e brendshme të kofshëve, vithet, krahët dhe këmbët.Thonjtë: ideal për forcimin e thonjve. Mund të aplikohet çdo mbrëmje mbi duar e thonj me një masazh në formë rrethore. Për një trajtim javor, zhytini për 10 minuta majat e gishtave në një përzierje vaji argani me lëng limoni, pastaj masazhojini.
Për të forcuar thonjtë që kanë një tendencë për t’u thyer, provoni këtë kurë të traditës Lindore: një herë në javë, vendosni majat e gishtave dhe thonjtë në një enë me vaj argani . Mbajini për 15 minuta duke i masazhuar deri në skaje. Aplikime të tjera…

Vaji i arganit mund të aplikohet edhe mbi lëkurë edhe në rast psoriazi (heq dhe redukton skuqjen dhe kruarjet e lëkurës), të çarat e shkaktuara nga shtatzënia, pas dushit për të zbutur dhe hidratuar lëkurën, në ujin e vaskës (10 pika) për të larguar pluhurin nga lëkura, për t’i rikthyer elasticitetin lëkurës së gjoksit, për masazhe qetësuese dhe relaksimin e muskujve.


Tuesday, 1 December 2015

Ja pse duhet të pini lëng portokalli

Lëngu nga portokalli gjendet në krye të listës së lëngjeve që janë më të konsumuara. Përveç shijes së mrekullueshme, kjo pije e popullarizuar është e mirë edhe për shëndetin tonë. Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtarët kanë treguar se portokalli është një frutë i pasur me substanca që veprojnë si anti-kancer dhe ndihmon për të luftuar presionin e lartë të gjakut. Këtu janë shtatë arsye pse duhet të pini lëng portokalli:
– Lëngu nga portokalli është i pasur me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.
– Njerëzit të cilët kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet të konsumojnë rregullisht këtë pije pasi ajo ndihmon në uljen e tij.
– Një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmban portokalli është hesperidina. Studimet kanë treguar se kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.
– Nivelet e larta të vitaminës C që gjenden në këtë frutë veprojnë si antioksidues. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët nga portokalli  parandalohet shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe, kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.
– Portokalli ka veti antiinflamatore. Pikërisht këto veti ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në qoftë se keni problem me artrit, ngurtësi të muskujve dhe nyjave.
– Shkencëtarët thonë se antioksidantët në portokall ndihmojnë në humbjen e peshës. Një pije në ditë do të bëjë një ndikim pozitiv në metabolizmin tuaj dhe do të stimulojë humbjen e yndyrës.
– Nëse jeni shtatzënë, do të ishte më se e dëshirueshme për të pirë rregullisht këtë lëng. Portokajtë janë një burim i acidit folik që ndihmojnë zhvillimin e duhur të trurit
Marre nga:Radio Pendimi.

MOS U GËZO ME PLAGËT E TË TJERËVE

Ti i cili je begatuar nga Allahu me punë.. kur të ulesh në ndonjë tubim dhe në mesin tënd ke njerëz pa punë apo me rrogë më të ulët, mos fol për investimet e tua dhe rrogën tënde të lartë apo udhëtimet e tua. E nëse detyrohesh të flasësh rikujtojua atyre se kjo është begati dhe risk nga Allahu dhe se risku është në Dorën e Allahut dhe se bereqeti nuk varet nga pasuria e shumtë. Sa e sa pasanikë nuk e shijojnë lumturinë dhe nuk e gjejnë atë edhe përskaj pasurisë.
(Plaga rritet.. dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).
Ti i cili je begatuar nga Allahu me diploma shkencore.. kur të ulesh në ndonjë tubim dhe në mesin tënd ke njeri që kushtet e kanë penguar që të vazhdon shkollimin, mos fol para tij për gradat e tua shkencore dhe kulturën e tënd të gjër. E nëse detyrohesh të flasësh thuaj se jam i sinqertë në atë që e them se dituria nuk është në diploma apo në nota dhe në universitete. Sa e sa dijetarë janë të njohur dhe kanë arritje të mëdha edhe pse nuk kanë diploma universiteti dhe grada shkencore.
(Plaga rritet.. dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).
Ti i cili je begatuar nga Allahu me prindër.. kur të ulesh në ndonjë tubim dhe në mesin tënd ke njeri që e ka humbur ndonjërin nga prindërit apo ata të dy, mos fol për dashurinë dhe butësinë e prindërve tu ndaj teje. E nëse detyrohesh të flasësh thuaj se jam i sinqertë në atë që e them se humbja e prindërve nganjëherë bën që njeriu të rritet më shpejt dhe të jetë më i fortë në personalitet dhe njeriu të përfiton përvojë nga përgjegjësitë që i merr para kohe.
(Plaga rritet.. dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).
Ti i cili je begatuar nga Allahu me.. dëgjim, pamje, të folur, me prekje, me shëndet, me pasuri, bukuri, liri, sukses, apo me çfarë do begati qoftë ajo, rikujto se Allahu është poseduese i begative.
(Plaga rritet.. dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).
Të ndjesh me njerëzit është gjë e bukur, kurse të lëndosh dikë në ndjenja me qëllim apo pa qëllim është gjë e shëmtuar dhe e ligë.
Mos harro se Allahu mundet ta merr këtë begati nga ti nëse ti nuk ia jep hakun si duhet, e nga haku është të falënderosh Allahun për të dhe të mos bëhesh mendjemadh.
Marre nga:Radio Pendimi

 

DIVORCI EMOCIONAL

Shpesh e dëgjojmë shprehjen se periudha e fejesës është ajo më e bukura dhe se periudha që vjen pas martesës në të dashuria vdes! Për fat të mirë, kjo shprehje nuk është e vërtetë, sepse dashuria nuk vdes, po vetëm se i ndryshohen format dhe pamjet me kalimin e kohës.
Gjatë periudhës së fejesës, për shkak të natyrës së periudhës nuk ka plotësim të tërësishëm të emocioneve dhe ndjenjave, dhe dashuria në këtë periudhë mes dy bashkëshortëve të ardhshëm shprehet në formën e fjalëve dhe dhuratave, etj.
Kurse pas martesës dhe lindjes së fëmijëve, dashuria në këtë periudhë shprehet nëpërmjet përkujdesjes për shtëpinë dhe familjen, dhe angazhimit për të fituar pasuri dhe plotësimit të kërkesave familjare, etj.
E kjo a nuk është dashuri?! Që ata të dy të lodhen për hir të lumturisë së tjetrit. E kjo a nuk është dashuri?!
Kur përgjegjësit dhe detyrimet shtohen brenda rrethit familjar, pa dyshim se kjo merr kohë më tepër nga ata dy dhe hisja e romantikës mes dy bashkëshortëve fillon të zvogëlohet dhe kjo bën që ata dy të ftohen mes veti me kalimin e kohës dhe me të vijnë edhe problemet, madje edhe divorci, duke menduar se dashuria më nuk ekziston në jetën e tyre. Kurse në realitet dashuria ekziston dhe ajo reflektohet në jetën e tyre, por në pamje dhe formë tjetër.
Edhe përskaj gjithë kësaj, ndjenjat e gruas do vazhdojnë të mbeten të ndërlidhura me fjalën e bukur dhe butësinë dhe mëshirën, dhe ndjenjat e burrit do vazhdojnë të mbeten të ndërlidhura me respektin dhe besimin.
Marre nga: Radio Pendimi

NËNTË MJETET PËR DASHURI TË PËRHERSHME

1. Përsëritni së bashku përherë:
Shpresojmë tek Allahu që të na bashkon në dynja dhe ahiret; si kjo shprehje dhe të ngjashme me të, e forcojnë lidhjen bashkëshortore dhe e shtojnë dashurinë mes dy bashkëshortëve, derisa ajo të jetë e vazhdueshme dhe të mos vdes.
2. Shtoni sjelljet që aludojnë në butësi dhe dashuri:
Këto sjellje janë të vogla dhe të thjeshta, mirëpo me peshë të madhe dhe vlerë të shtrenjtë, si p.sh. të vendos ushqimin në gojën e tjetrit, apo kur të ulet t’ia afron karrigen, apo t’i shërben çaj apo kafe, etj. Të gjitha këto sjellje, kur burojnë nga burri për gruan e vet apo nga gruaja për burrin e saj, e vërtetojnë dashurinë mes tyre.
3. Gjetja e kohës për diskutime mes dy bashkëshortëve:
Ata dy nuk i pengon asgjë që të ulen dhe ta shikojnë njëri-tjetrin me ngrohtësi dhe dashuri dhe të flasin për të kaluarën dhe të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Ata mes veti janë burrë e grua, po janë edhe shokë shumë të afërt dhe të mirë. Kur flasin, njëri cek ndonjë fjalë e tjetri ndonjë rrëfim, qeshin dhe e kapin njëri-tjetrin për dore, dhe kjo e tëra e ripërtërin dashurinë mes tyre dhe u jep jetë të gjatë.
4. Shprehja e çdonjërit prej tyre se ka nevojë për tjetrin:
Kjo e shton nevojën për njëri- tjetrin dhe i lidh mes veti edhe më tepër.
5. Siguria emocionale kur ka nevojë për të:
Shembull kur gruaja është shtatzëne burri i saj është pranë saj dhe ai i përjeton dhembjet dhe ndjenjat e saj, apo kur burri është i sëmurë gruaja i qëndron pranë me emocionet e saj dhe është krahu i tij. Dynjaja ka sfida të ndryshme dhe përjetohen situata të llojllojshme dhe ka nevojë që çdo palë të qëndron me tjetrën dhe t’i jep përkrahje emocionale derisa të shtohet dashuria.
6. Të dhuruarit e dhuratave:
Burri i dhuron gruas dhuratë apo gruaja i dhuron burrit, qoftë ajo për shkak të ndonjë manifestimi apo jo, dhe gjithmonë gjërat e papritura lënë ndikim më të madh sepse ato janë të papritura. Dhuratat janë shenjë e dashurisë mes tyre dhe i parfumosin ditët e martesës mes tyre dhe netët e saj.
7. Shpeshtimi i duave pas çdo namazi dhe kohët kur pranohen lutjet:
Në pjesën e tretë të natës, apo mes ezanit dhe ikametit apo ditën e Arafatit apo gjatë udhëtimit, që Allahu ta shton dashurinë mes tyre dhe të mos vdes ajo dashuri mes tyre, po ajo të jetë e gjallë dhe e vazhdueshme, e këtë mundet ta plotëson vetëm se Allahu Fuqiplotë.
8. Të sillet çdonjëri me tjetrin me shpirtin e faljes dhe mirëkuptimit
Të sillen me respekt dhe me mëshirë dhe t’i neglizhojnë gjërat negative dhe të koncentrohen në gjërat pozitive. Kjo e shton dashurinë dhe e bën të përhershme.
9. Ti mësojnë fëmijët e tyre si ti respektojnë prindërit:
Kur burri i mëson fëmijët që ta respektojnë dhe ta duan nënën e tyre, ajo padyshim se do të ndjen gëzim dhe lumturi, dhe ajo nuk do ta harron një situatë të tillë. Kjo e ripërtërin dashurinë mes veti nga fillimi. E njëjta ndodh edhe kur gruaja ju flet fëmijëve për prindërin e tyre.
Marre nga :Radio Pendimi

Monday, 23 November 2015

Oraret e faljes

Ja Oraret e faljes se namazit
Per te gjitha shtetet,qytetet e botes.

Grate & Burrat


Kujdes!


Uji me limon forcon imunitetin


Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm për të nisur ditën me energji. Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një kokërr limoni. Kjo është një pije mjaft e mirë për organizmin dhe duhet të praktikohet çdo ditë nga ju. Ky lloj lëngu do t’ju ndihmojë të forconi imunitetin dhe metabolizmin, transmeton “Zëri.info”.
Ai gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit dhe në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. E gjitha kjo pasi pija është e pasur me vitaminë C, mjaft e domosdoshme për forcimin e organizmit dhe luftën ndaj ftohjes. Uji me lëngun e limonit ndihmon në procesin sa më të mirë të tretjes së ushqimit dhe ju ndihmon sidomos kur keni fryrje të stomakut. Mbi të gjitha kjo pije ju ndihmon dhe në freskimin e aromës së gojës, por nga kjo pije keni edhe shumë dobi të tjera.

Marre nga : Radio Pendimi

Vaji i arganit


Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut. Ai ka nje perberje mbi 80% te acideve yndyrore te pangopura.Siç kanë treguar shumë herë edhe studimet shkencore, vaji i arganit ndihmon në kurimin e lëkurës, duke i rikthyer asaj hidratimin, ushqyerjen, mbrojtjen, rigjenerimin, elasticitetin, si dhe përtharjen e plagëve. Gjithashtu, vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën) dhe ndihmon në parandalimin e formimit të rrudhave


Substancat aktive që e bëjnë vajin e arganit një ilaç të mrekullueshëm
Vaji i arganit përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Këto substanca luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vajit dhe parandalimin e rrudhave, si dhe kanë funksion mbrojtës kundër radikaleve të lira.
Ja sepse vaji i arganit përdoret si për trajtimin e psioriazës (sëmundje lëkure) ashtu edhe për mbrojtjen kundër rrezeve UV e nga burimet e tjera të dëmit oksidues. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë A; acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6 rigjeneruese e antinflamatore; polifenole kundër rrudhave. Mos harroni se edhe pse është shumë hidratues, vaji i arganit nuk është i yndyrshëm.
 Perse mund ta perdorim vajin e Arganit:

  • Ndihmon ne eleminimin e rrudhave dhe rigjenerimin e lekures.Vaji i Arganit, i pasur me vitamine E, ndikon ne parandalimin e rrudhave si dhe ka funksion mbrojtes te radikaleve te lira.
  • Ka nje efekt te menjehershem ne pastrimin e lekures nga pikat e zeza si dhe per acarimet e fytyres me pucrra ndaj faktoreve te ndryshem.
  • Vaji i Arganit mund te perdoret per rigjenerimin e flokeve dhe ruajtjes se gjatesise se tyre. Vaji i Arganit ushqen floket duke i dhene atyre shkelqim dhe duke i bere me te forte.
  • Vaji i Arganit i thote stop celulitit. Perdorimi i Vajit te Arganit duke masazhuar zonat e ndryshme te trupit tuaj me te, ndikon ne eliminimin e celulitit dhe strijave te cilat krijohen ne trup gjate luhatjeve te peshes ose gjate shtatzanise tek grate.
  • Vajin e  Arganit, gjithashtu mund ta perdorni edhe per forcimin e thonjve, e cila i ushqen ato dhe i ben me te forte.

Saturday, 21 November 2015

Fazat e jetës bashkëshortore

Faza e parë:  Njohja   (prej 1 deri në 3 vjet):
Kjo është faza e njohjes së bashkëshortëve mes vete, njohja e çelësave dhe lumenjve.
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” [En-Nisa: 19]

Faza e dytë:  Harmonia    (prej 3 deri në 5 vjet):
Kjo është faza e thellimit të dashurisë në zemër dhe korrja e frutave të dashurisë.
Allahu i Madhërishëm thotë:
“e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush.” [El-Bekare: 237]

Faza e tretë:   Mirëkuptimi   (prej 5 deri në 7 vjet):
Kjo është faza e bisedave të qeta dhe e ndjenjave mallëngjyese.
Allahu i Madhërishëm thotë:
Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë. [Er-Rrum:21]

Faza e katërt:   Ndihmesa e ndërsjellë   (pas shtatë vjetëve):
Në këtë fazë bashkëshortët e ndiejnë se nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin.
“Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” [El-Bekare:187]
 Marre nga: Motra ime

5 Erresirat


Dhjetë gjërat që Nëna jote asnjëherë nuk ti tha!

E vështirë është të imagjinohet se sa na duan deri sa të furnizohemi me fëmijët tanë, vetëm atëherë do ta kuptojmë plotësisht dashurinë e një nëne. Këtu janë 10 gjëra që nëna juaj nuk jua tha.
Ti e bëre të qaj ... shumë.
Ajo qau kur kuptoi se ishte shtatzënë. Ajo qau teksa të lindi. Ajo qau kur të mbajti për të parën herë. Ajo qau nga lumturia. Ajo qau nga frika. Ajo qau nga meraku. Ajo qau sepse ka një ndijenjë aq thellë për ty. Ajo ndjeu dhimbjen dhe lumturinë tënde dhe e ndau atë me ty, e ke ditur apo nuk ishe në dijeni kur e bënte atë.
Ajo donte pjesën e fundit të byrekut
Por kur e shihte atë shikim me ata sy të mëdhenj dhe teksa e lëpije gojën me atë gjuhë të vogël, ajo nuk mund ta hante atë. Atë e bënte shumë më të lumtur fakti kur shihte barkun tënd të mbushur se sa të sajën.
Ajo ndjeu dhembje.
Kur i tërhiqje flokët e saj, ndjente dhembje; kur e kapje me ata thonj të mprehtë që ishte e pamundur të priten, ndjente dhembje; kur e kafshoje teksa pije qumësht, ndjente dhembje gjithashtu. Ti ia lendoje dhe mavijosje brinjët e saj kur shqelmoje brenda barkut të saj;barku i saj u tërhoq për nëntë muaj që të akomodoj dhe të ofroj haspsir të mjaftueshme;dhe teksa ke ardhur në këtë botë ajo ka kaluar nëpër dhimbje të papërshkrueshme.
Ajo kishte gjithmonë frikë dhe brengosej per ty.
Që nga momenti që ishte shtatzënë, ajo e bëri gjithçka ishte në fuqinë e saj për të të mbrojtur. Ishte ajo e cila largonte pengesat dhe gjërat e rezikshme nga arritja jote, dinte ti thoshte jo mbesës apo vajzës së ndonje të afërmi që donte të të mbantë në duar, apo mendohej dy herë kur edhe ndonjë i rritur kërkonte të të mbante...kjo pasi ne mendjen e saj askush nuk mund te kujdesej dhe të mbante të sigurt sikurse mund ta bënte ajo. Zemra e saj u ndal per nje cast në hapat e tu të parë. Ajo qëndroi deri vonë për t'u siguruar që u ktheve në shtëpi i sigurt, dhe u zgjua herët për të zgjuar që të shkosh në shkollë. Për cdo rrëzim ajo ishte afër; ajo ishte e gatshme të qetësoj nga çdo ëndërr e keqe apo të kujdesej për ty kur kishe temperaturë natën vonë. Ajo ishte aty për t'u siguruar që TI je në rregull.
Ajo të shikonte teksa flije.
Kishte netë kur ajo rrinte 03:00 deri sa ti më në fund flije. Ajo vështirë se mund të mbante sytë hapur deri sa këndonte ninulla për ty, dhe prap të lutej "fli, të lutem fli gjumë." Pastaj, kur më në fund flije, ajo do të lëshonte ngadalë ne shtrat dhe e gjithë lodhja e saj zhdukej për një moment të shkurtër kur ulej afër teje duke vështruar fytyrën tënde te vogël të përsosur, duke përjetuar dashuri më shumë se sa kishte menduar që ishte e mundur të ndjente, pavarësisht nga krahët e saj të rraskapitur dhe sytë e saj të lodhur.
Ajo të barti shumë më gjatë se sa nëntë muaj.
Ti kishe nevojë që ajo të mbante. Kështu që ajo e bëri. Ajo mësoi të mbante deri sa ishte duke pastruar; ajo mësoi të mbante deri sa ishe duke ngrënë; ajo madje u mësua si të mbante edhe deri sa ishte ne gjumë, sepse ndonjëherë ishte mënyra e vetme që mundi te flej sepse ti qetsoheshe ashtu, dhe ajo kishte mundësi të pushoj dhe për vete. Krahët e saj lodheshin, kishte dhimbje ne shpindë por ajo prap të mbajti pasi ti kërkoje të ishe afër saj. Ajo të përqafonte, donte, puthte dhe lozte me ty. Ti ndiheshe i SIGURT në krahët e saj; i LUMTUR në krahët e saj; ti e dije se ishe shumë i dashur në krahët e saj, kështu që ajo të mbante, aq shpesh dhe për aq kohë sa ty të nevojitej.
Ajo e di se nuk është e përsosur.
Ajo është kritikja më e madhe e vetes së saj. Ajo i di të gjitha të metat dhe lëshimet e saj dhe ndonjëherë urren veten për to. Ajo është më rigorozja ndaj vetes, kur bëhet fjalë për ty. Ajo donte të ishte nëna yte e përkryer, te mos bëjë asgjë gabim - por për shkak se ajo është njeri, ajo bëri gabime. Ajo ndoshta është ende duke u përpjekur ta falë veten për to. Ajo dëshiron me gjithë zemrën e saj të mund të shkojë prapa në kohë dhe ti bëjë disa gjërat ndryshe, por ajo nuk mund ta bëjë, kështu ji i butë dhe i sjellshëm me të, dhe dije se ajo e bëri më të mirën që ajo dinte dhe mundi ta bëjë.
Zemra i thyhej sa herë qe ke qarë.
Nuk kishte asnjë zë më trishtuar sa sa vaji yt, apo pamje më lënduese sa sa lotët tu tek rridhnin poshtë fytyrës tënde të përsosur. Ajo bente gjithçka qe ishte ne fuqinë e saj për të ndalur dhe qetësuar nga vaji, dhe kur ajo nuk mund të ndalte lotët e tu, zemra e saj thyhej në një milion copëza të vogla.
Ajo të vuri ty të parin.
Shpesh rrinte pa ngrënë, pa dushe dhe pa gjumë. Ajo gjithmonë i vinte nevojat tua para të sajat. Ajo shpenzonte tërë ditën duke përmbushur nevojat tua, dhe deri në fund të ditës, ajo nuk kishte energji të mbetur për veten e saj. Por të nesërmen, zgjohej dhe e bënte të gjithën përsëri, sepse ti kishe aq domedhënje të madhe për te.
Ajo do ta bënte të gjithën nga e para përsëri.
Të jeshë nënë është një nga detyrat më të vështira që ndokush mund të kryej, dhe ndonjëherë provohen limitet dhe maksimumi yt. Ti qanë, lëndohesh, provon, dështon, punonë dhe mësonë na përvojat. Por, gjithashtu përjetojnë më shumë gëzim se sa ke menduar të ishte e mundur dhe ndjenë më shumë dashuri se sa zemra yte mund të mbajë. Përkundër të gjitha dhimbjeve, pikëllimeve, netëve të vona dhe mëngjeseve të hershme që ka kaluar nëna yte për ty, ajo do të bënte të gjithën nga e para përsëri për ty, sepse ti je me shumë vlerë tek ajo!
Andaj silluni me nje sjellje të mirë dhe me butësi ndaj nënës suaj, thuaja sa shpesh se e do dhe e falenderon Allahun për begatinë që të ka dhuruar….anjëherë nuk ngopet nëna kur dëgjonë fjalë të mira nga ana yte. Nuk duhet asnjëherë të harrosh se Xhenneti është nën këmbët e saj, dhe kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e saj.
O Zoti im,vërtetë Ti e Sheh atë
Nëse e Sheh nënën time në mëkate, Udhëzoje dhe Fale.
Nëse e Sheh të pikëlluar, atëherë gëzoje zëmren e saj.
E nëse e Sheh Ti atë të gëzuar, atëherë Plotësoja gëzimin.
Nëse atë e godet sëmundja, Shëroje atë.
Nëse brengat ,mërzia dhe hallet e kanë kapluar, atëherë Largoja ato.
Nëse ajo goditet me diçka qe e bën atë me aftësi të kufizuara, atëherë Përgëzoje me shpërblim të madh.
Amin!
Allahu na Bashkoftë me prinderit tanë në xhennetin e Tij Firdeus. Amin!
Marre nga : Motra ime

Wednesday, 18 November 2015

Riciclo creativo con le bottiglie di plastica

Come essere creativi da bottiglie di riciclaggio  ?

 Molto interessante o no ?!
Per saperne di più potete vedere Qui!

Pse femrat qajne?

Pse femrat qajne?
Klik ketu, per te pare me shume.

Miswaku

  
Dobitë e misvakut 


1. Misvaku e forcon mishin e dhëmbëve dhe parandalon prishjen e dhëmbëve!


2. Misvaku ndihmon në eleminimin e dhembjeve të dhëmbit si dhe parandalon rritjen e mëtejme të prishjes!


3. Misvaku i jep gojes erë të këndshme!


4. Misvaku është ilaç për sëmundje!


5. Misvaku eliminon aromën e pakëndëshme dhe përmirëson shqisën e shijimit!


6. Misvaku përmirëson të mbajturit mend!


7. Misvaku është ilaç për kokëdhembjet.


8. Misvaku krijon shkëlqim në fytyrën e atij që vazhdimisht e përdor atë!


9. Misvaku ndihmon dhembet te shkelqejne!


10. Misvaku përmirëson shikimin!


11. Misvaku e ndihmon tretjen!


12. Misvaku e qartëson zërin! etj.